LIVE UPDATES
Politike

"Libri i Zi" Berisha: Rama i vodhi zgjedhjet, nuk i ka fituar, me kriminelë ka terrorizuar shqiptarët

Berisha theksoi se shqiptarët duhet ta dinë se Rama nuk i ka fituar zgjedhjet, por i ka vjedhur.

7 Shtator 2023, 21:42 Nga I.A
"Libri i Zi"  Berisha: Rama i vodhi zgjedhjet, nuk i ka fituar, me
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur për librin që opozita publikoi për farsën elektorale të 14 majit.  Në një intervistë për emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në Syri Tv, Berisha theksoi se shqiptarët duhet ta dinë se Rama nuk i ka fituar zgjedhjet, por i ka vjedhur. Po ashtu Berisha shtoi se Rama ka vjedhur zgjedhjet e 14 majit me ndihmën e kriminelëve dhe banditëve, duke përmendur këtu Pëllumb Gjokën, Behar Bajrin dhe Suel Çelën.

Pjesë nga Intervista:

Berisha: Dje ne publikuam librin e zi të zgjedhjeve. Është publikimi më serioz i opozitës në këto dy vite dhe ne kemi faktuar aty se në këtë vend krimi shndërrohet në votë, vota shndërrohet në krim.

Peka: Berisha, a ju duket se po harxhoni energji për të faktuar diçka që Rama e pranon publikisht?

Berisha: Kemi një problem. Ata të cilët mendojnë siç po mendoj unë janë të shumtë, por shumica mendon i vjedh por i fiton zgjedhjet. Por, ata që e thonë këtë është njësoj sikur të thonë se gjëja e vjedhur është e hajdutit, s’është e imja dhe kjo është tmerrësisht e rëndë. Ne po përpiqemi se çdo shqiptar të kuptojë se ky i ka vjedhur, nuk i ka fituar zgjedhjet. Kt, me të gjitha ato që bëri më 14 maj , me logo, pa logo, me rregjistrim, pa rregjistrim, me para krimi, me banda, me çdo gjë ky mori 100 mijë vota më shumë se opozita. Por po ti kthesh në vota ato që bëri ai, minimumi 200 mijë-250 mijë vota janë. Atëherë ne jemi në këtë fazë. Ne duhet të bindim shqiptarët se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka dhe duhet të ngrihemi për largimin e tij nga qeveria në mënyrë që të zhvillojmë zgjedhje të lira. Ky është qëllimi i opozitës, më madhor se çdo qëllim tjetër.

Peka: Dhe mendoni se do të kemi mjaftueshëm mbështetje të shqiptarëve për të larguar Edi Ramën, para zgjedhje, nga qeveria?

Berisha: Unë besoj se do kemi. Do mobilizojmë shqiptarët në Shqipëri, në diasporë, në emigracion dhe kudo që janë: Sot është momenti i një beteje vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë. Nuk është këtu asnjë interes i Sali Berishës. Sali Berisha i ka të plotësuara të gjitha interesat e veta.

Çim Peka: Kthehemi tek thelbi i pyetjes. Rama e kontrollon drejtësinë. Në qoftëse shpresoni se kjo drejtësi do tua rikthejë logon edhe vulën, pastaj ose nuk jeni të sinqertë kur akuzoni drejtësinë...

Berisha: Nuk është drejtësia që e mban, është Rama që e mban

Berisha: Atëherë, të rrëzojmë Ramën.

Peka: Berisha, do ngeleni peng i vulës të marrë nga Rama...?

