LIVE UPDATES
Politike

Lirimi i tre policëve, Berisha: Falenderoj BE, NATO dhe SHBA! U liruan me vendim politik, të shkohet drejt finalizimit të planit Franko-Gjerman

 Berisha u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të bëjnë çdo përpjekje për shtensionimin e situatës, rikthimin tek dialogu dhe marrëveshja e Ohrit.

26 Qershor 2023, 12:23 Nga A.B
Lirimi i tre policëve, Berisha: Falenderoj BE, NATO dhe SHBA! U liruan me
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lajmit të lirimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia. Në një dalje për mediat, ai thotë se rrëmbimi i tyre ishte politik.

Berisha falenderoi qeverinë e SHBA-së, BE-në, NATO-n dhe kryeministrin e Hungrisë, Viktor Orban, që sipas tij kërkuan lirimin pa kushte dhe të menjëhershëm të policëve shqiptarë të Kosovës. Berisha u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të bëjnë çdo përpjekje për shtensionimin e situatës, rikthimin tek dialogu dhe marrëveshja e Ohrit.

REAGIMI I BERISHËS:

Mirëdita! Një akt i paprecedentë që nga vitet ’50 gjer sot, pra i pa precedentë dhe në kohët e Ballkanit të diktaturave komuniste, siç ishte rrëmbimi në territorin e Kosovës, i tre anëtarëve të Policisë së Kosovës, u zgjidh.
Tre anëtarët e Policisë së Kosovës, me një vendim politik të urdhëruar Gjykata e Kralevës i liroi ata. Me këtë rast, dua të falënderoj shumë, qeverinë e SHBA-së, BE-në, NATO-n dhe kryeministrin e Hungrisë, Viktor Orban të cilët kërkuan lirimin pa kushte dhe të menjëhershëm të policëve shqiptarë të Kosovës.
Sigurisht që lirimi i tyre, ishte një vendim në drejtimin e duhur, por zbardhja e të vërtetës, mbi këtë akt dhe ndëshkimi i organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti, të pashembullt them dhe njëherë, nga vitet ’50 gjer sot, është i domosdoshëm në mënyrë që histori të tilla, të mos mund të përsëriten më.
Nga ana tjetër, unë u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës, duke mbështetur plotësisht të drejtën e tyre për vendosjen e ligjit, të rendit dhe të sigurisë në të gjithë territorin e tyre, të bëjnë çdo përpjekje për ç’përshkallëzimin dhe shtensionimin e situatës, rikthimin tek dialogu dhe marrëveshja e Ohrit.
Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë, se marrëveshja, natyrisht e mirë është interesi më i madh i Kosovës, dhe kombit shqiptar. Marrëveshja nuk i intereson Aleksandër Vuçiç, nuk intereson Serbisë. Ndaj dhe në këtë kuadër, përpjekjet e mëdha, të muajve të fundit, japin shpresë se mbi bazën e dokumentit të Ohrit, apo planit franko-gjerman, të arrihet me vullnet një marrëveshje e cila ka si objektiv normalizmin e marrëdhënieve dhe më vonë, njohjen reciproke.

sali berisha tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime