LIVE UPDATES
Politike

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Kjo nismë nuk u prit pa dilema. Demokraci si Franca dhe Gjermania e refuzuan pjesëmarrjen në të, duke paralajmëruar se ajo mund të dobësojë rolin e OKB-së dhe të hapë derën për figura si presidenti rus, Vladimir Putin.

1 Shkurt 2026, 11:32 Nga I.A
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet
Kongresi amerikan

KOSOVË- Në mungesë të lobimit zyrtar në Shtetet e Bashkuara, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u shfaq muajt e fundit si një ndër figurat më aktive në arenën ndërkombëtare. Pjesëmarrja e saj në ceremoninë e nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes për Gazën dhe takimet me presidentin amerikan, Donald Trump - me shtrëngime duarsh dhe biseda vesh më vesh - kapën vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Vendi me rreth 1.5 milion banorë tregoi se diplomacia aktive mund ta mbajë atë të dukshëm.

“Është një nismë historike, me një vizion të qartë: për të sjellë më shumë paqe dhe siguri në botë”, tha Osmani pasi nënshkroi Kartën e Bordit të Paqes më 22 janar.

Kjo nismë nuk u prit pa dilema. Demokraci si Franca dhe Gjermania e refuzuan pjesëmarrjen në të, duke paralajmëruar se ajo mund të dobësojë rolin e OKB-së dhe të hapë derën për figura si presidenti rus, Vladimir Putin.

Edhe në Kosovë, reagimet ishin të ndara: për disa, pjesëmarrja është një hap drejt rritjes së peshës ndërkombëtare të vendit, për të tjerë - një rreshtim i rrezikshëm përkrah regjimeve autoritare, përfshirë Bjellorusinë.

Kështu, debati rreth Bordit të Paqes la në hije një çështje tjetër thelbësore: mungesën e lobimit shtetëror të Kosovës në SHBA.

Donika Emini, njohëse e zhvillimeve politike, thotë se Kosova, për gati dy vjet, ka pasur shumë pak zëra aktivë në Uashington - jo për mungesë temash, por për mungesë strukture. Vendi nuk ka asnjë kontratë aktive lobimi në regjistrin e Agjentëve të Huaj të Departamentit të Drejtësisë amerikane, të njohur si FARA, që nga qershori i vitit 2024. Kjo, pavarësisht se lobimi i tillë i lejon çdo shteti të huaj të tentojë të ndikojë ligjërisht në politikat e SHBA-së.

Sipas Eminit, mungesa e këtij mekanizmi e dobëson aftësinë e Kosovës për të komunikuar interesat e saj, sepse, siç thotë, angazhimi individual i një zyrtari nuk mund ta zëvendësojë një strukturë profesionale lobimi - veçanërisht në SHBA.

“Është realisht shqetësuese, për faktin se SHBA-ja nuk funksionon si Bashkimi Evropian. Me vendet e BE-së, me vetë Brukselin, mund t’i menaxhosh marrëdhëniet bilaterale vetë, përmes kanaleve zyrtare, përfaqësuesve të shtetit. Në SHBA funksionon ajo platformë [FARA] dhe ajo mundësi, sepse gjithçka bëhet përmes lobimit. Asgjë nuk është rastësore”, thotë Emini, nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë, për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Që nga fillimi i viteve ’90, Kosova ka paguar kompani të shumta lobimi në SHBA, me qindra mijëra dollarë, për të promovuar agjendën e saj ndërkombëtare. Kontratat janë lidhur nga institucionet shtetërore me emra të njohur amerikanë, si Podesta Group dhe Ballard Partners.

Në pesë vjetët e fundit, gjatë pushtetit të presidentes Osmani dhe Qeverisë së Albin Kurtit, janë nënshkruar vetëm tri kontrata lobimi - të gjitha në vitin 2023: njëra afatshkurtër dhe dy të tjera që skaduan një vit më vonë.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar sqarime nga Presidenca, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës lidhur me arsyet përse Kosova, aktualisht, nuk ka asnjë kontratë aktive lobimi të regjistruar në FARA. Deri më tani, asnjëri prej institucioneve nuk ka kthyer përgjigje, duke i lënë të hapura pyetjet për mungesën e një strategjie të qartë, planifikimin dhe koordinimin institucional.

Në një prej deklarimeve të rralla për çështjen e lobimit, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla - tani në detyrë - ka thënë se “po konsiderohet” vazhdimi i kontratave me dy kompanitë e kontraktuara më 2023 - të Avni Mustafajt dhe Afërdita Rakipit. Por, edhe gati një vit e gjysmë më vonë, kjo nuk ka ndodhur. Gërvalla ka deklaruar se është e kënaqur me punën e tyre, edhe pse shumica e shpenzimeve u kanë shkuar për dreka, udhëtime dhe takime në Prishtinë.

“Nuk ka shqetësime lidhur me këto kontrata. Ata dy punojnë së bashku në realizimin e detyrave të tyre”, ka thënë atëkohë Gërvalla.

Sipas Eminit, Kosova e merr për të mirëqenë mbështetjen politike të SHBA-së, pa kuptuar ndryshimet drastike të elitave politike, që kanë ndodhur atje.

“Nuk jemi në vitet ’90. Nuk kemi një elitë politike në SHBA që e njeh Ballkanin në detaje. Nuk kemi lobistë, senatorë apo kongresistë siç i kemi pasur dikur, të cilët e kanë pasur kauzë politike avancimin e Ballkanit”, thotë Emini.

Vesko Garçeviq, profesor i Praktikës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Bostonit, thotë se pa lobistë që japin informacion nga brenda, Kosova rrezikon t’i keqkuptojë prioritetet e SHBA-së, duke hartuar politika që nuk përshtaten me pritjet e Uashingtonit dhe, për pasojë, marrin pak mbështetje. