Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha tha se një numër i anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KiE, shprehën angazhimin e tyre për të ardhur si vëzhgues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur në deklaratën e sotme për mediat lidhur me takimet e tij të zhvilluara në Strasburg në Këshillin e Europës.
Berisha tha se një numër i anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KiE, shprehën angazhimin e tyre për të ardhur si vëzhgues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai bëri gjithashtu me dije se kishte zhvilluar një takim edhe në komitetin antitorturë.
Berisha tha se e kishte informuar për gjendjen dramatike të burgjeve dhe "për torturën që ushtrohet në komisariae e në qeli". Ai u shpreh se një vëmendje të veçantë në takim kishte edhe arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës.
"Unë informova audiencën e nderuar të parlamentarëve nga e gjithë Europa se Edi Rama arrestoi në vit elektoral, apo vuri në proces penal, tre liderët e partive kryesore opozitare dhe tre të tjerëve u mori mandatet, i mban në arrest shtëpie apo i mban në burg. Një vend të dytë si Shqipëria nuk ka në këto shkelje. Shqipëria tejkalonte Bjellorusinë e Lukashenkos dhe ngjiste diku me një vend si Tunizia apo më keq.
Në këto takime bëra historikun e shkurtër të kanabizimit të Shqipërisë, me të cilat u hodhën themelet e narkoshtetit.
Hapjen e Shqipërisë ndaj kokainës. Shkrirjen në një sipërmarrje të përbashkët të shtetit me drogën dhe krimin.
Vendimarrjen në të gjitha nivelet të krimit të organizuar në Shqipëri. Këto ishin tezat kryesore që unë paraqita aty të faktuara me dokumente dhe që mund të them se ishin tronditëse për audiencën e nderuar. Natyrisht impakti, receptiviteti i kësaj ekspozeje ishte shumë pozitive.
Një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, shprehën direkt angazhimin e tyre për të ardhur si vëzhgues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pata një takim të veçantë në komitetin antitorturë. Ai është një komitet i vetëm i kësaj natyre, me lidhje të fuqishme me institucionet e tjera. E informova për gjendjen dramatike të burgjeve dhe jo vetëm të burgjeve, për torturën që ushtrohet në komisariate, në qeli. Për serialin e vdekjeve të të rinjve shqiptarë si kurrë ndonjëherë me potencialin më të madh të helmuar nga droga.
Për gjobën e tmerrshme që paguajnë të burgosurit gjer në 2 mijë euro për të pasur kushtet më minimale. Një vëmendje të veçante kishte këtu tortura publike që ata i bënë ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta. Këta zotërinj i informova se shqiptarët kanë humbur përfundimisht parimin e prezumimit të pafajësisë, pasi në burgjet e tyre, 67 përqind janë të paraburgosur. Nuk ka një vend të dytë në botë. Nga 15-20 përqind që është norma e fryrë, këtu është 67 përqind dhe kjo nuk ka ekzistuar as në diktaturën komuniste. Mendoj se ky ishte një takim shumë i çmuar, shumë i dobishëm me komitetin e antitorturës.", tha Berisha.
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratie, Sali Berisha po zhvillon sot në selinë blu një deklaratë për mediat,...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet e tij sociale spotin e çeljes së...
Edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u nervozua në një moment nga pyetja e gazetarës për Kryenegociatoren Kaja Kallas, nëse...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se anëtarësimi në BE do të garantoi një sistem ku çdo nj...
Kaja Kallas TIRANË- Kryenegociatorja e BE-së Kaja Kallas ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama se vetëm PS-ja mund...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuqar sot tarifat e vendosura nga SHBA për Shqipërinë. Teksa është pyetur...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se se ambicja e qeverisë është që të hapen të gjitha grup-kapit...
Kaja Kallas TIRANË- Kryenegociatorja e BE-së Kaja Kallas është pyetur nëse mund të anëtarësohet Shqipëria...
kaja kallas TIRANË- Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama foli ed...
Kallas dhe Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me kryenegociatoren e BE-së Kaja Kallas, gjatë konferenc&eu...