Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Noka u ka bërë thirrje deputetëve të Partisë Socialiste, duke thënë “Do mbeteni në histori si socialistë, apo kanabistë?”.
TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka me anë të një deklarate për shtyp ka reaguar për miratimin e projektligjit për legalizimin e kanabisit mjekësor, ku tha se kryeministri Edi Rama do paguajë bandave për zgjedhjet e vjedhura. Në një deklaratë për mediat, Noka u ka bërë thirrje deputetëve të Partisë Socialiste, duke thënë “Do mbeteni në histori si socialistë, apo kanabistë?”.
DEKLARATA E PLOTË:
Vendimi i Edi Ramës për të legalizuar kanabisin nuk duhet pritur si befasi. Është një projekt politik i nisur që në vitin 2013, kur socialistët erdhën në pushtet. Kjo nuk do të thotë se alarmi i Partisë Demokratike, opozites dhe gjithë shoqërisë, nuk duhet të ushtojë si asnjëherë më parë. Legalizimi pas kanabizmit është gozhda e fundit në arkivolin e Republikës. Përmbyllja e eksperimentit famëkeq të kanabizmit, i cili mori shumë e shume jetë njerëzish në luftën për territore të trafikut, që largoi shumë të rinj nga shkollat dhe shumë të tjerë nga Shqipëria, është shenja se Edi Rama nuk ndalet para asgjëje në konsolidimin në Shqipëri të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
Për të nuk ka rëndësi e ardhmja e vendit, por fortifikimi i pushtetit personal, bazuar ne drogen krimin dhe trafiqet. Vendimi, që vjen menjëherë pas zgjedhjeve, fakton atë që Partia Demokratike e thotë çdo ditë me zë të lartë: nuk ka pasur zgjedhje, por farsë. Këtë farsë e ka mundësuar pushteti në bashkëpunim të ngushtë me bandat e drogës. Legalzimi është taksa që Rama u paguan bandave për zgjedhjet e vjedhura.
Ky është hapi i radhës në çimentimin e lidhjes së shtetit me krimin, shtetëzimi i aseteve kriminale dhe kriminalizimi i politikave shtetërore. Partia Demokratike e dënon me ashpërsi këtë hap të radhës drejt çmendurisë dhe rrënimit të shtetit dhe të së ardhmes.
Shqipëria nuk ka një shtet të tillë që mundëson, as ekspertizën për sipërmarrje të tilla dhe as burokracinë që e kontrollon atë. Legalizimi i kanabisit nuk është asgjë më shumë se legalizimi i një sektori kriminal në të cilin qeveria ka qenë e angazhuar që në fillim. Baronët e drogës tani do të legjitimohen dhe, nga industria e kanabasit do të kalojnë në faramaceutikë, e më pas në politikë. Ky projektligj nuk është gjë tjetër veçse përpjekja për ta tomdoshëzuar politikën shqiptare. Nuk është gjë tjetër veçse përmbushja e premtimit të Edi Ramës për padrinon e tij George Soros.
Legalizimi i kanabisit është një eksperiment i dështuar në vende të tjera, dhe duke ditur kapacitetet tona dhe korrupsionin e zinxhirit shtetëror, Edi Rama inauguron ne Shqiperi Republiken e Kanabisit. Në fund, një thirrje për deputetët e partisë në pushtet: duhet të vendosni si do mbeteni në histori, si socialistë apo kanabistë! Mbështetja e Ramës në këtë marrëzi nuk është politikë për mbajtjen e pushtetit, por dorëzim i fëmijëve tuaj dhe të shqiptarëve pushtetit të substancave narkotike dhe kriminalizim i ekonomisë shtetërore.
Safet Gjici TIRANË- Opinioni publik u shokua një ditë më parë nga video skandali seksual që përfshiu tashmë ish-kry...
Safet Gjici TIRANË- Skandali seksual që përfshin ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicit është bërë viral e...
Myslym Murrizi, ish-deputet TIRANE- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi ka komentuar skandalin seksual të kryetarit të d...
Edi Rama dhe Delina Ibrahimaj Lufta për pronësinë e 38.6 mijë metrave tokë tek ish Shkolla e Partisë tashmë ësht&eu...
Safet Gjici TIRANË- Pas skandalit me videon ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë brenda zyrës, ish-kryebas...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas miratimit të projektligjit për legalizimin e kanabi...
Gazment Bardhi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të vulës Gazment Bardhi ka komentuar skandalin e s...
Safet Gjici KUKËS- Veprimi seksual i Safet Gjicit, kryebashkiakut tashme të dorëhequr të Kukësit ka shokuar vendin ditën...
Albert Malaj dhe Gjolek Guci MEMALIAJ- Sot është betuar kryebashkiaku i ri në Bashkinë e Memaliajt. Albert Malaj kandidati i koalicioni...
Safet Gjici KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici dha dorëheqjen të premten pasi në internet qarkulloi nj&e...