Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rama thekson se vëmendja e qeverisë ndaj pushtetit gjyqësor është aq e madhe sa prej rreth një viti po punojnë për të mundësuar ndërtimin e një Poli Drejtësie.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave të Shoqatës së Prokurorëve në lidhje me sulmet që po i bëhen drejtësisë për pagat e gjyqtarëve. Me anë të një postimi në X, Rama shkruan se nuk ka asnjë tentative nga ana e qeverisë për të ulur pagat e gjyqtarëve.
Rama thekson se vëmendja e qeverisë ndaj pushtetit gjyqësor është aq e madhe sa prej rreth një viti po punojnë për të mundësuar ndërtimin e një Poli Drejtësie. Po ashtu Rama ka pyetur shoqatën e prokurorëve, se përse nuk reagojnë për paraburgimet pa gjyq dhe për prezurmimin e pafajësisë.
Reagimi i plotë:
Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re - ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, po brenda afatit për regjistrim - e cila ka deklaruar solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve, duke kërkuar “që të mos ulen pagat”!!! Pra, orvajtja absurde e kategorisë më të privilegjuar të piramidës së pagave të shtetit shqiptar, për t’ia rritur akoma më shumë pagat vetes me gjyq, tani na del si përpjekja e një grupi të diskriminuar nga qeveria, për të ndaluar uljen e pagave!!! A e kuptoni apo jo se çfarë quhet “ulje pagash” në fillin e çuditshëm të këtij arsyetimi?
Mosngritja e pagave aq sa duan shoqatat e gjyqtarëve!!! Pra, shqip, një pagë që s’më ngrihet sa ç’dua unë, është një pagë e ulur!!! Duket totalisht e pabesueshme, po është shumë fatkeqësisht e vërtetë! Absurditet total pra, sepse vetëm s’ka pasur asnjë tentativë, po as nuk i ka shkuar mendja askujt për të ulur pagat e gjyqtarëve! Madje kaq e madhe është vëmendja e qeverisë ndaj pushtetit gjyqësor, sa prej thuajse një viti tanimë po punojmë për të mundësuar ndërtimin e një Poli Drejtësie, si askund në Ballkan, që edhe kushtet e punës së trupës së drejtësisë të jenë njësoj si pagat, më të mirat në rajon!
Por ndërkohë, s’mund të rri dot pa i shtruar një pyetje kësaj shoqatës së re: Po për shqelmimin e vazhdueshëm si askund në Europë të prezumimit të pafajësisë dhe kthimin e arresteve me burg pa gjyq në një praktikë rutinë, e cila e ka njollosur Shqipërinë botërisht, duke na renditur si dele të zezë në bisht të kontinentit europian dhe kthyer në subjekt publik shqetësimi të Komitetit të Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës, a keni ndonjë gjë për të deklaruar?!/Dosja.al
Lili Sula TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula komentoi lidhur me arrestimin e Drejtoresh&eu...
Ilir Meta TIRANË- Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit ka publikuar një raport p&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në shpërndarjen e çertifikatave për studentët e eksele...
Rama dhe Meloni ITALI- Organizata Human Rights Watch ka kritikuar Italinë për shkak të kampit për emigrantët në Gjadër. ...
KQZ Kosovë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe lidhur me vendimin e Komisionit Qendror...
foto ilustruese TIRANË- Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me debati...
Freskida Halilaj TIRANË- Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e shoqërisë aksionare IdentiTek...
Edi Rama TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama theksoi se gjyqtarët kanë diskutuar edhe për ulje pagash, ndërsa tha se p&eum...
Edi Rma TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se se gjyqtarët kërkojnë 37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit për t&rsqu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Shoqatën e Gjyqtarëve në vend duke thënë se kanë shkuar n&eu...