Berisha: Fare, peng. Njerëzit duhet të kenë një gjë të qartë, duhet të meditojnë se me Edi Ramën nuk ka vulë, nuk ka logo, nuk ka sigël, nuk ka bashkim, nuk ka asgjë që mund të garantojë zgjedhje të lira. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë e kemi faktuar në mënyrën më të plotë në librin e zi të farsës elektorale. Merr vetëm patronazhistët, janë mijëra terroristë të kuq të cilët të marrin të dhënat dhe ushtrojnë terror mbi qytetarët. Një administratë e shndërruar në polici politike elektorale e faktuar në qindra mijëra herë. Atëherë cilat janë këtu, logoja, kjo, ajo, tjetër, se ky është Pëllumb Gjoka, se ky është Behar Bajri, se ky është Suel Çela. Dhe me këtë nuk ka votim, nuk ka zgjedhje se ky bën vetëm pazare, ndaj dhe këtu i kemi problemet. Unë e kuptoj që nuk është se është problem ai , por nuk zgjidh problemin. Jo, nuk e zgjidh problemin. Problemin e zgjidh largimi i Edi Ramës. Problemi i tmerrshëm është Edi Rama

Urdhëro! Kush është Edi Rama?! Edi Rama shkon e prish marrëdhëniet me Greqinë vetëm për interesin e tij. Sepse, çfarë është modeli Beleri i Ramës?! Tregon që ai është i aftë të bëjë gjithçka për të marrë çdo mandat. Prandaj edhe hajde ti përvishemi Edi Ramës, të mos bëjmë strucin, të mos bëjmë ‘na pengon kjo, na pengon ajo’. Jo! Të gjitha na erdhën këto vetëm nga Edi Rama . Kush e krijoi Lulëzim Bashën? E krijoi Edi Rama, apo jam gabim?! Kush e krijoi Pëllumb Gjokën investitor strategjik? E krijoi Edi Rama. Pra, mos të genjejmë veten. Kush e mbajti Beqajn?! E mbajti Edi Rama. Kush e mbajti Erion Veliajn?! E mbajti Edi Rama. Ai na konsideron ne armiq. Ai na poshtëron, ai poshtëron Shqipërinë , poshtëron vendin. Çdo shqiptar që ndihet sadopak patriot, smund të pranojë kurrë qëllimet e tij antishqiptare ndaj Kosovës. Unë nuk jam kurrë të mbështetet çdo veprim i Albin Kurtit por nuk kemi punë ne, ai është vend i pavarur, një vend sovran. E ka larë me gjak, ka 2200 martirë, ka 11000 të rënë viktima. Si mundet ti të sillesh ndaj këtij vendi si gangster. Po çfarë e ke atë ti? Koloni e ke? Është vend i pavarur, dhe ne durojmë një kryeministër të tillë. Mjafton për këto qëndrime ky nuk mbahet asnjë ditë kryeministër. Urdhëro tani, ndezi sherrin edhe me fqinjin tjetër. Pra, unë këtë koncept kam. Ne duhet të lëmë gjithçka dhe ti përvishemi Edi Ramës. Sigurisht, asnjë iluzion sa të jetë ai në pushtet, do marrë çdo vendim drejtësia siç i thotë ai. Po a del kryetarja e parlamentit dhe behët zëdhënësja e Lulëzim Bashës, a mund të ndodhë kjo? Po kryetarja e parlamentit s’është zëdhënëse, është për definicionin, për institucion pluhuralist . Ajo bëhet zëdhënëse e Lulëzim Bashës. Ma sollën mua këtë njoftim thotë.

Peka: Ndërkohë që Bardhi mbrëmë deklaroi që në të njëjtin moment që po lexonte deklaratën Lindita Nikolla, Lulëzim Basha i thoshte Jorida Tabakut se ‘unë nuk di gjë’ .

Berisha: Sepse ska nevojë ti dijë. I di Taulanti për të. Skenari është Taulanti. Të them unë ty... edhe Bledi Çuçi kishte thënë ‘ne kemi kryetar Lulëzim Bashën'. Dje ose pardje u tha në mbledhje; ‘Për ne kryetar do të jetë Lulëzim Basha, pikë’. Prandaj dhe është e rëndësishme që ne duhet të mblidhemi, duhet ta përmbysim, nuk ka rrugë tjetër, përndryshe, absolutisht deri në vitin 2040 minimumi.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim