Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
I pyetur sesi do rregjistrohet PD në zgjedhje, deputeti tha se hapat e mëtejshëm do të ndërmerren nga organet e zgjedhura nga partia.
TIRANË- Pas vendimit të Gjykatës për vulën e PD, për rikthim të çështjes Shkallën e Parë, ka reaguar përfaqësuesi i grupimit të Sali Berishës, Oerd Bylykbashi. Për mediat, ai u shpreh se ky vendim është marrë nën presionin e Edi Ramës, i cili sipas tij kërkon që të përjashtojë opozitën nga zgjedhjet.
'Nuk ka asnjë lloj ekuivoku, ky vendim i sotëm i marrë haptazi nën presionin e Edi Ramës, i paralajmëruar që disa ditë më përpara nga ministrja e Edi Ramës, me një presion që ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe, e ishte edhe sot në sallë, presioni mbi gjykatën, është vendim për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet. Nuk ka asnjë kuptim tjetër. Është një vendim që haptazi ka thyer çdo rregull që deri më sot, ka vendosur jo vetëm legjislatori, por edhe jurisprudenca, duke pranuar ankimin e një pale nuk përbën as minorancë në PD, por i ka shërbyer gjatë gjithë kësaj kohe vetëm një qëllimi; përpjekjen e Edi Ramës që të mos ketë përballë një opozitë të vërtetë. PD-ja ka qenë fare e qartë, ka ngritur një proces i cili në mënyrë të jashtëzakonshme prej më shumë se 1 vit ka treguar qartë vullnetin e opozitës për të mos qenë palë me Edi Ramën, sot gjykata zhbëri me këtë vendim nën presion, 11 dhjetorin atë kuvend të jashtëzakonshëm të PD-së, të gjithë përpjekjen më shume se 1 vjeçare që anëtarët me votë në mënyrë të përsëritur kanë demonstruar se kush është vullneti i demokratëve dhe opozitës dhe me këtë vendim sot, vendim që shënon një ditë të zezë për drejtësinë dhe politikën shqiptare ka vendosur një precedent, 32 vite pas themelimit të pluralizmit me vendim gjykate, u vra pluralizmi.'- tha Bylykbashi.
I pyetur sesi do rregjistrohet PD në zgjedhje, deputeti tha se hapat e mëtejshëm do të ndërmerren nga organet e zgjedhura nga partia.
Pyetja: Si do të regjistroheni në zgjedhje? A do ta zbatojë z. Berisha vendimin e gjykatës për të lënë, menjëherë sikurse e obligon, zyrën e PD dhe të lirojë selinë.
Bylykbashi: Unë bëra komentin në lidhje me këtë vendim. Çdo hap tjetër do të merret nga instancat, organet kolegjiale të zgjedhura të PD, jo ato që ka emëruar kryeministri, apo që i intereson kujtdo tjetër, që nuk përfaqësojnë PD, por përfaqësojnë një logo që e ka përzgjedhur Edi Rama. Do të marrin vendim organet e PD-së dhe sigurisht populli opozitar ishte sot në shesh dhe ajo që ne kemi anonçuar në lidhje me përpjekjen tonë për të çuar demokracinë përpara. Vendimet e PD-së do ti marrin organet e saj. Ajo që dua të theksojmë ne sot, kjo ishte një ditë e zezë për pluralizmin dhe demokracinë shqiptare. Gjykata sot provoi se ka rëndë përfundimisht dhe totalisht nën thundrën e Edi Ramës.
Rezart Kthupi TIRANË- Një nga përfaqësuesit ligjor të grupimit të Alibeajt, Rezart Kthupi në fjalën e tij p&eu...
Indrit Sefa TIRANË-Përfaqësuesi ligjor i grupit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa ka folur pas përfundimit të gjyqit pë...
Pamjet nga jashte Gjykates TIRANË- Dy palët e Partisë Demokratike ndodhen në ambientet e Gjykatës së Apelit, në pritje t...
Sali Berisha TIRANË- Gjykata e Apelit ende s'ka vendosur se kush do ta marrë vulën e Partisë Demokratike, por duket se kryedemokrati Sa...
Demokratja TIRANË- Ditën e sotme Gjykata e Apelit do të marrë vendimin përfundimtar se kujt do t’i takojë vula dhe...
Jens Stoltenberg dhe Edi Rama TIRANË- Në 7 Mars, zhvillohet samiti i NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantiku...
Kafja TIRANË- Demokratët janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit, për vulën dhe logon. Vend...
TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës do të japë sot verdiktin e saj mbi vulën e Partisë Demokratike, nëse do të q&...
Gjykata TIRANË-Ka rinisur në Gjykatën e Apelit, çështja për vulën e Partisë Demokratike. Pas 20 minutash pushim, ...
Komisioni TIRANË- Komisioni i Ligjeve i Kuvendit kërkon informacion nga institucionet publike pas ngjarjeve tronditëse të vrasjes dhe p...