LIVE UPDATES
Politike

Arrestimi dhe dorëheqja e Goros/ OMONIA ngre disa pyetje për pronat në Himarë: Të vërtetën ta gjejë drejtësia e “pavarur”

Në deklaratën e tyre, thuhet se edhe pse Goro tregoi moral politik, ai i nënvlerësoi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. Sipas tyre ky rezultat akoma nuk repsektohet pasi kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit nuk po i lejohet të kryejë betimin e tij për detyrën.

28 Mars 2024, 11:28 Nga r.ll
Arrestimi dhe dorëheqja e Goros/ OMONIA ngre disa pyetje për pronat
jorgo goro

HIMARË- Komuniteti grek në Shqipëri, OMONIA ka reguar pas arrestimit dhe dorëheqjes së kryebashkiakut në detyrë të Himarë, Jorgo Goro. 

Në deklaratën e tyre, thuhet se edhe pse Goro tregoi moral politik, ai i nënvlerësoi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. Sipas tyre ky rezultat akoma nuk repsektohet pasi kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit nuk po i lejohet të kryejë betimin e tij për detyrën.

Gjithashtu në deklaratë ngrihen disa pyetje lidhur me akuzat e ngritura ndaj Jorgi Goros dhe mashtrimin me pronat në Himarë.

DEKLARATA E PLOTË E OMONIA DEGA HIMARË

Askush nuk priste që z. Goro dhe bashkëpunëtorët e tij të tregonin moral politik dhe të merrnin përsipër ndonjë përgjegjësi. Përkundrazi, ne, me vetëdije nuk kemi bërë asnjë koment dhe asnjë njoftim për arrestimin, apo fillimin ose mosfillimin e procedimit penal ndaj Goros dhe eprorëve të tij politikë – klientë, për veprimet e tyre në dëm të pronarëve të ligjshëm.

Megjithatë, për herë të parë dhe të fundit pozicionohemi në raport me humbësin e zgjedhjeve, dhe kjo vetëm sepse ai, në panikun në të cilin ndodhet, “zgjodhi” të hedhë baltë kundër OMONIA dhe përsëri të nënvlerësojë rezultatin e zgjedhjeve. Ky rezultat, fatkeqësisht akoma edhe sot, nuk është respektuar, duke shkelur në këtë mënyrë të drejtën themelore të zgjedhësh dhe të zgjidhesh. Historia e Goros dhe e Partisë Socialiste me zgjedhjet, demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Himarë është e njohur. Nuk ka asnjë raport të OSBE-së dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë që nuk e konfirmon. Thjesht kujtojmë bëmat e tyre në vitet 2000, 2003, 2015, 2019 dhe vijmë deri sot.

Zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 do të hyjnë në histori sepse fitoi Demokracia.

Sjellim në vëmendje gjuhën dhe gjestikulacionet e kryeministrit shqiptar gjatë fjalimit të tij elektoral në Himarë, shtatë ditë përpara zgjidhjeve. Sjellim në vëmendje ndërhyrjet e deputetëve të Partisë Socialiste që kërcënonin se asnjë votë nuk duhet të shkonte për OMONIA, pasi nuk i dilnin dot përpara Edi Ramës. Sjellim në vëmendje njoftimet në zyrat elektorale për dhënien e titujve të pronësisë. Ne i dimë shumë mirë kërcënimet, blerjet masive të votave dhe delirin e organizuar pseudonacionalist që krijon tensione dhe fsheh të vërtetën.

Nuk harrojmë rrëmbimin e kryetarit të bashkisë 2 ditë përpara zgjedhjeve dhe në vazhdim gjyqin farsë, i cili, fillimisht, u stis me synimin për të humbur zgjedhjet dhe në vazhdim për t’u mos u lejuar të marrë detyrën. Fatkeqësisht, zinxhiri i ngjarjeve lidhur me këtë çështje thellësisht evropiane që rezultoi bashkë me të gjitha shkeljet e tjera, përfshirë edhe çështjet pronësore, dhe që vazhdon akoma edhe sot, ka emër, mbiemër, pikënisje dhe për këtë nuk kemi as përgjegjësinë më të vogël.

Sa i përket thelbit të akuzave të çështjes, kemi vetëm disa pyetje, të vërtetën do ta gjejë drejtësia e “pavarur”.

Pse z. Goro nuk dërgoi për regjistrim në hipotekë dokumentin e rregullt të familjes Mëhilli me 1250 m2, por dërgoi dokumentin e falsifikuar me 5080 m2?

Mbi 8000 aplikime nga qytetarë të bashkisë janë në pritje në zyrën e z. Goro dhe në zyrën e hipotekës. Përse zgjodhi pikërisht këtë sapo z. Mëhilli nënshkroi një marrëveshje paraprake me investitorin strategjik Gaçi?

Në vitin 2010, OSBE bëri regjistrimin e titujve që ishin shpërndarë me ligjin 7501 në Himarë dhe ky material i është dorëzuar bashkisë, qarkut, qeverisë dhe selisë së OSBE-së. Sa prej këtyre titujve janë ndryshuar, falsifikuar dhe tjetërsuar?

Është e qartë se Prokuroria e Vlorës që vendosi të arkivojë kallëzimin e z. Bonjaku është e njëjta Prokurori që pa qenë kompetente sajoi çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur z. Beleri.

Mos ndoshta është i njëjti prokuror me të cilin po pinit kafe në momentin kur u arrestuat?

Z. Goro, kur morët Bashkinë e Himarës, sa himariotë gjetët dhe sa u detyruan të emigrojnë?

Në çdo njoftim tuajin të deritanishëm falënderonit z. Rama, pse harruat ta falënderoni edhe këtë herë?

jorgo goro omonia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet