LIVE UPDATES
Politike

E PLOTË- Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së (Votimi 3-0)

Në vendimin e trupit gjykues të përbërë nga Elona Mihali, Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja thuhet se çështja do të rigjykohet në shkallë të parë me një trup të ri gjykues. 

3 Mars 2023, 19:34 Nga A.B
E PLOTË- Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit për
Gjykata e Apelit

TIRANË- Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit në lidhje me vulën e Partisë Demokratike. Trupa gjykuese me relatore Elona Mihalin, anëtarë Astrit Kalanë dhe Irda Kacerja me unanimitet kanë vendosur zhbërjen e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukrit dhe kthimin për rigjykim të vulës së Partisë Demokratike në gjykatën e Shkallës së Parës.

Trupa gjykuese ka vendosur: mospranimin e ankimit të ankuesit Partia Demokratike të Shqipërisë përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, të ushtruar ndaj vendimit nr. 508 rregj them, datë vendimi 22.04.2022 me objekt “Disponim ankimi” të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si vendim ndaj të cilit nuk lejohet ankim.

Më tej, ata kanë vendosur prishjen e vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim pranë asaj gjykate me tjetër trup gjykues. Sipas Apelit, lejohet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve, duke filluar nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

VENDIMI I PLOTË i Gjykatës së Apelit për vulën e PD: 

Në vijim të informacioneve të dhëna më herët dhe në respekt të së drejtës së publikut për tu informuar mbi çështjet me interes publik dhe posaçërisht proceset mbi kërkesat për regjistrim në regjistrin e partive politike për subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, ju njoftojmë sa më poshtë :

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me trup gjykues të përbërë nga gjyqtar Agron Zhukri, me vendimin nr.3, të datës 25.03.2022, ka vendosur:

“1.Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.

2.Depozitimin e vendimit te Kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet përkatëse në regjistrin e partive politike:

Vendimin nr 1, dt.11.12.2021 me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë.

Vendimin nr 2, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 3, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 4, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 5, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 6, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 7, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

3.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim sipas ligjit.

Në datë 04.04.2022, kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me të cilin është kërkuar :

“Prishja e Vendimit Nr. 1346/222 Akti Nr. 3 Vendimi, datë 25.03.2022 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese”.

Ne lidhje me ankimin e mësipërm është shqyrtuar  në Gjykatën e Shkallës të Parë “Disponimi i ankimit” dhe me vendimin nr. 508 Regj.  Them, datë 22.04.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjyqtare Blerina Muça ka vendosur:

“- Pranimin e ankimit të palës ankuese, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Nënkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në datë 16.05.2022, u depozituan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë :

(i) Apel kundërshtues në emër të Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe me autorizim nga Z. Ivi Kaso, me të cilin është kërkuar mospranimi i ankimit të bërë nga Z. Enkelejd Alibeaj datë 04.04.2022;

(ii) Ankimi në emër të Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe me autorizim nga Z. Ivi Kaso, kundër vendimit nr. 508 Regj. Them, datë 22.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin kërkohet prishja e këtij vendimi, duke vendosur mospranimin e ankimit të palës ankuese Partia Demokratike e Shqipërisë, të përfaqësuar nga nënkryetari Z. Enkelejd Alibeaj, ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Çështja në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, u shqyrtua sot më datë 03.03.2023 ora 11:00.  Trupi gjykues përbëhet nga : Relatore Gjyqtare znj. Elona Mihali dhe anëtarë z. Astrit Kalaja dhe znj. Irida Kacerja, trup gjykues i caktuar me shortin elektronik të datës 03.02.2023.

Që në fillim të seancës gjyqësore, pala kërkuese përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit parashtroi si  kërkese paraprake kërkesën për mopranimin e ankimit të paraqitur nga PDSH, përfaqësuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj me Autorizim, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shkak mungese legjitimimi në paraqitjen e ankimit. Sipas kësaj kërkese të palës kerkuese, ankuesi PDSH , përfaqësuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj me Autorizim, nuk ka të drejtë për të bërë ankim dhe për të qënë pjesë e procesit gjyqësor.

Kundrejt këtij pretendimi, përfaqësuesi i ankuesit PDSH, përfaqësuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj me Autorizim u shpreh se tërheq të drejta në këtë proces gjyqësor dhe i takon të bëjë ankim ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Sipas nenit 15 të Ligjit ‘Për partitë politike”.

Trupa gjykuese u tërhoq për të marrë vendim të ndërmjetëm dhe pas konsultimit, u vendos që në lidhje me këtë kërkesë, Gjykata do të shprehej pasi të shqyrtonte ankimin dhe apelin kundërshtues.

Në vijim të seancës, pati debat gjyqësor duke paraqitur parashtrime shtesë me shkrim dhe realizuar pyetje palët ndaj njëra-tjetrës.

Pala kërkuese e këtij gjykimi PDSH përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit kishte ushtruar njëkohësisht apel kundërshtues dhe gjithashtu ankim ndaj vendimit për disponimin e ankimit nr. 508 Regj.Them, datë 22.04.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.Në përfundim pala kërkuese kërkoi: Mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr. 3, të datës 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ose rrëzimin e ankimit.

Pala ankuese PDSH përfaqësuar nga Nënkryetari Enkelejd Alibeaj me autorizim kërkoi: Prishjen e vendimit nr. 3, të datës 25.03.2022 dhe pushimin e gjykimit ose në alternativë, prishjen e vendimit nr. 3, të datës 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore znj. Elona Mihali dhe anëtarë z.Astrit Kalaja dhe znj. Irida Kacerja, me unanimitet, me vendimin nr. 44, datë 03.03.2023, vendosi:

Mospranimin e ankimit të ankuesit Partia Demokratike të Shqipërisë përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, të ushtruar ndaj vendimit nr. 508 rregj them, datë vendimi 22.04.2022 me objekt “Disponim ankimi” të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si vendim ndaj të cilit nuk lejohet ankim.
Prishjen e vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dergimin e çështjes për rigjykim pranë asaj gjykate me tjetër trup gjykues.

Kundër këtij vendimi lejohet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, 03.03.2023 GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

E PLOTË- Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit për

gjykata e apelit pd ne gjyq

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj