LIVE UPDATES
Politike

Marrëzi financiare/ Qeveria merr borxh të shtrenjtë për të shlyer para kohe borxhin e lirë

Dy vjet më parë, Shqipëria arriti të emetojë me sukses Eurobond me afat maturimi 10 vjeçar kundrejt interesit 3.75 për qind ose gati dy herë më lirë se sa borxhi 5 vjeçar i marrë këtë të martë. Në vitin 2020, eurobondi me afat 5 vjeçar u mor me interes 3.5 për qind.

7 Qershor 2023, 13:52 Nga I.A
Marrëzi financiare/ Qeveria merr borxh të shtrenjtë për
Ibrahimaj dhe Rama

TIRANË- Koha kur Shqipëria merrte borxh me interesa të ulëta në tregjet ndërkombëtare duket se ka përfunduar. Ministria e Financave mori 600 milionë euro borxh me afat maturimi 5 vjeçar të martën përmes emetimi të një eurobondi në tregjet europiane të kapitalit. Sipas Ministrisë së Financave, interesi i bondit rezultoi 6.125 për qind.

Dy vjet më parë, Shqipëria arriti të emetojë me sukses Eurobond me afat maturimi 10 vjeçar kundrejt interesit 3.75 për qind ose gati dy herë më lirë se sa borxhi 5 vjeçar i marrë këtë të martë. Në vitin 2020, eurobondi me afat 5 vjeçar u mor me interes 3.5 për qind.

Rritja e kostove të huamarrjes lidhet me situatën e re të tregjeve financiare në Europë. Për shkak të inflacionit të lartë, Banka Qendrore Europiane ka shtrënguar disa herë radhazi politikën e saj monetare duke e rritur normën bazë të euros në nivelin 3.75 për qind, kur vetëm dy vjet më parë norma bazë e euros ishte 0.

Në buxhetin e këtij qeveria shqiptare ka programuar të marrë 55 miliardë lekë ose rreth 500 milionë euro hua në total. Nga këto 200 milionë euro do të financohen nga humarrja në tregun e brendshëm përmes letrave me vlerë, ndërsa 300 milionë euro të tjera nga jashtë përmes granteve të BE, kredive të buta nga donatorët dhe një pjesë e borxhit të marrë me eurobond.

Por pse qeveria vendosi të marrë 600 milionë euro borxh me eurobondin, kur kufiri i programuar i huamarrjes së jashtme është 300 milionë euro? Arsyeja është se qeveria ka menduar të shlyejë para kohë një pjesë të borxhit të marrë përmes eurobondit në vitin 2020, i cili maturohet pas dy vjetësh.

“Emetimi i ri është planifikuar të shoqërohet me një transaksion të riblerjes së një pjese të eurobondit që maturohet në vitin 2025, duke ulur kështu rrezikun e rifinancimit të atij viti,” sqarohet në Planin e Humarrjes për vitin 2023.

Eurobondi i vitit 2020 u emetua me një interes 3.5 për qind. Ky borxh maturohet dhe duhet të shlyhet në vitin 2022. Tani qeveria mori borxh me 6.12 për qind për të shlyer para kohe një borxh që ka interes gati dy herë më të ulët.

Financiarisht ky është një operacion pa sens me dëm financiar dhjetra milionë euro ndaj shtetit dhe mund të justifikohet vetëm në një skenar. Qeveria pret që pas dy vjetësh interesat të jenë edhe më të larta se sa tani, ndaj po nxiton ta marrë që tani borxhin që do duhej të merrte pas dy vitesh.  

Qeveria shqiptare kishte dhe alternativa të tjera për të financuar pagesat e saj në valutë. Njëra prej tyre është marrja borxh në tregun e brendshëm, qoftë përmes emetimit të bonove të brendshme në euro, qoftë përmes marrjes së borxhit në lekë dhe këmbimit pastaj me euro në tregun e brendshëm. Ky operacion mund të kishte me shumë përfitime për buxhetin, por edhe ekonominë.

Në kushtet aktuale kur në çdo dy ditë euro zhvlerësohet me 1 lekë, ndërhyrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të stabilizonte kursin e këmbimit, por do të krijonte edhe përfitime financiare direkte për buxhetin e shtetit.

Së pari qeveria do të fitonte para nga kursi i këmbimit. Së dyti, do të materializonte rënien e euros në buxhet duke ulur borxhin publik. Pra një operacion që kishte vetëm përfitime në çdo drejtim.  

Por me sa duket qeveria ka vendosur të luajë në terren të sigurtë dhe marrë euro nga jashtë në një kohë që Banka e Shqipërisë, por edhe vetë qeveria thonë se kursi i këmbimit është zhbalancuar nga oferta masive e euros në tregun e brendshëm. 

Marrë nga Oligarkia.al

edi rama delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale