Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndër të tjera Kryedemokrati tha se Shqiptarët kanë vetëm një alternativë për pasaportën evropiane, të ikin nga Shqipëria
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët kritikoi Kryeministrin Edi Rama, për bllokimin e zgjerimit të BE nga Gjermania dhe Franca, për shkak të aktivitetit anti-demokratik të tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Lideri i opozitës u shpreh se është e pamundur që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, për sa kohë Rama ka në kabinetin e tij një ministër e deputet si Taulant Balla. Ndër të tjera Kryedemokrati tha se Shqiptarët kanë vetëm një alternativë për pasaportën evropiane, të ikin nga Shqipëria
"Ky vendim është i katër muajve më parë. Është një skedulë e katër muajve më parë. Por theksoj këtu, se për PD-në, integrimi i Shqipërisë në BE është interesi kombëtar. E shpall çështje numër 1 të interesit kombëtar të Shqipërisë, yllin polar të programit tonë. Në këtë kontekst, në qoftë se ka një forcë politike që ka dëshmuar seriozitet të plotë në procesin e integrimit dhe ka arritur çdo objektiv që ka përcaktuar, kjo është PD. Sali Berisha nuk i shtrin dhe nuk do i shtrijë dorën asnjë njeriu, përveçse do punojë fort për të zbatuar në këtë vend, për të arritur në këtë vend, për të ndërtuar në këtë vend standardet dhe kriteret evropiane, të cilat janë rruga më e sigurt e integrimit të Shqipërisë në BE.
Po u tregoj një shembull, e kam thënë edhe herë të tjera. Diskutonin për vizat. Unë nuk i kërkova kujt të na bëjë një favor. Kisha vetëm një kërkesë, i kam thënë zonjës Angela Merkel në një samit: Zonjë, unë atë që kërkoj, ose të sjellë një delegacion, për të vërtetuar 130 kriteret që ishin se Shqipëria i ka plotësuar. Zonja nuk ngurroi, por dërgoi drejtorin e përgjithshëm të policisë gjermane. Tre ditë në mision ai, një nga një, bëri një raport të shkëlqyer. Për NATO-n kam ndjekur të njëjtën praktikë. Por tani ka një gjë, gjithë ky aktivitet antidemokratik i Edi Ramës, i Aleksandër Vuçiçit, jo vetëm i atyre, por edhe i të tjerëve, ka bërë që qeveria e re gjermane të dalë me një deklaratë me të cilën kthehet procesi i integrimit, mbetet në standby, në kuptimin që nuk mund të ketë zgjerim tjetër për reformimin e BE.
Dhe këtë e kanë në sintoni me qeverinë franceze. Dhe kur këta dy faktorë bëhen bashkë, të garantoj se ai mur është i pakalueshëm. Ai kalohet vetëm duke plotësuar çdo kriter, çdo standard. Dhe të garantoj se atëherë bëhet plotësisht i kalueshëm. Nuk shkohet në BE me Taulant Ballën ministër, deputet. Ky i ka vënë të gjithë deputetët me dosje në mënyrë që të luftojnë për jetë ose vdekje për grabitje votash përndryshe shkojnë të gjithë në burg.
Ndaj i ftoj të gjithë shqiptarët të mendojnë se nëse janë vërtet për integrimin, të votojnë forcën politike që ka dhënë prova të pakundërshtueshme se ajo integron.
Ka integruar në Këshillin e Europës, ka firmosur Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE, ka liberalizuar vizat, ka marrë rekomandimin nga KE për statusin e kandidatit dhe ka marrë festën dhe ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Të gjitha këto në 8 vite. Pra, ata që kanë ADN-në e integrimit, ata dihet se kush janë dhe të mos mashtrohen me pasaportën false të Edi Ramës, të cilën sot për sot nuk e pranon askush. Shqiptarët kanë vetëm një alternativë për pasaportën evropiane, të ikin nga Shqipëria. Kaq është!" tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët, reagoi ashpër pas lajmit ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp për zgjedhjet e 11 majit t...
LUKSEMBURG- Kryministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili ka tha se nuk do ketë m&eu...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi edhe deklaratat e kreut të SPAK të bëra sot gjatë rapor...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Kryeministri Edi Rama se është organizator i një fushate kri...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi sërish rastin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt. Ber...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi sërish çështjen e Safet Bajrit. Berisha tha se tranf...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp, e konsideroi takimin në B...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp kritikoi Kryeministrin Edi...
Chris LaCivita dhe Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet sot gjatë një konference për shtyp, lidhur ...