LIVE UPDATES
Politike

Diskutimet për qeverinë në vendnumëro/ Analiza e DW: Shteti pa qeveri dhe në shumë segmente jofunksional! Çfarë pritet të ndodhë në Kosovë ?

Asnjë nga partitë e deritashme në opozitë, siç thonë, nuk dëshirojnë t'i bashkohet Vetëvendosjes në një koalicion në mënyrë që të shmangeshin zgjedhjet e reja parlamentare.

16 Nëntor 2025, 08:28 Nga E.d
Diskutimet për qeverinë në vendnumëro/ Analiza e DW: Shteti
Foto ilustruse

Glauk Konjufca është i mandatuari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje për të krijuar shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë e re të Kosovës. Nuk ka ndonjë njoftim nëse Konjufca ka arritur ta sigurojë shumicën. Asnjë nga partitë e deritashme në opozitë, siç thonë, nuk dëshirojnë t'i bashkohet Vetëvendosjes në një koalicion në mënyrë që të shmangeshin zgjedhjet e reja parlamentare.

Kontaktet me AAK-në pa rezultat

E vetmja parti që tha, se është kontaktuar në këtë fazë nga Vetëvendosja, ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, një përpjekje kjo për të koordinuar takime lidhur me votimin e qeverisë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ka refuzuar t'i takojë zyrtarët e Vetëvendosjes, sikundër që do të refuzonte edhe nëse do të merrte propozime konkrete për bashkëpunim në qeverisje. Haradinaj konsideron, se "zgjedhjet e parakohshme janë rrugëdalja e vetme nga ngërçi politik".

"Ne nuk kemi pasur propozim apo kërkesë për çfarëdo bashkëpunimi. Kanë kërkuar komunikim, ka pasur kërkesa për takim ose konsulta me kolegë nga radhët tona edhe me mua në këtë rast. Por nuk e shohim të shkojmë në takime”, ka thënë Haradinaj.

Partitë e tjera opozitare refuzojnë bashkëpunimin

Dy partitë e tjera të deritashme në opozitë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thonë se nuk janë kontaktuar fare nga Vetëvendosja dhe nuk duan të bashkëpunojnë me këtë parti. Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, në një konferencë për media tha se qëllimi i LVV-së nuk është që ta sigurojë shumicën parlamentare, por vetëm që të blejë kohë.

“Çka po shohim ne këto ditë, është krejtësisht qasja e njëjtë sikurse me mandatarin e parë. Mandatari i parë nuk ka pasur as tendencë e as interesim të krijojë institucionet e vendit. E njëjta gjë po ndodh edhe me mandatarin e dytë”, ka thënë Zogaj, duke shtuar se LDK-ja nuk ka votë për qeverinë Konjufca.

Edhe kryetari në dorëheqje i partisë tjetër, PDK-së, Memli Krasniqi, tha ditë më parë se "nuk ka pasur kontakte me LVV-në dhe as kërkesa prej saj për votimin e qeverisë”. Sipas tij, "zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen pa humbur kohë”. PDK është një pritje të zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë.

Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme edhe për Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt. Në Vetëvendosje ndërkaq, nuk janë përgjigjur nëse kanë siguruar ndonjë votë më shumë sesa në përpjekjen e parë për formimin e qeverisë, ku Albin Kurti mori vetëm 56 vota nga 120 deputetë sa ka parlamenti i Kosovës.  Glauk Konjufca i partisë Vetëvendosja i ngarkuarii dytë për krijimin e qeverisë së reFotografi: Press office of the political party Vetëvendosje. Vetë Glauk Konjufca, në ditën e mandatimit nga presidentja për ta krijuar shumicën parlamentare, tha se "dëshiron bashkëpunim me partitë shqiptare të përfaqësuara në kuvend, por jo koalicion”. Ai tha se me zgjedhjen e një qeverie të re të udhëhequr nga ai do të shmangej mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve në dhjetor, në mënyrë që vendi të mos ketë dy palë zgjedhje për një periudhë të shkurtër, pasi në prill duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.

Osmani: Seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që tashmë e ka mandatuar Glauk Konjufcën si mandatar të dytë, pret që seanca për qeverinë e re të thirret sa më shpejt.

