Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha shprehu vendosmërinë për të garantuar përfaqësuesen e lartë të BE se forca politike që drejton, do të presë me gërshërët e ligjit dhe zero tolerancë lidhjet e krimit me politikën.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se kryetarja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas në asnjë moment nuk përkrahu zotimet e Edi Ramës. Në deklaratën për media, Berisha shprehu vendosmërinë për të garantuar përfaqësuesen e lartë të BE se forca politike që drejton, do të presë me gërshërët e ligjit dhe zero tolerancë lidhjet e krimit me politikën. Më tej, Berisha theksoi se sjellja e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Evropës, ishte e njëjtë me ato të kriminelëve si Suel Çela dhe Safet Bajri.
"Kalibroje pak më mirë citimin e zonjës Kallas. Zonja Kallas tha se Shqipëria ka ambicie. Ambicie, që është mashtrimi i Edi Ramës. Por kjo është një rrugë e vështirë që kërkon reforma. Ajo nuk investoi asnjë nanogram në zotimet e Edi Ramës. I tha edhe tjetrën, që është rrugë gjithëpërfshirëse. Kurse, Edi Rama u përpoq të asociojë mashtrimin e tij me praninë e përfaqësueses së lartë të politikës së jashtme të BE, zonjës Kallas. Por ajo mbajti vendin e vet dhe qëndrimin e vet. Me një fjalë, ajo u tha shqiptarëve, unë nuk kam punë me ato që thotë ky, këto janë ambiciet e tij.
Ato janë mashtrimet e tij me fjalë të tjera, por ajo nuk mund të thoshte mashtrime se e kishte në krah. Besoj se e sqarova. A ka PD? Po, pa diskutim. PD ka deklaruar dhe deklaron se ylli polar i programit të saj do jetë integrimi i Shqipërisë në BE. Si do jetë? I bazuar në reforma dhe merita. PD ka deklaruar dhe deklaron se ajo në pushtet do ndërmarrë çdo reformë, do miratojë çdo ligj, çdo vendim, për të kapur çdo standard, për të realizuar çdo kriter që kërkohet për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE. Tani, të mendosh ti se Shqipëria do integrohet si narkoshtet në BE, Shqipëria do integrohet me Bajrët, Çelët dhe Ponjat, ministra e mbiministra, se këta janë më të ligj, është njëlloj si të imagjinosh se do shohësh veshin tënd pa pasqyrë.
Ndaj dhe unë me këtë rast e garantoj përfaqësuesen e lartë të BE se kjo forcë politikë, që ka qenë e faktuar lokomotivë e të gjitha proceseve integruese në BE dhe NATO, qëndron e përqendruar, e gatshme, e vendosur që rrugën drejt BE ta ndërtojë mbi bazën e meritave, reformave, dinjitetit të vendit, të presë me gërshërët e ligjit dhe zero tolerancë lidhjet e krimit me politikën. Unë e informova Strasburgun për 1 milion faqe që kanë ardhur.
Edhe për nismën e Komisionit të të Vërtetës. Edhe për telefonat e koduar të Edi Ramës, Taulant Ballës, gjykatësve, etj.
Prandaj PD e shpall integrimin si interesin numër 1 të saj, si numrin 1 kombëtar i saj, si ylli polar i programit të saj. Mos më shtyjë të flas më shumë, se sapo jam kthyer nga atje çfarë thashë. Lëre mos e pyet. Kryeministri është famoz, kur shkon ai atje, të del para asaj audience dhe bën gjeste e gjëra sikur të ishte Suel Çela apo Safet Bajri. Edhe ata do silleshin më mirë, më me dinjitet. Prandaj është kuptuar se çfarë përfaqëson Edi Rama tani.
Dhe siguroj se do kuptohet çdo ditë e më shumë. Se kishte bërë gjithçka për ët krijuar zhurmuesit rreth këtyre institucioneve. Por ja të vërtetat që do të dalin një nga një," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e takimeve të tij në Strasburg, pasi sipas tij, u shkri...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur në deklaratën e sotme për mediat lidhur me takimet e tij të zhvi...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratie, Sali Berisha po zhvillon sot në selinë blu një deklaratë për mediat,...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet e tij sociale spotin e çeljes së...
Edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u nervozua në një moment nga pyetja e gazetarës për Kryenegociatoren Kaja Kallas, nëse...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se anëtarësimi në BE do të garantoi një sistem ku çdo nj...
Kaja Kallas TIRANË- Kryenegociatorja e BE-së Kaja Kallas ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama se vetëm PS-ja mund...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuqar sot tarifat e vendosura nga SHBA për Shqipërinë. Teksa është pyetur...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se se ambicja e qeverisë është që të hapen të gjitha grup-kapit...
Kaja Kallas TIRANË- Kryenegociatorja e BE-së Kaja Kallas është pyetur nëse mund të anëtarësohet Shqipëria...