Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas analizimit të parë të çështjes, Kolegji vendosi që kërkesa t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të vlerësojë tani nëse plotësohen kriteret e nevojshme të pranueshmërisë për të kaluar ose jo në seancë plenare.
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka njoftuar sot se Kolegji i këtij institucioni është mbledhur për shqyrtimin paraprak të kërkesës së paraqitur nga Kryeministri Edi Rama, lidhur me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, vendim i marrë më herët nga GJKKO.
Pas analizimit të parë të çështjes, Kolegji vendosi që kërkesa t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të vlerësojë tani nëse plotësohen kriteret e nevojshme të pranueshmërisë për të kaluar ose jo në seancë plenare.
Nëse Mbledhja e Gjyqtarëve e pranon kërkesën, Gjykata Kushtetuese do të vendosë më pas nëse do të pezullojë vendimin e GJKKO-së për Belinda Ballukun apo do ta lërë atë në fuqi deri në përfundimin e shqyrtimit.
NJOFTIM PËR SHTYP
Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon: Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore. Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.
Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.
Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./ Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se nuk di asnjë arsye ligjore pse kjo pez...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD ka disa kandidatë, që do t'i paraqes pë...
Saimir Korreshi TIRANA- Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohej projektligji “Për parandalimin e konflikt...
Edi Rama TIRANË- Kryeminstri Edi Rama ka deklaruar se rasti i pezullimit të Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastruktur...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Unaza e Madhe është vjedh...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se në Unazën e Madhe janë vj...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se gjykata Kushtetuese kaloj çështjen e...
Selia blu TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka paraqitur në Kuvend propozimin për formulën e re të zgjedhjes s&...
PD TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me marrje...
Rama, Balluku TIRANA- Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë ankimin e Qeverisë lidhur me vendimin e GJKKO-së...