LIVE UPDATES
Politike

Kosova pranon dronët luftarakë kamikazë “Skydagger”/ Kurti: Ushtarakët janë trajnuar për t’i përdorur

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se dronët kanë mbërritur para afatit të paparaparë kohor dhe se dhjetëra ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) tashmë janë trajnuar për përdorimin e tyre.

8 Tetor 2025, 18:01 Nga E. D
Kosova pranon dronët luftarakë kamikazë “Skydagger”/
foto ilustruese

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova ka pranuar të mërkurën kontejnerët “me mijëra dronë” luftarakë kamikazë, Skydagger. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se dronët kanë mbërritur para afatit të paparaparë kohor dhe se dhjetëra ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) tashmë janë trajnuar për përdorimin e tyre. Kurti tregoi gjithashtu se Kosova nënshkroi kontratën në dhjetor të vitit të kaluar me kompaninë e mirënjohur turke Baykar, që është kompani amë e prodhuesit Skydager. 

“Dronët Skydagger ishte planifikuar të mbërrijnë në janar 2026, por i morëm tre muaj më herët. Këta dronë kamikazë të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger të prokuruar nga ne janë dronë luftarakë të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut”, shkroi Kurti.

Ndër të tjera ai tha se me blerjen e këtyre dronëve, Kosova po vazhdon ta ngrejë dhe shtojë fuqinë goditëse të ushtrisë sonë me qëllim ndërtimin e një force të aftë dhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore.

Skydagger RTF është dron "i gatshëm për fluturim”, shpesh edhe dron luftarak, i pajisur me një mjet shpërthyes për përdorim kundër shënjestrave të palëvizshme dhe të lëvizshme, megjithëse ka edhe aplikime profesionale si vëzhgimi dhe kërkim-shpëtimi. RTF nënkupton se droni është plotësisht i montuar dhe përfshin të gjitha komponentët e nevojshëm, si vetë droni, një transmetues radioje, një marrës dhe bateritë, duke e bërë atë të gatshëm menjëherë për fluturim sapo të blihet.

Ky dron mund të fluturojë me një shpejtësi maksimale prej 130kmh në largësi maksimale deri në 10 kilometra. Forca e Sigurisë së Kosovës, aktualisht, është në proces të transformimit në ushtri. Ky proces filloi në vitin 2018, pas miratimit të ndryshimeve ligjore, dhe pritet të zgjasë dhjetë vjet. Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi, nuk kishte zbuluar më herët për REL se sa është shpenzuar këtë vit për armatim, por theksoi se kjo qeveri ka investuar “shumëfish më shumë” sesa të kaluarat.

Në shtator, FSK-ja ka pranuar dronë të blerë nga Shtetet e Bashkuara modeli RQ-20 Puma LE. Në gusht, FSK-ja është pajisur edhe me automjete të blinduara, të blera nga Shtetet e Bashkuara. Vitin e kaluar, ajo ka paraqitur kërkesë për të blerë edhe 200 raketa antitank, Javelin, dhe tani është në proces të pagesës. Kosova ka blerë edhe një flotë të dronëve turq, Bayraktar, në vitin 2023.

Në vitin 2018, nga SHBA-ja në Kosovë kanë arritur edhe automjete ushtarake të tipit Humvee. Qeveria e Kosovës, atëkohë, ka nënshkruar një kontratë me kompaninë amerikane AM General për blerjen e 51 automjeteve të këtij lloji. Dy vjet më vonë, Kosova ka blerë edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja, ndërsa në vitin 2021, Qeveria amerikane i ka dhuruar Kosovës 55 automjete ASV (Automjete të Blinduara Sigurie).

Viteve të fundit, Qeveria e Kosovës e ka rritur buxhetin për sektorin e mbrojtjes  këtë vit ka arritur në 207.8 milionë euro. FSK-ja stërvitet vazhdimisht në bazat amerikane dhe evropiane, dhe gjithashtu merr pjesë në ushtrime shumëkombëshe si “Defender Europe”. Në fund të vitit të kaluar, Kosova ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Turqinë për të ndërtuar fabrikën e saj të parë të municioneve.

kosove albin kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet