LIVE UPDATES
Politike

Universiteti i Korçës rrezikon mbylljen, deputetja e PS: Do ketë ndikim të mundshëm negativ në ekonominë lokale

Zake ka renditur disa nga disavantazhet që do sjellë bashkimi i universiteteve.

26 Qershor 2023, 11:52 Nga A.B
Universiteti i Korçës rrezikon mbylljen, deputetja e PS: Do
Eni Zake

TIRANË- Universiteti i Korçës “ Fan Noli” rrezikon mbylljen ose bashkimin me atë të Tiranës. Mes shumë reagimeve, është dhe deputetja e PS-së për qarkun Korçë, Eni Zake e cila përmes një postimi në Facebook ka renditur disa nga disavantazhet që do sjellë bashkimi i universiteteve.

Reagimi i plotë:

NË UNISON SOT, PËR TË EKZISTUAR NESËR

Rënia e Kostandinopojës (1453), na sjell vetiu ndërmend momentin deçiziv, të fundit të Perandorisë, atë të rrethimit të Kostandinopojës nga Perandoria Osmane, ku një portë e mureve mbrojtëse të qytetit, e njohur si Kerkoporta, u la e hapur nga një ushtar grek i quajtur Trapezountius. Kjo tradhti i lejoi osmanët të thyenin muret dhe në fund të pushtonin qytetin, duke çuar në fundin e Perandorisë Bizantine.

Këto pak fjalë prologu, vlejnë për të kuptuar që në çdo kohë është dikush që le portat hapur…

E befasuar nga vendimmarrja e fshehtë, si ato vendimet e “njesiteve guerile” në kohë lufte, për “shkrirjen" apo "bashkimin” e Universitetit “Fan S. Noli” në një të vetëm me Univeristetin e Tiranës, me argumentimin si e vetmja zgjidhje dhe shpëtim për një pjesë të stafit akademik, që për disa do të jetë vazhdimësi në punë si një avantazh personal “prim bonus shpërblimi”, e pra në një moment të tillë e ndjej detyrim moral të shpreh mendimin tim lidhur me vazhdimësinë e ekzistencës së Universitetit të Korçës, së pari si një ish studente e këtij Universiteti, si një pedagoge dhe si ish Admimistratore e këtij Universiteti.

Ndjej detyrim për të gjithë ata kolegë, pedagogë e profesorë të nderuar të tij, që kanë kontribuar prej vitit të parë të funksionimit të tij në 1971 si Insitut i Lartë Bujqësor dhe deri më sot, që të jap edhe unë mendimin dhe mbështetjen time për këtë institucion të dijes dhe shkencës.

Ndjej po ashtu detyrim dhe për gjithë stafin administrativ dhe mbështetës të këtij Universiteti, me të cilët kam punuar për më se 4.5 vjet.

Meqënëse "avantazhet" e bashkimit të Universitetit të Korçës me Universitetin e Tiranës janë bërë të qarta nga drejtuesit e këtij universiteti, unë po ndalem tek disavantazhet që do sjellë bashkimi apo shndërrimi në "filial" të Universitetit të Tiranës, siç thuhet në të përditshmen e bisedave në auditorët e universitetit nga drejtuesit e tij, megjithëse nuk ka asnjë parashikim ligjor, në Ligjin për Arsimin e Lartë, për të lënë kështu në gjykimin e gjithkujt, disavantazhet e vendimmarrjes të drejtuesve aktualë të Universitetit të Korçës.

Humbja e autonomisë:

Duke hequr dorë nga autonomia, Universiteti i Korçës do të humbiste aftësinë e tij për të marrë vendime në mënyrë autonome dhe për të formësuar politikat e veta akademike. Ai do t'i nënshtrohej vendimeve dhe rregulloreve të vendosura nga Universiteti i Tiranës, të cilat mund të mos përputhen domosdoshmërisht me nevojat dhe prioritetet specifike të Qarkut të Korçës.

Rëndësia e fokusimit në nivel lokal të çështjes:

Universitetet shpesh luajnë një rol vendimtar në adresimin e nevojave dhe sfidave specifike të komunitetit në nivel lokal dhe rajonal. Duke u bashkuar me një Institucion më të madh, siç është Universiteti i Tiranës, ekziston rreziku eminent dhe permanent që karakteri dhe fokusi unik i Universitetit të Korçës, i përshtatur me nevojat e rajonit të tij, të zbehet ose të zhduket. Kjo mund të rezultojë në humbjen e programeve të specializuara, iniciativave kërkimore dhe burimeve që janë krijuar posaçërisht për të përfituar komuniteti në nivel lokal.

