LIVE UPDATES
Politike

"Rama urdhër krimit të mbledhë votat"/ Berisha: Suelit në Elbasan i ka kërkuar vota për Sarën, në Durrës nipi i Pojës dhe Gjushi takime me malavitën

Lideri i opozitës tha gjatë konferencës për shtyp se Rama ka urdhëruar emra të njohur të botës së krimit që të angazhohen për të siguruar vota për kandidatët e tij, përfshirë Sara Milen në Elbasan dhe figura të tjera të mazhorancës në Durrës.

14 Prill 2025, 13:58 Nga E. D
"Rama urdhër krimit të mbledhë votat"/ Berisha: Suelit
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Kryeministri Edi Rama se është organizator i një fushate kriminale për blerjen dhe manipulimin e votave për zgjedhjet e 2025. Lideri i opozitës tha gjatë konferencës për shtyp se Rama ka urdhëruar emra të njohur të botës së krimit që të angazhohen për të siguruar vota për kandidatët e tij, përfshirë Sara Milen në Elbasan dhe figura të tjera të mazhorancës në Durrës.

Kryedemokrati theksoi gjithashtu se Suel Çela ka marrë porosi nga kryeministri Edi Rama për të zgjedhur deputete kandidaten e PS-së, Sara Mile. Sipas tij Rama i ka thënë Suel Çelës që kontributi i tij do të matet nga votat që do të sigurojë për kandidaten socialiste në Qarkun e Elbasanit.

"Së pari ju garantoj se strategu i fushatës është një kundërshtar i vendosur, i palëkundur i politizimit të drejtësisë, apo siç e quajnë amerikanët wepenizimit të saj, dhe se ai e ka të qartë si drita e diellit se, në rast se ka dy vende në botë ku drejtësia u politizua në mënyrë ekstreme janë SHBA dhe Shqipëria. Por vijmë ne tani këtu. Problemi më themelor dhe që ne nuk duhet të pajtohemi kurrë është humbja e të drejtës nga qytetarët shqiptarë për të pasur një proces gjyqësor të duhur, kështu quhet. Procesi gjyqësor i duhur kërkon detyrimit dhënien e vendimit brenda një kohe të pranueshme.

Sot shqiptarët e vërtetuan, duhet të presin 15 vite për të marrë një vendim përfundimtar të një procesi gjyqësor.
Më fal, vetëm një gjë. Ju kam raportuar, ju kam përmendur disa herë 150 mijë dosje, jo. Duket se janë shumë më tepër sepse një statistikë e fundit e cila sjell dhe dosjet e gjykatave të faktit, në të cilat janë të depozituara 130 mijë dosje vetëm në gjykatat e faktit, atëherë e çon numrin e dosjeve në 230 mijë dosje. Se këta që këndojnë këngën e kësaj reforme dhe e mbrojnë, këta shkelmojnë të drejtën më elementare të qytetarëve shqiptar.

Dy, në këtë sistem gjykatësi defakto është asgjësuar, sepse është vënë nën kontrollin policesk të prokurorit që i dërgon dosjen. Pra sot çfarë ke në drejtësi. Sot ke një prokuror që kontrollon gjykatësit dhe këta prokurorë, dhe ai Sadush që fsheh krime dhe dosje. Këta nuk përmendin njëherë që qytetari shqiptar mbeti pa proces gjyqësor.
Këta nuk kanë ndërgjegjen më minimale profesionale, se ti kur e sheh këtë katastrofë, jo politikani, por ti duhet të jesh i pari ti thuash kombit tënd dhe botës, se qytetarë këtu nuk ka një proces gjyqësor për qytetarët. Pse unë shtrova atë?

Unë shtrova atë sepse janë, e po marr prap shifrën e vjetër, janë 150 mijë familje, nuk janë pak 150 mijë familje sepse secili nga të tjerët që nuk janë aty në ato 150 mijë mund të jetë njëra prej tyre. Atëherë ku do të shkojmë ne pa drejtësinë. I ke dëgjuar ju ndonjëherë të shtrojmë këtë problem. A e dini ju që nuk ka më gjykatë Administrative pothuaj. Do 15 vite. Kush është ai njeri që vjen të investojë në një vend ku duhet 15 vite për një vendim administrativ. Ata që fshehin, ata shqiptarë që fshehin këtë katastrofë që u krijua, ata vetëm shqiptarë nuk janë. Mirëpo procesi gjyqësor është gjithnjë një proces shumë i rëndësishëm për ata që paraqiten për të kërkuar gjykim.

