Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
LVV-ja, që ka fituar 48 ulëse në Kuvend, e ka të drejtën që të propozojë kryeparlamentarin. Seanca konstituive, e caktuar për të martën, konsiderohet e përmbyllur vetëm pasi të jenë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët, e deputetët e rinj të kenë bërë betimin.
KOSOVË- Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka thënë se shtatë deputetë nga komunitetet pakicë joserbe do të votojnë pro konstituimit të Kuvendit të ri dhe një qeverie të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Ne jemi për Qeverinë Kurti për shkak se Kurti i ka fituar zgjedhjet edhe ka shumicën e shqiptarëve. Tash po i relatizojmë numrat, por është 42.3% [numri i votave të LVV-së], është shumë, është thuajse sa të gjithë të tjerët bashkë dhe për neve ky është një vlerësm i qytetarëve të Kosovës i rëndësishëm dhe që duhet të respektohet”, tha Krasniqi.
Pas regjistrimit si deputet në legjislaturën e re, Krasniqi tha për mediat para Kuvendit të Kosovës se qëndrimin e njëjtë e kanë edhe deputetë të tjerë të grupit parlamentar të pakicave joserbe, ku tha se deri më tani janë shtatë deputetë.
Në këtë mes përfshihen Krasniqi, Emilija Rexhepi nga Partia e Re Demokratike (NDS), Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar, Rasim Demiri nga koalicioni VAKAT, dhe përfaqësuesit e Partisë të Ashkalinjëve për Integrim dhe ata të KDTP-së (Kosova Demokratik Turk Partisi).
Tri ulëset e tjera të pakicave joserbe u takojnë Duda Bales nga Lidhja Socialdemokrate Boshnjake e Kosovës, Adem Hoxha nga Partia Unike Gorane dhe Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane. Ata ende nuk janë deklaruar se si do të votojnë në seancën e nesërme.
Votat e deputetëve nga pakicat joserbe – që kanë dhjetë ulëse nga gjithsej 20 sa u takojnë komuniteteve joshumicë në Kuvend – mund të jenë kyçe për konstituimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, votim në të cilin PDK-ja ka thënë se s'do të marrë pjesë.
Zëvendëskryeministrja e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, njëherësh kryetarja e NDS-së, Emilija Rexhepi, tha se nesër do të votohet kryeparlamentari i ri.
“Ne e dimë [se kush do të propozohet si kryeparlamentari i ri], po këtë duhet ta thotë kryeministri. Unë besoj se qeveria ‘Kurti 3’ do të votohet sa më shpejt”, tha Rexhepi, pasi u regjistrua si deputete në legjislaturën e re.
Ajo shtoi se nuk është ftuar nga asnjë parti opozitare politikë në negociata për formim të një qeverie. Përfaqësuesit e këtij grupi parlamentar të pakicave joserbe thanë se ndaj tyre nuk ka pasur presion për të mos votuar konstituimin e legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit apo një qeverie të udhëhequr nga LVV-ja.
LVV-ja, që ka fituar 48 ulëse në Kuvend, e ka të drejtën që të propozojë kryeparlamentarin. Seanca konstituive, e caktuar për të martën, konsiderohet e përmbyllur vetëm pasi të jenë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët, e deputetët e rinj të kenë bërë betimin.
Për votimin e kryetarit kërkohen 61 vota. Vetëm pas kësaj, LVV-ja do të mund të vazhdojë me përpjekjet për të formuar Qeverinë e re, për të cilën po ashtu kërkohen 61 vota. Megjithatë, më herët gjatë së hënës, ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi për gazetarët se nuk është optimist që të martën do të votohet për Qeverinë e re të Kosovës.
LVV-ja ka thënë më herët se preferon një ekzekutiv me partitë nga komunitetet joserbe, por së fundi ka pranuar se i duhet bashkëpunimi edhe me një parti shqiptare. AAK-ja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur kundër bashkëpunimit me LVV-në për Qeverinë. Por, Nisma nuk i ka vendosur vija të kuqe, ndërkaq nga PDK-ja kanë thënë se ndonëse nuk ka vija të kuqe për asnjë parti, preferon një ekzekutiv pa LVV-në.
Megjithatë, Kurti nuk e ka mbështetjen e plotë edhe të partive joserbe – që tradicionalisht kanë mbështetur Qeverinë. Disa nga partitë joserbe, që kanë dhjetë ulëse në Kuvend, kanë paraqitur kërkesa në këmbim të votës së tyre për qeverinë.
Nëse LVV-ja dështon të formojë Qeverinë, atëherë është në dorën e presidentes, Vjosa Osmani, që të mandatojë një subjekt politik që dëshmon se i ka numrat./ REL
Bozdo BERAT- Bashkitë në vend kanë vijuar prej ditësh aksionin e shtrimit të rrugëve që nga çelja e fushat&e...
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Zyra e Presidencës ka bërë gati një ligj që do...
Fatmir Limaj KOSOVË- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha partia e tij është e gatshme të punojë për kri...
Altin Dumani TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, pranoi publikisht sot se një ekspert i BE-së dhe nj&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët kritikoi Kryeministrin Edi Rama,&nbs...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët, reagoi ashpër pas lajmit ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp për zgjedhjet e 11 majit t...
LUKSEMBURG- Kryministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili ka tha se nuk do ketë m&eu...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi edhe deklaratat e kreut të SPAK të bëra sot gjatë rapor...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Kryeministri Edi Rama se është organizator i një fushate kri...