6 Janar 2025, 14:18
Nga M.B
Ilir Meta
TIRANA- SPAK do të marrë në pyetje nesër kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta nën cilësinë e personit në hetim. Mësohet se Meta do të merret në pyetje në orën 10:00. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024.
Meta pas lajmit se do të merret nesër në pyetje nga SPAK ka reaguar përmes një postimi në "Facebook". Kreu i PL-së në postim ka reaguar me tone ironie teksa e cilëson SPAK, një organizatë kriminale. Meta shprehet se do të paraqitet pa dyshim, ndërsa theksoi se më pas do jetë i hapur për çdo pyetje nga mediat.
Postimi i Metës:
Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t'u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk. Padyshim që do jem atje për t'i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme.
Meta dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

ilir meta
Politike
6 Janar 2025, 14:07
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në SPAK për të respektuar vendimin e GJKKO-së p&e...
Politike
6 Janar 2025, 14:02
I.A
Shorti
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve...
Politike
6 Janar 2025, 13:48
Meta
TIRANË- Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka theksuar se fatkeqësisht sot arsimi në Shqipëri është kthyer në nj...
Politike
6 Janar 2025, 13:27
M.B
Edmond Sula dhe Gazment Bardhi
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 13 janar seancën gjyqësore p&eum...
Politike
6 Janar 2025, 13:16
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se për votën e diasporës, nuk ka statistika. Ai shtoi se kan&...
Politike
6 Janar 2025, 13:09
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Pandeli Majkon për lidhje me krimin elektoral në Kukës, du...
Politike
6 Janar 2025, 13:04
ZH.LL
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për programin e PD-së, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm pë...
Politike
6 Janar 2025, 12:57
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama e para 4 ditësh se ka përdorur ...
Politike
6 Janar 2025, 12:54
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se nëse PD vjen në pushtet do të vendosin shpërbli...
Politike
6 Janar 2025, 12:53
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka premtuar se qeveria e ardhshme do të punojë që çmimet të vijnë në u...