28 Shtator 2024, 09:02
Nga r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij "Flasim" ka folur lidhur me skandalin e raportuar pak muaj më parë tek reparti i Onkologjikut në QSUT, ku bëhej pazar me jetën e pacientëve. Rama tha se punësimi i mjekëve në dy vende do të jetë i mundur vetëm nëpërmjet marrjes së aprovimit.
Kryeministri u shpreh se skandali i Onkolgjikut ishte tregues që ka nevojë të përmirësohet sistemi dhe mënyra e menaxhimit, ndërsa shtoi se mungojnë edhe aparaturat që bëjnë veprime më të specializuara
Kryeministri theksoi gjithashtu se “sjellja e pacientit sa andej këndej është thyerje e rëndë e kodit të etikës”, referuar dërgimit të tyre nga ana e bluzave të bardha nga spitalet shtetërore në ato private.
"Është një adoptim jo i lehtë. Ndërkohë që këtë lidhjen e publikut me privatin, thjesht tani edhe për shkak të mësimeve që nxorëm nga historitë e pagëlltishme të Onkologjikut, e kemi që thjesht mjeku që punon në publik mund të punojë në privat, por duhet të njoftojë dhe të marrë aprovim. Nuk mund të jetë “hajt se po nisem”. Sjellja e pacientit sa andej këndej është thyerje e rëndë e kodit të etikës.
Edhe aparaturat krahasuar me vendet që janë në majat e botës, si Spanja, kemi mangësi. Aparaturat bazike i kemi, por duhen që bëjnë veprime më të specializuara. Ajo që ndodhi tek Onkologjiku ishte shumë prekëse, pra ishte tregues që kemi nevojë të përmirësojmë sistemin, mënyrën e menaxhimit.
Kemi mjekë shumë të mirë, nuk diskutohet. Kur të del një rast si ai, ose si i Sanatoriumit një infermiere atje në kohën e pandemisë, janë raste që godasin besim tek sistemi. Spitalet në Shqipëri i shajnë ata që nuk i kanë parë vitet e fundit, kanë kujtimet e të shkuarës. Nuk kanë pasur nevojë të shkojnë, e thonë ‘ku ka spitale’. Kam dëgjuar profesorë të huaj që thonë “Nuk e besojmë dot që ka një spital në Shqipëri si ai i sëmundjeve të brendshme. Mundohem të jem realist. Po e pashë unë gri nuk i vjen e keqja njeriu, po e pashë rozë mund të sjellë rozë.", tha Rama.
edi rama
Politike
28 Shtator 2024, 07:25
r.ll
edi rama
SHBA- Nga Ballkani e Kosova “një realitet i pakthyeshëm”, te situata në Ukrainë dhe mbështetja ndaj saj, si d...
Politike
27 Shtator 2024, 22:55
r.ll
ledio braho
TIRANË- Avokati i deputetit të PD-së Ervin Salianjit, Ledio Braho ka reaguar pas transferimit të klientit të tij n&eu...
Politike
27 Shtator 2024, 23:02
E. D
TIRANË- Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar vendimin e Apelit për dënimin me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salian...
Politike
27 Shtator 2024, 22:38
r.ll
ervin salianji
FIER- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar nga burgu i Fierit përmes një postimi në rrjetet socia...
Politike
27 Shtator 2024, 22:14
E. D
Edi Rama
NEW YORK- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme ...
Politike
27 Shtator 2024, 21:58
r.ll
edi rama
SHBA- Në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York, kryeministri Edi Rama ka folur...
Politike
27 Shtator 2024, 21:37
E. D
Edi Rama
NEW YORK- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, bëri t...
Politike
27 Shtator 2024, 21:55
r.ll
EDI RAMA
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme t&eum...
Politike
27 Shtator 2024, 20:26
r.ll
foto e postuar nga bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë një reagim pas deklaratës s...
Politike
27 Shtator 2024, 20:21
r.ll
luan baci
FIER- Deputeti Luan Baçi tha për mediat pas mbërritjes së Ervin Salianjit në burgun e Fierit se Partia Demokratike do...