LIVE UPDATES
Politike

ANALIZA E REL: Saga e Maqedonisë së Veriut, mësim për të tjerët

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, miratoi të shtunën një propozim të Francës, për zgjidhjen e një kontesti rreth gjuhës dhe historisë midis Shkupit dhe Sofjes, që i hap rrugë integrimit të mëtejshëm evropian të Maqedonisë së Veriut.

16 Korrik 2022, 16:43 Nga k.m.
ANALIZA E REL: Saga e Maqedonisë së Veriut, mësim për
Foto ilustruese

Gati 17 vjet pasi mori statusin e vendit kandidat për BE, Maqedonia e Veriut, më në fund, duket se do të nisë negociatat për anëtarësimin në bllok.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, miratoi të shtunën një propozim të Francës, për zgjidhjen e një kontesti rreth gjuhës dhe historisë midis Shkupit dhe Sofjes, që i hap rrugë integrimit të mëtejshëm evropian të Maqedonisë së Veriut.

Kompromisi parasheh një përpjekje për të ndryshuar Kushtetutën maqedonase, me qëllim që të njihet pakica bullgare, por lë shumë çështje të ndjeshme për t’u zgjidhur midis Shkupit dhe Sofjes. Thuhet se lë të hapur njohjen bullgare të gjuhës maqedonase. Do të duhej të ishte arsye për festë, jo vetëm për Shkupin, por edhe për Bashkimin Evropian, që, më në fund, duket se ka kthyer në jetë procesin e zgjerimit të tij.

Megjithatë, zvarritjet e vjetra me dekada ka të ngjarë të lënë një shije të hidhur - dhe, ç’është më e keqja, mund të diktojnë tonin e Maqedonisë së Veriut në negociatat e ardhshme me bllokun.

Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që synojnë BE-në, ashtu si edhe vendet e saposhpallura kandidate - Moldavia dhe Ukraina - mund të mësojnë një apo dy gjëra nga Maqedonia e Veriut, kur bëhet fjalë për udhëtimin e tyre drejt Brukselit.

Kjo sagë e vazhdueshme u ka treguar atyre se nuk mjafton të bësh reforma brenda vendit, për të përmbushur standardet e BE-së. Më e rëndësishme, ndoshta, është zgjidhja e çdo çështjeje të hapur dypalëshe me vendet anëtare të BE-së.

Pak vendeve u është dashur të përballen me aq shumë sfida - sa Maqedonisë së Veriut - në përpjekjet e tyre për t’iu bashkuar organizatave perëndimore.

Më e madhja ka ndodhur në vitin 2019, kur Maqedonia ka ndryshuar emrin e saj në Maqedoni të Veriut, duke zgjidhur kështu një mosmarrëveshje me fqinjin e saj jugor, Greqinë. Kjo, pastaj, ka hapur rrugë për pranimin e Shkupit në NATO, në vitin 2020.

Me ndryshimin e emrit, procesi i pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE ka mundur të nisë qe atëherë, por edhe Maqedonia e Veriut, edhe Shqipëria - rrugët e të cilave drejt anëtarësimit në BE janë të lidhura - është dashur të presin edhe një vit, pasi Franca nuk ka qenë e kënaqur me mënyrën se si është projektuar procesi i përgjithshëm i zgjerimit të bllokut.

Për të qetësuar Parisin, Brukseli ka bërë disa ndryshime kozmetike, edhe pse shumë diplomatë të BE-së kanë thënë se shtyrja ka pasur të bëjë më shumë me nervozizmin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, rreth zgjedhjeve lokale në vendin e tij.

Më pas kanë nisur kundërshtimet e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit midis Shkupit dhe BE-së.

Shqetësimet kryesore të Sofjes kanë të bëjnë me zbatimin e ngadaltë të Traktatit të Miqësisë, të nënshkruar mes dy shteteve në vitin 2017; me represionin e supozuar të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut dhe me origjinën dhe statusin e gjuhës maqedonase, të cilën Sofja e konsideron si një dialekt të bullgarishtes.

Në propozimin francez, të paraqitur në fillim të verës, kur Franca mbante ende kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, disa, por jo të gjitha nga këto çështje, trajtohen.

Më e rëndësishmja është se, përpara se të fillojë bisedimet e pranimit me Brukselin, Shkupi duhet të ndryshojë Kushtetutën e tij - këtë herë për të përfshirë një referencë për pakicën e tij bullgare.

Në propozimin francez ka edhe referenca që lidhen me Traktatin e Miqësisë, të cilat lënë të kuptohet se çështjet e diskutueshme historike dhe arsimore, do të vazhdojnë t’i ndjekin marrëdhëniet mes dy fqinjëve.

Disa zyrtarë të BE-së, që kanë folur për Radion Evropa e Lirë, mendojnë se propozimi i paraqitur nga Franca është “i padrejtë” për Shkupin, por askush nuk duket se ka ndonjë ide më të mirë.

Vlen të kujtohet se Qeveria pro-reformiste në Sofje është rrëzuar në qershor, sepse propozimi francez është parë si shumë “pajtues”.

Një diplomat i BE-së, i cili ka dashur të mbetet anonim, sepse nuk ka qenë i autorizuar për të folur për këtë çështje, ka thënë: “Nëse Shkupi nuk pajtohet me këtë [propozimin francez], ai do të lëngojë në të njëjtin vend edhe për një dekadë tjetër. Së paku”.

Qeveria e re e Bullgarisë mund të kërkojë lehtësisht më shumë dhe ta bllokojë procesin edhe një herë. Dhe, vetë fakti që 27 vendet anëtare të BE-së po konsiderojnë seriozisht shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE, ka nxjerrë në pah presionin që ka pasur Shkupi nga të gjitha anët për të rënë dakord me propozimin francez.

Në fund të fundit, kështu duken marrëdhëniet asimetrike midis anëtarëve të BE-së dhe atyre që shpresojnë të hyjnë në BE. Shtetet anëtare të BE-së kërkojnë, kandidatët veprojnë. Thjesht, vendet e BE-së kanë shumë dëshirë të marrin gjithçka që munden nga vendet tjera. Kërkesat mund të bëhen edhe para fillimit të bisedimeve të anëtarësimit. Kur ato fillojnë, vendi kandidat duhet të fillojë pastaj procesin e ngadaltë të miratimit të legjislacionit të BE-së, i cili është i ndarë në mbi 30 kapituj.

Njëzet e shtatë shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin unanimisht se kur hapen dhe kur mbyllen ata kapituj./REL

negociatat me be 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet