11 Korrik 2023, 12:21
Nga A.B
Ina Zhupa
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar 4 nga 5 kërkesat e deputetes së Partisë Demokratike Ina Zhupa sa i takon çështjes së koncensionit të Butrintit. Në nisje të seancës së sotme, Zhupa parashtroi dhe 5 kërkesat e deputetëve të opozitës, nga të cilat u pranua vetëm pika e parë, që të tregohen komunikimet e qeverisë shqiptare me UNESCO-n.
Kërkesat e deputetes:
1-Të gjitha komunikimet zyrtare mes shtetit shqiptar me UNESCO, që lidhen me koncesionin e Butrintit;
2-Thirrja e dëshmitarëve për çështjen, ekspertë të fushës dhe njohës të Trashëgimisë Kulturore të Butrintit;
3-Kërkojmë thirrjen e fondacionit shqiptaro-amerikan, kërkojmë të thirret adf, si subjekt i interesuar;
4-Moslegjitimimi i fondacionit për menaxhimin e Butrintit, si i pabazuar në ligj;
5-Pezullimin e vënies në zbatim të ligjit;
Seanca e sotme u shty, ndërkohë që një datë e re pritet të caktohet pas pushimeve verore.
Para nisjes së seancës, Zhupa u shpreh për mediat se ka kërkuar që qeveria të detyrohet të dërgojë të gjithë dokumentet që i janë përcjellë UNESCO-s në lidhje me Butrintin.
“Ky është një mashtrim që i çohet UNESCO-s nga shteti shqiptar vetëm për të thënë që ne nuk e shkelur konventën e Parisit. E gënjejnë dhe përveç kësaj ata kanë një vit e gjysmë që nuk sjellin dokumente as mua dhe as Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa jonë do të jetë detyrimi i qeverisë për të sjellë të gjithë dokumentacionet që lidhen me UNESCO-n para se të vendoset koncesioni i Butrintit në Kuvend. Nuk mund të hyjmë në një gjykim duke na fshehur të vërtetat. Është e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të jetë e bindur 100% në shkeljet e Kushtetutës. Butrinti nuk është pasuria jonë por e gjithë shqiptarëve. Kjo është një betejë përtej politikës dhe na takon të gjithëve si shqiptarë. Kërkesa e dytë është në lidhje me thirrjen e dëshmitarëve për Butrintin. Gjykata duhet të dëgjojë ata që kanë qenë pjesë e vendimmarrjes. Nuk mund të bëhet një proces kushtetues pa dëgjuar atë që thotë që Butrinti është grek. Kam kërkuar të thirret ish kongresmeni amerikan që është marrë me çështjet shqiptare. Që flet për modelin amerikan”, deklaroi ajo./Dosja.al
ina zhupa
Politike
11 Korrik 2023, 11:57
A.B
Arben Ahmetaj
TIRANË- Dosja e SPAK për hetimet për ish-ministrin Arben Ahmetaj po zbardhet pak nga pak. Në një nga faqet e saj, th...
Politike
11 Korrik 2023, 11:44
Edi Rama
TIRANE- Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për "Vogue Italia" ka folur për shumë çështje me r&eum...
Politike
11 Korrik 2023, 11:51
A.B
Arben Ahmetaj
TIRANË- Dosja e SPAK kundër ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj e cila do prezantohet ditën e sotme në orën 16:0...
Politike
11 Korrik 2023, 11:44
A.B
Arben Ahmetaj
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë pas hetimeve për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. Një pu...
Politike
11 Korrik 2023, 11:37
A.B
Mira Rakacolli
TIRANË- Në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u diskutua sot në par...
Politike
11 Korrik 2023, 11:35
Edi Rama
LITUANI- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vilnius të Lituanisë, në kuadër të samitit që do t&eu...
Politike
11 Korrik 2023, 11:16
Arben Ahmetaj
TIRANE- Transaksione financiare me shitje-blerje pasurish të patundshme, të shtrira ndër vite, e pas të cilave qënd...
Politike
11 Korrik 2023, 10:41
A.B
Arben Ahmetaj dhe Rahman Rraja
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe ish-deputeti i PS-së Rahman Rraja janë kryefjal&...
Politike
11 Korrik 2023, 10:00
A.B
Ina Zhupa
TIRANË- Ditën e sotme zhvillohet seanca për 'Butrinin' në Gjykatën Kushtetuese. Deputetja e Partisë Demokratike Ina...
Politike
11 Korrik 2023, 09:38
A.B
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku iu drejtua me një thirrje ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj i cili &eu...