Ndaj dhe unë, këtë konsideroj emergjencën e emergjencave. Kurse, politizimin e saj, është i faktuar, e kemi faktuar me 3 rezoluta. Politizimi i saj, jo rastësisht, nuk ka rastësi më, dy dëgjesa javën që kaloi, nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë. Njëra në Këshillin e Europës, unë me dy grupe parlamentare kryesore, ku paraqita të gjitha aspektet anti demokratike, të sistemit të sotëm të drejtësisë, përveç të tjerash, hiringu përveç këtij, u bë dhe hiring, me një vendim të jashtëzakonshëm sepse nuk bëhet hiring në këtë kohë që është, kanë një kod ata. E dini pse e bënë hiring ata, sepse normalisht nuk bëhet, se Edi Rama thotë më ndërhytë, por e bënë sepse e panë se ai nuk ka adresuar asnjë nga rekomandimet themelore të OSBE-ODIHR të zgjedhjeve të mëparshme. Po të ua lexoni diskutimet, ata i përmendin dhe u referohen atyre raporteve.

Ata u informuan se, Suel Çela ditë e natë po zbaton porosinë e Edi Ramës për të zgjedhur deputete një Sara Mile dhe Edi Rama i thotë Suelit, se kontributi yt do të matet me votat që merr Sara. Edhe unë i them Suelit se në mënyrë absolute do të ndëshkohet në mënyrë më të rëndë për krimin monstruoz elektoral kushtetues po vazhdoi në këtë mënyrë. Tani i thotë Edi atij, prova jote është që të kuptohet se ke kontribuar, votat e Sarës. Po në Durrës, Gysi me Pojën. Ky Poja nuk qenka Xhevdet Troplini është nipi i tij, nipi i tij paska marrë fuqinë e klanit aty. Ky qenka omnipotent me Gjushin. Gjushi ditë e natë, urithi i Durrësit dhe i krimit, nuk rri në shtëpi, rri në takime me malavitën, për të nxjerrë këtë e atë kandidat.

Mirë i them nipit të Troplinëve, Daci e ka mbiemrin apo si e ka, vazhdo po deshe bashkë me Altin Hajrin, por ju garantoj se do të keni ndëshkimet më të rënda, se krimi elektoral do të shpallet krim me 20 vite dënim. Po dhe ti mbledhin vetë bashkë me krimet e tjera, se nuk ju dalin dy jetë po ti kenë, për burg. Po Bajrët, i transferoi Uluziu në Reç. Shkoni e keni në Reç, se kërkoi Safeti i tha nuk i kam duart e lira te 313, se më regjistrohen, do më çoni në Reç që të punoj. Dhe nga Reçi ai me 2-3 telefonat që ka marrë, çan telefonat kërcënon biznesmenët e me radhë. Pra të gjitha këto e bindën Parlamentin Europian, komisionin më të rëndësishëm të këtij parlamenti për të bërë një hiring në prag fushate elektorale. Dhe aty kanë dalë të gjitha këto.

E u them këtyre kriminelëve që marrin pjesë, që zbatojnë urdhërat e Edi Ramës, vetëm Hëna mund të mbetet për ju, se mbi tokë vend nuk keni. Se po ju bëjmë kriminelë ndërkombëtar elektoral, emrat e tyre po shkojnë kudo. O të më sjellës ti Sarën i thotë në parlament, ose do të shkosh në burg. Dhe ai rri tani terrorizon njerëz; më shpëtoni mua, votoni për Sarën. Është shumë e vërtetë. E kam këtu mesazhin shumë të sakte. Ndaj dhe Europa reagoi, reagoi fuqishëm. Nuk ka reaguar kurrë, nuk e la hiringun për pas zgjedhjeve, jo. Normalisht pas zgjedhjeve bëhej hiring dhe ja numëroi, jo i tha përpara njëherë, mos luaj me ne më, mos luaj me zgjedhjet.
Kurse aty në Këshillin e Europës, unë ju.

Sueli është në kërkim, Altin Hajri është në kërkim. Për këtë nipin e Troplinit nuk e di a është në kërkim apo jo, por do të marr informacion më të saktë. Se ky del tani, ky tani paska marrë të gjithë frenat në dorë të portit dhe të gjitha, qenka më i fuqishmi aty, bashkë me Gjushin. Kjo është një betejë, por shqiptarët po e kuptojnë ama, po e kuptojnë shumë mirë dhe më vjen shumë mirë, jam shumë optimist. E theksoj edhe njëherë se, nga dita e themelimit të Këshillit të Europës e deri sot, i vetmi njeri që ka mbajtur fjalim dhe është anuluar darka apo dreka, është Edi Rama dhe rri e mashtron shqiptarët, nuk ka ndodhur. E kjo ka ndodhur, ma thanë gjatë kohës që isha unë, jo një por dhe 4 zyrtarë të lartë të Këshillit të Europës sepse kishte folur si me qenë biri i Enver Hoxhës apo i Gedafit. Dhe nuk qe e rastit pse e futa në fjalën e time Gedafin dhe Enver Hoxhën, ata e kuptonin se pse e futa unë, të jem i sinqertë me ju," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet