LIVE UPDATES
Politike

“Masakër elektorale në Elbasan”, Noka: Makineria shtetërore shkeli çdo ligj, çdo punonjës i shtetit në funksion të partisë në pushtet

Noka vuri theksin tek kërcënimet dhe shantazhet në funksion të rrëmbimit të votës, të devijimit të vullnetit të qytetarëve të Elbasanit në favor të kandidatëve të pushtetit.

11 Korrik 2023, 13:27 Nga DOSJA
“Masakër elektorale në Elbasan”, Noka: Makineria
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Pëgjithshëm i PD-së, njëherazi edhe drejtuesi politik në Qarkun e Elbasanit, Flamur Noka, ka pasqyruar situatën lidhur me zgjedhjet e 14 majit. Ai vuri theksin tek kërcënimet dhe shantazhet në funksion të rrëmbimit të votës, të devijimit të vullnetit të qytetarëve të Elbasanit në favor të kandidatëve të pushtetit. Noka tha se faktet që do paraqesë, dëshmojnë se makineria shtetërore shkeli çdo ligj, Kodin Zgjedhor, çdo zyrë shteti në Elbasan, çdo zyrë drejtori, dhe se çdo punonjës i shtetit u kthye në funksion të partisë në pushtet dhe të kandidatit.

“Jemi sot këtu për të bërë publike të dhënat që përmban raporti, i cili është hartuar me fakte, me dokumente shkresore, fotografike, filmike, dëshmi të zgjedhësve për farsën e zhvilluar në Bashkinë e Elbasanit. Në këtë material të hartuar nga dega lokale dhe shtabi i kandidatit, do paraqesim sot materiale të bollshme edhe mbi shantazhin, kërcënimet, presionet që kanë bërë piramida e Ministrisë së Arsimit me në krye ministren, piramidat shtetërore e të gjitha institucionet shtetërore dhe të tjera lokale me në krye Damian Gjiknurin, e gjithë administrata e Bashkisë së Elbasanit me në krye Gledian Llatjen. Kërcënimet, shantazhet dhe miklimet, të gjitha në funksion të rrëmbimit të votës, të devijimit të vullnetit të qytetarëve të Elbasanit në favor të kandidatëve të pushtetit. Materialet e grumbulluara vërtetojnë qartësisht se zgjedhjet e 14 majit 2023 në Bashkinë e Elbasanit, nuk përmbushën asnjë kriter apo standard demokratik për një proces zgjedhor të lirë zgjedhor dhe të ndershëm.

Gjithçka që u zhvillua në Bashkinë e Elbasanit ishte një farsë zgjedhore. Në 14 maj në Bashkinë e Elbasanit kishte një proces votimi, por jo zgjedhje. Qytetarët e Elbasanit gjatë gjithë fushatës panë se si shteti dhe PS u bënë një. Se si patronazhistët dhe militantët e partisë si dhe titullarët drejtorët dhe administrata shtetërore u bënë njësh në favor të kandidatit të pushtetit.

Provat dhe faktet që do të paraqiten sot, tregojnë qartë se makineria shtetërore funksionoi si e tillë brutalisht duke shkelur çdo ligj, Kodin Zgjedhor, çdo zyrë shteti në Elbasan, çdo zyrë drejtori, çdo punonjës i shtetit u kthye në funksion të partisë në pushtet dhe të kandidatit. Këtu nuk mund të lëmë pa përfshirë edhe Policinë e Shtetit dhe drejtësinë. Policia e Shtetit u kthye në një detashment politik elektoral i PS-së. Drejtësia nga ana tjetër survejonte kandidatët dhe stafet e koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. Ky ishte një fenomen i frymëzuar nga qendra dhe në rresht e gjithë hierarkia e Ministrisë së Arsimit me në krye ministren, në rresht të gjithë drejtorët me në krye Damian Gjiknurin.

Kërcënimet dhe shantazhet e pafundme të punonjësve të administratës dhe familjarëve të tyre, të çdo pensionisti, kërcënimi ishte deri në prerje pensioni. Kërcënime ndaj qytetarëve që merrnin ndihmë ekonomike. Të gjitha burimet shtetërore funksionuan si burime kriminale për të terrorizuar dhe kërcënuar qytetarët.

Nga ana tjetër e gjithë administrata u vu në funksion të blerjes së votës. Parimi ishte se çdo gjë që nuk blihet me para, do të blihet me shumë para, ai që dominoi gjatë gjithë fushatës elektorale të kandidatit të pushtetit në Elbasan.

Një tjetër element kriminal i ditës së votimit sikur të mos mjaftonin e gjithë kjo maskaradë e zhvilluar ishin dhe operatorët të cilët për çudi ishin të gjithë ‘rilindas’ ose fëmijë ‘rilindasish të thekur’, të cilët gjatë gjithë ditës votonin në emër të qytetarëve duke e masakruar procesin e ditës së votimit”.

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?