"I mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues. Pra, siç e dini, seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues. Kanë mbetur edhe pak ditë. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance”, thotë presidentja Osmani.

Analistët: Ngërçi kryeneçësi e partive politike

Njohësit e rrethanave politike thonë se ‘kryeneçësia' e partive politike për të mos bashkëpunuar ndërmjet vete, është rezultati që shihet: shteti pa qeveri dhe në shumë segmente jofunksional. Zgjedhjet shihen në sfond. Blerim Burjani, analist politik, i tha DW-së se "pozita e deritashme e do pushtetin e plotë me formulën, ose krejt ose hiç, ndërsa partitë e deritashme opozitare nuk duan bashkëpunim me Vetëvendosjen.

"Pra, sipas mendimit tim, nëse dëshirojnë t'i ikin dy palë zgjedhjeve të njëpasnjëshme, atëherë partitë politike, pozitë dhe opozitë, të pajtohen për të formuar një qeveri teknike të përbërë nga ekspertë të pavarur. Në këtë situatë presidentja së bashku me partitë politike do të propozonin përbërjen e qeverisë dhe kjo qeveri do të ishte kalimtare gjashtëmujore ku do të aprovohej buxheti dhe do të shpëtohej shteti nga kolapsi”, thotë Burjani. Sipas tij, këto parti politike kanë bërë dëme të mëdha dhe janë kompromentuar te qytetarët, me sjelljet e tyre karshi vendit.

"Partitë politike duhet t'i thërrasin ndërgjegjes, vetëdijes politike dhe të punojnë në të mirën e qytetarëve. Për momentin e kanë sjellë shtetin në gjendje të bllokadës, kërcënuese për të tashmen dhe të ardhmen, nëse nuk komunikojnë njëra me tjetrën për të gjetur një zgjidhje kalimtare”, thotë Burjani, duke shtuar se Kosova, siç duket, ka nevojë për diçka të re, të ketë një skenë tjetër politike, për të mos humbur kohë.

Nëntë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Kosova vazhdon të jetë në një krizë të thellë institucionale duke mos arritur të krijojë qeveri. Pa një qeveri të re, ndonëse me parlament të konstituuar, Kosova rrezikon të futet edhe në krizë financiare për shkak të mosmiratimit të buxhetit për vitin 2026 që duhet propozuar nga qeveria.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,u kërkon partive politike kompromis, pasi Kosova rrezikon të mbetet edhe pa buxhet.

"E kam ngritur edhe çështjen e planit të rritjes që është mbi 800 milionë euro, çështjen e marrëveshjeve me Bankën Botërore, që tani në fund të dhjetorit janë 100 milionë euro, por që janë edhe 200 milionë të tjera në fund të vitit që mund të humbasin nëse nuk ratifikohen. Pra, po flasim për një miliard euro që është një e katërta e buxhetit të Kosovës, që Kosova nuk do duhej t'i humbiste, por t'i përfitonte. Krejt çka duhet është vullneti i partive politike në mënyrë që këto vendime të merren nga ky kuvend, nga përfaqësuesit e këtij kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt, por akoma nuk kanë vendosur asgjë”, thotë presidentja Osmani.

Në një letër drejtuar presidentes Osmanit, ndërkaq 21 organizata të shoqërisë civile thanë se mungesa e buxhetit të ri të vendit do të paralizonte pagesat për mësimdhënës, mjekë, administratën publike dhe transfere sociale për qindra mijëra qytetarë të Kosovës.

"E ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk duhet të bëhen peng i bllokadave politike. Ne besojmë se përvoja, autoriteti dhe roli juaj unifikues si presidente mund të jenë përcaktues për të shmangur një krizë që do të prekte shumë familje në Kosovë”, thuhet në letrën e shoqërisë civile drejtuar presidentes. Sidoqoftë, sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse as mandatari i dytë, Glauk Konjufca, deri më datën 19 nëntor nuk arrin ta krijojë mazhorancën, kur kjo të vërtetohet përmes një seance parlamentare, atëherë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet t'i shpallë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga data e shpalljes së tyre./DW

kosovë vendnumëro qeverinë

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje