7 Qershor 2023, 14:45
Nga A.B
Silvi Bardhi
TIRANË- Anëtarja e Këshillit Kombëtar Silvi Bardhi është shprehur se mbi 15 mijë votuesve, në zgjedhjet e 14 majit u janë ndërruar pa asnjë informim qendrat e votimit.
“Partia Demokratike e ka denoncuar disa herë nga kjo foltore këtë skemë të mirëfilltë kundër të drejtave të njeriut, por edhe e ka paditur në SPAK ndërrimin e qendrave të votimit të 1.3 milion zgjedhësve”, u shpreh ajo në një komunikim për mediat.
Bardhi ka bërë thirrje që SPAK të reagojë.
DEKLARATË E ANËTARES SË KËSHILLIT KOMBËTAR, SILVI BARDHI
Farsa elektorale, mundësuar nga makineria e rëndë e patronazhimit, kërcënimit, përdorimit të administratës dhe shitblerjes së votës, nxori në pah atë që ne kemi denoncuar kohë përpara zgjedhjeve të 14 majit.
Një strategji malinje u ndoq, kundër të drejtës së zgjedhjes për mijëra qytetarë, duke iu ndryshuar qendrat e votimit pa asnjë lajmërim, me të vetmin qëllim, që votuesit e opozitës të frustroheshin dhe t’u pamundësohej e drejta e votës.
Një prej rasteve, ndër të shumtët, ka të bëjë me Njësinë 11 në Tiranë.
- Në këtë njësi, lista e votuesve, në janar 2023, ishte 51 mijë e 619 votues.
- Lista finale e votuesve më 14 prill 2023 për njësinë 11 në Tiranë, rezultoi të ishte me 51 mijë e 352 votues.
Pra në 3 muaj, 267 votues më pak.
Por nuk është këtu shkelja. Nga këta votues, 15 mijë e 654 janë zhvendosur në qendra votimi të tjera brenda njësisë administrative nr. 11.
694 votues rezultojnë të jenë zhvendosur në Bashki të tjera si Tropojë, Kukës, Kamëz, Berat, Has, Krujë, Peqin, Shkodër, Korçë etj.
Në informacionin e marrë nga stukturat e PD Dega 11, rezulton që asnjë mbështetës i PD nuk është njoftuar, marrë miratim apo informuar për zhvendosjen dhe qendrën e re ku do të votonte.
Kjo ka sjellë që një numër i konsiderueshëm i votuesve tanë të mos ushtrojnë dot të drejtën kushtetuese të votës.
Partia Demokratike e ka denoncuar disa herë nga kjo foltore këtë skemë të mirëfilltë kundër të drejtave të njeriut, por edhe e ka paditur në SPAK ndërrimin e qendrave të votimit të 1.3 milion zgjedhësve.
Para këtij akti-antikushtetues SPAK nuk ka reaguar ende, sepse Prokuroria e Posaçëm nuk i prek zgjedhjet, sepse aty është kutia e Pandorës që po të hapet rrëzon gjithë ngrehinën e pushtetit të Ramës.
Provat që po dalin nga auditimi që Partia Demokratike po u bën zgjedhjeve të 14 majit dëshmojnë atë që kemi përsëritur me forcë para zgjedhjeve.
Edi Rama ka marrë, jo votat e shqiptarëve, por ato që i kanë futur në thes hajdutët e zgjedhjeve, patronazhistë dhe aktivistët me bekimin e tij.
14 maji ishte një farsë.
Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje!
silvi bardhi partia demokratike
Politike
7 Qershor 2023, 14:16
A.B
Lefter Maliqi
TIRANË- Kandidati i Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka reaguar pas vendimit të...
Politike
7 Qershor 2023, 14:05
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Ditën e sotme, KQZ miratoi shpalljen e vendimit të rezultatit të '14 Majit' në bashkinë Rrogozhin&e...
Politike
7 Qershor 2023, 14:00
k.m.
Flamur Hoxha
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha është larguar nga posti i tij si Sekretar Organizativ i PD-së. ...
Politike
7 Qershor 2023, 13:52
I.A
Ibrahimaj dhe Rama
TIRANË- Koha kur Shqipëria merrte borxh me interesa të ulëta në tregjet ndërkombëtare duket se ka p&e...
Politike
7 Qershor 2023, 13:50
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi dhunën e ushtruar nga mbështetësit e Lulzim Ba...
Politike
7 Qershor 2023, 13:49
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush...
Politike
7 Qershor 2023, 13:48
I.A
Sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se opozita do të kërkojë hetim parlamentar për man...
Politike
7 Qershor 2023, 13:37
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar ish-bashkëpunëtorin e tij, Ilir Rusmaili, i cili aktu...
Politike
7 Qershor 2023, 13:35
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike, denoncoi vendimin e KAS-it m...
Politike
7 Qershor 2023, 13:33
I.A
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka thirrur për të dëshmuar sanitaren e Shkollës 9-v...