LIVE UPDATES
Politike

Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Bajram Begajt: E bëjmë në respekt të institucionit të presidentit

Më tej kryedemokrati tha se do të qëndrojnë  të vendosur që në parlament të bëjmë çdo përpjekje për të paraqitur alternativën tonë dhe për të denoncuar këto akte antikushtetuese, antiligjore të këtij pushteti. 

8 Tetor 2025, 13:55 Nga E.d
Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Bajram Begajt: E bëjmë
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar ditën e sotme për mocion ndaj Bajram Begaj. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha deklaroi se po e këtë veprim ndërmarrim në respekt të institucionit të presidentit, që duhet të jetë një institucion që të mbrojë Kushtetutën. Më tej kryedemokrati tha se do të qëndrojnë  të vendosur që në parlament të bëjmë çdo përpjekje për të paraqitur alternativën tonë dhe për të denoncuar këto akte antikushtetuese, antiligjore të këtij pushteti. 

"Po këto që po bën ky tani dhe që janë zhvilluar që të gjitha përpara syve të tij, keni parë ndonjë përgjegjësi kund ju? Këto të gjitha janë vepër e tyre, por vepër e narkoshtetit, sepse ligji nuk ekziston, ekziston xhepi. Ndaj dhe qëndrojmë të vendosur që në parlament të bëjmë çdo përpjekje për të paraqitur alternativën tonë dhe për të denoncuar këto akte antikushtetuese, antiligjore të këtij pushteti. Dhe dua t’i them atij Peleshit, mos e shtyj më mocionin ndaj teje se do ta kesh njëlloj siç pati Erioni protestën, ti do kesh mocionin.

Zgjidh e merr. Opozita nuk tërhiqet nga të drejtat e saj kushtetuese. Edhe Erioni u përpoq me të gjitha mënyrat që të shkurajonte protestën, por më kot. Tani i them Peleshit, ose respekto të drjetat kushtetuese të opozitës, ose do jesh Erioni bis. Më keq bile, se Erioni nuk rrinte, ia mbathte nga bashkia kur rrethohej, kurse ti nuk ke ku shkon. Do të kërkojmë llogari një më një. Prandaj bëje mocionin. Nxirr mësime, përndryshe ti do kesh çdo javë një mocion gjersa të zbatosh rregulloren e parlamentit dhe Kushtetutën. Gjersa të zbatosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Gjersa të dorëzosh Olta Xhaçkën në Gjykatë

Kushtetuese. Ajo është krim në vazhdim. Olta Xhaçka është krim në vazhdim në parlament. Por këta nuk kanë Kushtetutë.
Edhe mocioni ndaj atij vasalit të Ramës, duhet ta bëjmë. Ai është një figurë kukull. Ajo bëhet vetëm për postin e presidentit, se për një kukull nuk ia vlen të ndërmarrësh asnjë lloj veprimi. Por ne e ndërmarrim në respekt të institucionit të presidentit, që duhet të jetë një institucion që të mbrojë Kushtetutën. Se një ditë futet nën tavolinë, më tha stafi, ditën tjetër thotë në emër të shtetit. Çfarë shteti mor? Ti je një vasal që turpëron shtetin. Prandaj edhe ajo duhet të jetë pa diskutim në rendin e ditës sikundër interpelanca me kreun e narkoshtetit dhe qeveritarët," tha Berisha.

sali berisha mbledhja e grupit parlamentar te pd

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës