Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se vendimi ka ardhur, pas denoncimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre ndaj Roshit.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë ditën e sotme për të marrë nën hetm ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi. Mësohet se vendimi ka ardhur, pas denoncimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre ndaj Roshit. Ish-kryebashkiaku socialist akuzohet se ka fshehur rekordet kriminale që ka pasur jashtë vendit.
Fillimisht kërkesa ishte bërë në Prokurorinë e Durrësit për hetim, por kjo e fundit e hodhi poshtë çështjen, duke mos hetuar. GJKKO ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Gjykatës së Durrësit për pushimin e procedimit penal ndaj ish-kryebashkiakut socialist.
Njoftimi i GJKKO-së:
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në datë 30.11.2023, është regjistruar kërkesa penale me nr. 23/113 akti, ardhur për shkak të deklarimit të mos kompetencës lëndore nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me objekt: “Pushimin e procedimit penal nr. 317 të vitit 2017, të regjistruar pa autor për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal”, me palë kërkuese Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe kallëzues Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, bazuar në nenet 112, 75/a, 128, 128/a, 329, 329/a, 329/b e vijues të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin nr. 23, datë 26.03.2024, vendosi:
Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me objekt: Pushimin e procedimit penal nr.317 të vitit 2017, të regjistruar për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 të K. Penal.
Kalimin e akteve që ndodhen pranë kësaj gjykate, të përcjella nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e hetimeve, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtën e ankimit brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
U shpall sot në Tiranë, më datë 26.03.2024. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
fran tuci TIRANË- Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia ish-kryebashkiakun e Fushë Arrëzit, Fran Tucin i cili ishte dënuar p&eu...
jorgo goro HIMARË- Komuniteti grek në Shqipëri, OMONIA ka reguar pas arrestimit dhe dorëheqjes së kryebashkiakut në detyr&eum...
Avokati i Beqajt TIRANË- Avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, Ermal Yzeiraj ka treguar se do të qënd...
damian gjiknuri TIRANË- Deputeti socialist, Damian Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku u konstituu...
oerd bylykbashi TIRANË- Ditën e sotme në sallën e Komisionit të Ligjeve është konstituuar grupi i dialogut mes mazhoranc...
foto nga mbledhja TIRANË- Ditën e sotme në sallën e Komisionit të Ligjeve është konstituuar grupi i dialogut mes mazhora...
gazment bardhi TIRANË-Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar ditën e sotme një deklaratë të jashtë...
ilir beqaj TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokuroris&...
Foto ilustruese TIRANË-Ndryshimet e shpeshta fiskale, konsiderohen shpesh herë stresuese për biznesin, edhe pse në raste të caktu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, foli sot rreth kulturës, tetarit e biblioyekave të qytetit. Gjatë tu...