Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Erion Braçe nuk është njoftuar për të marrë pjesë në mbledhjen ku është prezantuar kryetari i PS, Ergest Krakulli. "Syri" shkruan se kjo ka shkaktuar reagim të deputetit, i cili akuzon për emërime abuzive në degën e Lushnjes.
LUSHNJE- Duket se mes socialistëve në Lushnje ka nisur përplasja. Një informacion i mbërritur në adresën e gazetarëve të Syri Televizion, tregon se deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe është "përjashtuar" nga takimet me strukturat e kësaj partie në bashkinë e Lushnjes. Në grupin e What’sApp, Erion Braçe ka dërguar një mesazh ku shpreh pakënaqësinë e tij se është përjashtuar nga takimi me anëtarët ku është bërë prezantimi i kreut të ri të socialistëve të Lushnjes.
“Askush nuk më njoftoi për mbledhjen ku qenka prezantuar kryetari i PS. E kuptoj arsyen, unë isha kundër kandidaturës së ktij kryetari që u emërua sot. Patjetër për shkak të tij, mospërmbushjes së kriterit të arsimit, ky është pa arsim të lartë, disponon diplomën e një universiteti të mbyllur nga qeveria për shitje diplomash. Ky banon në Tiranë në një lagje me mua, 200 metër me tutje. Ky gënjen për arsimin, gënjen për vendbanimin. Unë mendova që Lushnja ka potencial intelektual kontribuitiv në PS shumë herë më shumë se ky kandidat. Ky emër u caktua kryetar duke mos përmbushur kritetert por edhe përmes vetos së drejtuesit politik për emërimin e tij, pa mbështetjen e kërkujt në atë mbledhje, madje nën dyshime të mëdha, përfshirë edhe kryetarin e partisë,”-pretendohet se ka shkruar Erion Braçe në grup, ku ndodhen edhe socialistët e tjerë.
Ergest Krakulli është personi i emëruar në krye të PS në Lushnje dhe i kundërshtuar nga Erion Braçe, edhe pse nuk e përmend me emër. Ndërsa figura e Krakullit është mbështetur nga Taulant Balla.
Pas publikimit të lajmit nga “Syri”, Dosja.al kontaktoi me deputetin e PS-së, Braçe por në komunikimin me mesazhe, ai as nuk e pohoi, as nuk e mohoi lajmin.
“Mes meje dhe Partisë Socialiste nuk ka probleme,”-zgjodhi që të thotë socialisti pa shtuar komente të tjera lidhur me çfarë ka ndodhur.
Në të njëjtin artikull, “Syri” shkruan se Ergest Krakulli, i emëruar në krye të PS në Lushnje dhe i kundërshtuar nga Erion Braçe, është baxhanak i Edmond Begos, i akuzuar si ish-anëtar i bandës së Lushnjes dhe mik i ngushtë i Taulant Ballës.
Monika Kryemadhi TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar kalimin e propozimit francez në Ku...
Ogerta Manastirliu TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu komentoi akuzat për mungesë ilaçesh në spi...
Ogerta Manastirliu TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka reaguar strategjinë e qeverisë për të mo...
Foto ilustruese Gati 17 vjet pasi mori statusin e vendit kandidat për BE, Maqedonia e Veriut, më në fund, duket se do të nisë nego...
Antony Blinken SHBA- Vendimin e Maqedonisë së Veriut për të pranuar propozimin francez, e ka përshëndetur edhe sekretari i DA...
Ali Ahmeti dhe Nazim Bushi SHKUP- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me zëvendësministrin e brendshë...
Foto ilustruese TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka përshëndetur votimin PRO në par...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veri...
Foto ilustruese SHKUP- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kaloi sot me 68 vota propozimin francez që hap rrugë për mbajtjen e konferen...
Bujar Osmani SHKUP- Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka përshëndetur votimin pro propozimit francez në...