LIVE UPDATES
Politike

Berisha denoncon skandalin me shifra: Në Unazën e Madhe janë vjedhur lirshëm 250 milionë euro

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ajo u kushtoi taksapaguesve shqiptarë në total 450 milionë euro.

2 Dhjetor 2025, 13:08 Nga E.d
Berisha denoncon skandalin me shifra: Në Unazën e Madhe janë
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se në Unazën e Madhe janë vjedhur lirshëm 250 milionë euro. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ajo u kushtoi taksapaguesve shqiptarë në total 450 milionë euro. Kryedemokrati tha se dy segmentet që kanë përfunduar gjatë qeverisjes së PD, të cilat kanë qenë 5 kilometra, kanë përfunduar me një çmim prej i pari me 4.73 milonë euro dhe i dyti me 4.5 milionë euro.

Ndërsa dy segmetet, të cilat kanë përfunduar në vitin 2017 dhe 2018, janë tenderuar me 14.6 milionë euro së bashku dhe kanë përfunduar me 26 milionë euro. Nga zyra e selisë blu, lideri demokrat tha se me rritjen e çmimeve nga viti 2013 deri në vitin 2023, Unaza duhej të kushtonte e gjitha rreth 200 ose 205 milionë euro. Në fund, Berisha tha se ndërtimi i Unazës kushtoi 450 milionë euro, nga të cilat u vodhën lirshëm 250 milionë euro.

"Vazhdojmë me serialin superskandaloz të vjedhjeve të tyre. Sot unë kam sjellë para jush, kam sjellë në vëmendjen tuaj, vjedhjen e madhe në Unazën e Madhe. Unaza e Madhe prej 27 kilometrash u kushtoi taksapaguesve shqiptarë në total 450 milionë euro. Vjedhje 100 përqind ose 140 përqind të fondeve publike. Më lejoni t’u paraqes faktet. Me datën 12.1.2011 janë tenderuar nga qeveria e asaj kohe segmenti prej 2.85 kilometër i Unazës së Madhe, Tiranë-Mullet. Ky tenderim është bërë për 2.85 kilometër me 4.01 milionë euro kilometri. Dhe keni parasysh sa vepra arti që ka, është një nga segmentet me më shumë vepra arti, me nënkalime, mbikalime, etj. Me datën 2.3.2011, pra dy muaj më vonë, është tenderuar segmenti i dytë Komuna e Parisit- rruga e re Tiranë-Elbasan, 3.2 kilometra. Është tenderuar me 4.52 milionë euro kilometri. Një vit më vonë, me datën 22.10.2012, është tenderuar segmenti i tretë i Unazës së Madhe, Komuna e Parisit- Rruga e Kavajës, loti i parë. Është tenderuar 1.5 kilometër, por këtu çmimi është rritur në 8 milionë euro. Është krejt vepër arti. Dhe është tenderuar në qershor të vitit 2013 segmenti Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike, pjesa e mbetur. 620 metër është tenderuar me 6.59 milionë euro.


Tani, dy segmentet që kanë përfunduar gjatë qeverisjes së PD, të cilat kanë qenë siç e shihni 5 kilometra, kanë përfunduar me një çmim prej i pari prej me 4.73 milonë euro, i dyti me 4.5 milionë euro. Me një rritje të lehtë çmimi gjatë rrugës. Dy segmentet të cilat kanë përfunduar në vitin 2017 dhe 2018, që janë marrë në duart e ustallarëve, kanë përfunduar, janë tenderuar me 14.6 milionë euro së bashku dhe kanë përfunduar me 26 milionë euro. Pra, është rritur çmimi me 80 përqind. Tani vazhdojmë, të katër këto segmente, që bëjnë 8.2 kilometra, u kanë kushtuar qytetarëve shqiptarë gjithsej 5.7 milionë euro për kilometër. Në rast se shohim shpenzimin total për Unazën, ky shpenzim është 450 milionë euro. Por, në qoftë se 8 kilometra u ndërtuan me nyjet më të mëdhaja, Shkolla Teknologjike dhe më tutje, keni parasysh u ndërtuan me 5.7 milionë euro për kilometër, do të thotë se Unaza duhej të kushtonte 157 milionë euro kilometër. Por, unë do të them jo 157, por me rritjen e çmimeve nga viti 2013 deri në vitin 2023, rritje që sipas manualeve të ndërtimeve arrin në 34 përqind, Unaza duhej të kushtonte e tëra rreth 200 ose 205 milionë euro. Sa kushtoi gjithsej? Unaza kushtoi 450 milionë euro. Në Unazë u vodhën lirshëm 250 milionë euro." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita unaza

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet