8 Tetor 2025, 16:08
Nga M.L
Elisa Spiropali
IRLANDË E VERIUT- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka mbërritur këtë të mërkurë në Belfast, ku po zhvillohet Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit. Në një reagim për mediat, Spiropali u shpreh se ky ministerial mbahet në një qytet që është shembull i dialogut dhe pajtimit, duke e lidhur këtë simbolikë me realitetin e Ballkanit Perëndimor.
“Sapo mbërritëm në Belfast të Irlandës së Veriut për Ministerialin e Procesit të Berlinit. Nga qyteti që e shndërroi ndasinë në dialog, përçojmë të njëjtën frymë për Ballkanin Perëndimor. Belfasti na kujton se paqja nuk trashëgohet lehtë, ajo ndërtohet ditë pas dite përmes bashkëpunimit, zhvillimit dhe integrimit. Shqipëria rolin udhëheqës në këtë proces nuk e ka fituar me retorikë, por përmes reformave, veprimit dhe besimit”, u shpreh ministrja Spiropali.
Gjatë qëndrimit në Belfast, ministrja shqiptare do të zhvillojë takime bilaterale me homologë të vendeve pjesëmarrëse dhe do të jetë folëse kryesore në disa sesione plenare, që do të trajtojnë tema si siguria europiane dhe migrimi, pajtimi në Ballkanin Perëndimor dhe integrimi i rajonit drejt Bashkimit Europian.
Ministeriali i Belfastit zhvillohet nën kujdesin e Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, dhe është pjesë e serisë së takimeve përgatitore që Britania e Madhe, si vend pritës i Procesit të Berlinit 2025, po organizon gjatë këtij viti. Takimet ministrore do të çojnë drejt Samitit të Liderëve, i cili do të mbahet më 22 tetor 2025 në Londër, nën drejtimin e Kryeministrit britanik./ Dosja.al
elisa spiropali
Politike
8 Tetor 2025, 15:29
M.L
Manastirliu me qytetarët
TIRANA- Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka çelur ...
Politike
8 Tetor 2025, 14:05
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot, përsa i përket zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit, se të gji...
Politike
8 Tetor 2025, 13:55
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar ditën e sotme për mocion ndaj Bajram Begaj. Gja...
Politike
8 Tetor 2025, 13:52
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama për masa represive ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Gjat&eum...
Politike
8 Tetor 2025, 13:44
E.d
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë se drejtësia duhet reformuar vetëm nga Komisi...
Politike
8 Tetor 2025, 13:36
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se përfaqësuesit e PD-së nuk do të dalin m&eu...
Politike
8 Tetor 2025, 13:32
I.A
Eric Adams
TIRANË- Kryebashkiaku i New York Eric Adams ka mbajtur një deklaratë për mediat shqiptare nga kryeministria. Në fj...
Politike
8 Tetor 2025, 13:31
E.d
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar KLGJ-në dhe KLP-në për korrupsion. Gjatë mbledhjes së grupit pa...
Politike
8 Tetor 2025, 13:24
I.A
Sara Mila
TIRANË- Deputetja që mori më shumë vota në qarkun e Elbasanit, Sara Mila ka nisur disa kritika ndaj kolegët e saj q...
Politike
8 Tetor 2025, 13:20
E.d
TIRANË - Sali Berisha ka komentuar vrasjen e gjykatesit Astrit Kalaja, duke thënë se shqiptarët kanë humbur të drejtën e pr...