6 Janar 2025, 13:04
Nga ZH.LL

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për programin e PD-së, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për 100 ditët e para. Berisha shtoi se në shkurt, do të paraqitet programi i PD i përfunduar.
Gjatë konferencës për shtyp, kryedemokrati tha se ky program trajton të gjitha problematikat e Shqipërisë dhe zgjidhjes së tyre. Berisha theksion sërish, se në paketën e 100 ditëve janë vendosur disa nga çështjet me kryesore, si pensionet minimumi jetik, rroga minimale, rroga mesatare, nafta dhe karta e konsumatorit.
Berisha ka siguruar se qytetari shqiptar 3 muaj pas ardhjes në pushtet të PD-së, do të marrë frymë më lirshëm nga gjendja e tij ekonomike.
"Dy momente. Së pari nuk përfaqësojnë programin e plotë, por programin e 100 ditëve të para të PD. Programi i plotë është pothuajse në përfundim. Me think-tanket tona, departamentet dhe think-tanke ndërkombëtare dhe do të paraqitet para jush gjatë muajit shkurt. Muaji shkurt është muaji i paraqitjes së dorëzimit të librit dhe programit të PD.
Natyrisht programi trajton të gjithë problematikat e Shqipërisë dhe zgjidhjes së tyre.
Por janë disa çështje sirenat e të cilave ulërijnë në të gjithë Shqipërinë dhe këto kemi vendosur ti kemi në paketën e 100 ditëve. Është lehtë tu thuash shqiptarëve se do të ketë një ndryshim imediat për mirë, dhe nga një anë të duket se kjo është si një premtim bosh. Jo nuk është bosh. Janë pensionet, minimumi jetik, rroga minimale, rroga mesatare, nafta, karta e konsumatorit.
Këta janë emergjencë dhe qytetari shqiptar 3 muaj pas ardhjes në pushtet të PD-së, do të marrë frymë më lirshëm nga gjendja e tij ekonomike.
Unë mund të ju them vetëm një gjë. A e dini ju se nga 505 mijë pensione pleqërie në Shqipëri, vetëm 241 mijë janë të plota, janë 170 mijë lekë. E kuptoni. 55-58% e tyre janë jo të plota, janë drejt hiçit.
200 euro për çdo shqiptar dhe mbi atë bazë nisin llogaritë e tjera. Ai që merr pension sot 120 euro, ai do të marrë 200 euro. Ai që merr pension 170 euro, do marrë 200 euro. Ai që merr ndihmë ekonomike, 60 euro apo sa e merr do marrë 200 euro. Ai që merr pension invalidi nën 200 euro, do marrë 200 euro.
Kjo nuk mjafton, është vetëm hapi i parë. Objektivi absolut dalja në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet. Pse do marrë pensionisti malazez 450 mijë lekë. Çfarë ka ai që të marrë 450 mijë lekë pension? Ka një qeveri që nuk vjedh si kjo.
Ka një kryeministër që nuk blen instilacione dhe del në kullën e fildishtë për të uruar vitin e ri.
Po normal, do transformohet, do të jetë një program transformues.", u shpreh Berisha.
sali berisha
Politike
6 Janar 2025, 12:57
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama e para 4 ditësh se ka përdorur ...
Politike
6 Janar 2025, 12:54
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se nëse PD vjen në pushtet do të vendosin shpërbli...
Politike
6 Janar 2025, 12:53
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka premtuar se qeveria e ardhshme do të punojë që çmimet të vijnë në u...
Politike
6 Janar 2025, 12:52
ZH.LL
TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka premtuar të përgjysmojë taksat për naftën. Gjatë një koncerence p&eum...
Politike
6 Janar 2025, 12:37
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se është qeveria që ndikon në këtë &cce...
Politike
6 Janar 2025, 12:29
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në një konferencë për shtyp se shqiptarëv...
Politike
6 Janar 2025, 11:49
M.B
Fatime Kryemadhi
TIRANA- Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe ka ...
Politike
6 Janar 2025, 11:32
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar para mediave se nuk do të japë më dekla...
Politike
6 Janar 2025, 11:23
M.B
Monika Kryemadhi dhe nëna e saj
TIRANA- Nëna e deputetes Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, është paraqitur në SPAK ditë...
Politike
6 Janar 2025, 11:01
I.A
Suel Cela dhe Taulant Balla
TIRANË- Një përgjim është publikuar ditën e sotme nga kryetari i Partisë Demokratike Sa...