28 Shtator 2024, 13:05
Nga r.ll
lajcak, osmani
SHBA- I dërguari i posaçëm evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se i vlerëson mendimet dhe rekomandimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për mënyrën se si Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes vete.
Ai tha se u takua me presidenten Osmani në Nju Jork për të diskutuar për gjendjen e tanishme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak, megjithatë, nuk shpjegoi se cilat ishin mendimet apo rekomandimet e Osmanit për zbatimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja.
Si Osmani ashtu edhe Lajçaku qëndruan në SHBA këtë javë, ku liderët botërorë u mblodhën për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Emisari evropian u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Nju Jork, ku së bashku me të dhe me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, diskutuan për dialogun.
Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen Bazë në Bruksel për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe pastaj Aneksin për zbatimin e saj në Ohër në fillim të vitit 2023.
Ajo ka mbetur e pazbatuar prej atëherë, megjithatë, edhe pse Bashkimi Evropian thotë se marrëveshja është detyrim për të dyja palët.
Kosova ngul këmbë që kjo marrëveshje të nënshkruhet së pari, edhe pse BE-ja thotë se ajo është e detyrueshme pavarësisht nënshkrimit, ndërsa Serbia ka shprehur rezerva për zbatimin e plotë të saj.
Marrëveshja e përbërë prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizim të marrëdhënieve, nën ndërmjetësimin e BE-së, që nga viti 2011. Ky proces mbështetet fuqishëm edhe nga SHBA-ja.
Rishtazi, SHBA-ja u ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të marrin seriozisht dialogun për normalizimin e raporteve.
Rundet e dialogut rishtazi në nivel të kryenegociatorëve nuk kanë dhënë rezultate konkrete, derisa në atë më të fundit më 17 shtator, kryenegociatorët nuk zhvilluan takim trepalësh për shkak të mospajtimeve që kishin për temat e diskutimit.
Ndërsa, rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë politik midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u mbajt shtatorin e vitit të kaluar./REL
miroslav lajçak vjosa osmani
Politike
28 Shtator 2024, 12:16
r.ll
edi rama
SHBA- Në fjalimin e tij, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për muxhahedinët e strehuar në Manëz të Durrësit, ...
Politike
28 Shtator 2024, 12:13
r.ll
edi rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit të organizuar në New York për kontributin dhe vlerësimin e Shqipë...
Politike
28 Shtator 2024, 11:48
r.ll
edi rama
SHBA- Ditën e sotme në New York po zhvillohet një aktivitet për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dh...
Politike
28 Shtator 2024, 11:28
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u transferua në burgun e Fierit, ku do të...
Politike
28 Shtator 2024, 11:16
r.ll
genta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat...
Politike
28 Shtator 2024, 09:02
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij "Flasim" ka folur lidhur me skandalin e raportuar pak muaj më parë tek repar...
Politike
28 Shtator 2024, 07:25
r.ll
edi rama
SHBA- Nga Ballkani e Kosova “një realitet i pakthyeshëm”, te situata në Ukrainë dhe mbështetja ndaj saj, si d...
Politike
27 Shtator 2024, 22:55
r.ll
ledio braho
TIRANË- Avokati i deputetit të PD-së Ervin Salianjit, Ledio Braho ka reaguar pas transferimit të klientit të tij n&eu...
Politike
27 Shtator 2024, 23:02
E. D
TIRANË- Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar vendimin e Apelit për dënimin me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salian...
Politike
27 Shtator 2024, 22:38
r.ll
ervin salianji
FIER- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar nga burgu i Fierit përmes një postimi në rrjetet socia...