Qasje dhe burime të reduktuara:

Në një sistem më të gjerë universitar, burimet shpesh shpërndahen nëpër kampuse, apo departamente. Si rezultat, ekziston mundësia që Universiteti i Korçës të ketë akses të reduktuar në financime, grante kërkimore dhe burime të tjera që janë thelbësore për avancimin akademik dhe shkencor të institucionit dhe personelit akademik. Kjo mund të ndikojë në cilësinë e arsimit të lartë në nivel Universiteti, në mundësi të reduktuara / minimale lidhur me fushën e kërkimit, por edhe zhvillimin e përgjithshëm dhe të gjithanshëm të institucionit.

Identiteti dhe njohja:

Universiteti i Korçës ka ndërtuar një identitet dhe reputacion unik ndër vite, i cili mund të sfumohet, zbehet nëse përthithet apo bëhet "gisht gjymtyrë" në një Universitet qëndror si ai i Tiranës, më i madhi në vend për nga numri i studentëve dhe pedagogëve.

Historia, traditat dhe arritjet e dallueshme të Universitetit të Korçës mund të errësohen, të anashkalohen, të treten, të humbasin brenda një kuadri më të madh institucional, ku Universiteti i Korçës shndërohet në një copëz që tretet në sipërfaqen e një masivi.

Ndikimi ekonomik në nivel lokal:

Universitetet shpesh kontribuojnë në ekonominë lokale duke tërhequr studentë, pedagogë dhe staf, të cilët nga ana e tyre kontribuojnë në komunitet dhe në ekonominë lokale, si rezidentë të një rajoni të caktuar lokal.

Nëse Universiteti i Korçës humbet autonominë e tij, mund të ketë një ndikim të mundshëm negativ në ekonominë lokale, pasi studentët dhe pedagogët mund të zgjedhin të ndjekin arsimin, ose mundësitë e punësimit, diku tjetër.

Të kufizosh rininë në zgjedhje, për një qytet apo qark, do të thotë të pengosh zhvillimin, të stoposh investimet, të lëkundësh konsolidimin e sektorit të turizmit, zhvillimin e bizneseve lokale etj.

Humbja / Largimi i Ekspertizës Akademike Lokale:

Universiteti i Korçës ka një trupë të përkushtuar profesorësh, hulumtuesish që kanë zhvilluar aktivitetin e tyre kërkimor dhe akademik në përmbushje edhe të nevojave të ekonomisë në nivel lokal. Kjo trupë akademike duke iu bashkëngjitur Universitetit të Tiranës, ky burim i ekspertizës akademike në nivel lokal, duke u shkrirë në një institucion masiv, mund të injorohet në më të keqen, por sigurisht nuk do të përdoret frytshëm në suazën e një shkrirjeje të institucioneve.

Si rezultat, atë që pedagogët e Korçës mbartin si dije, njohuri apo ekspertizë, mund të humbasë rëndësinë aktuale, duke penguar zhvillimin e programeve arsimore dhe iniciativave të kërkimit shkencor, të përshtatura specifikisht dhe të rëndësishme për zhvillimin e rajonit.

Mundësi të kufizuara për studentët në nivel lokal:

Ruajtja e një universiteti autonom në Korçë, lejon studentët nga rajoni të hyjnë në arsimin e lartë pa u zhvendosur në një qytet më të madh si Tirana. Duke iu bashkëngjitur Universitetit të Tiranës, studentët mund të ballafaqohen me sfida shtesë si; rritje e kostove të jetesës, kufizime të opsioneve të akomodimit dhe qasje të kufizuar në burime për arsimim.

Prishje e Historisë dhe Traditës Institucionale:

Universiteti i Korçës ka ndërtuar një histori të pasur dhe një traditë arsimi ndër vite. Bashkëngjitja / shkrirja me Universitetin e Tiranës mund të zvogëlojë ose fshijë tërësisht këtë identitet historik të këtij institucioni arsimor, duke privuar brezat që vijnë për arsim në qytetin që themeloi shqipen, që konsolidoi arsimin në nivelet më të larta të tij.

Integriteti i Pedagogëve dhe alumn (të diplomuarit):

Numri i pedagogeve pas shkrirjes me UT do të ulet, sepse tashmë vendimet do i marrë tjetërkush.

Përcaktimi i degëve apo programeve që do të ketë UK, nuk do u përgjigjen dëshirave dhe nevojave të studentëve për degët që ata kanë nevojë dhe deshire, pasi ato do të përcaktohen nga Senati dhe Bordi i UT në varësi të prioriteteve dhe politikave të zhvillimit të këtij Universiteti.

Si do ndihet një alumn i këtij universiteti kur ta pyesin: Ku e ke mbaruar Univesitetin? Dhe ai/ajo do përgjigjet: Ja, tek ai Universiteti që është mbyllur.

Po ti profesor ku ke punuar? Ja tek ky universiteti që është mbyllur.

STOP!

Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë!

Unë si staf i atij universiteti dikur, por dhe tashmë si deputete Qarkut Korçë, mendoj se kam bërë sa kam mundur për rivitalizimim dhe konsolidimin e këtij institucioni të arsimit të lartë, kam ndihmuar gjithmonë sa herë që më është kërkuar që ky krater i dijes të marrë dritë dhe të shtrihet përtej kufijve të vendit.

Por kësaj here jo vetëm që nuk më është kërkuar ndihmë, por as opinioni im dhe i çdo korçari që ka kontribute në Universitetin e Korçës nuk është marrë në konsideratë.

Mospërfillja e shumicës është ngutje e pakicës, që duket se nuk është në gjendje të reformojë një Universitet përpos kërkesave të kohës.

Me “propozimin e famshëm” të shkrirjes në dy (2) fakultete, nga katër (4) qe ka aktualisht në UK, kostot e arsimimit për studentët do të rëndohen, pasi shumë prej tyre nuk do kenë mundësinë e larmishmërisë së preferencave për arsim të lartë në Korçë, por do të duhet të shkojnë ne Universitete te tjera. Për të mos folur për stafin administrativ dhe mbështetës që shumë shpejt do të përballen me papunësi (do të dalin në rrugë të madhe me vendimet e drejtuesve që nguten), pavarësisht se ky personel ka vite, madje dekada, që kontribuon për këtë Universitet.

Duke humbur autonominë dhe duke qenë të varur nga Tirana, ky Universitet nuk mund të ndërtojë projekte apo te bëjë marrëveshje bilaterale, multilaterale, kontrata, bashkëpunimi / partneriteti, platforma zhvillimi me universitetet rajonale, pjesëmarrje në përthithje programesh dhe fondesh të BE-së, sepse vendimarrja do të jetë e tjetërkujt.

Këto janë disa nga disavantazhet, këto janë traumat apo pasojat ulëritëse për Korçën dhe korçarët që do të shkaktojë dëshira e disave, që lidhet me vendimin “për të hequr” dorë nga automomia dhe për t'iu bashkuar Universitetit të Tiranës si gishti i vogël i njërës prej gjymtyrëve.

Është e rëndësishme të theksohet se implikimet specifike do të vareshin nga konteksti, kushtet e bashkimit dhe veprimet pasuese të ndërmarra nga palët e përfshira.

A KA PËRGJEGJËSI PËR KËTË❗️❗️

Kolegë, qytetarë, miq dhe mikesha, vendime të tilla i përkasin gjithkujt dhe jo vetëm një grupi njerëzish, që jo pak plagë kanë shkaktuar ndër vite. Ambiciet apo planet personale, nuk mund të tejkalojnë interesa komunitare, lokale dhe rajonale, kurrësesi. Parashuta për shpëtimin e disave nuk do të bëhet kurrë Universiteti FILIAL që projektojnë.

Të nderuar pedagogë, e ardhmja e Universitetit është në dorën e të gjithëve, por nën VERDIKTIN tuaj.

Korçarët janë të mençur dhe në fund janë ata që vendosin dhe kurrësesi "parashutistët" e filialit.

Sot drejtuesit e UK po japin provim dhe qytetaria po i vlerëson me notë jo kaluese. Provimin do e japin sërish në vjeshtë. Jemi këtu, të gjithë prezent, për të bërë drejtuesit e UK që të marrin provimin e Mbrojtjes së Universitetit të Korçës që në këtë sezon, sepse nuk ka më kohë për të humbur.

eni zake

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet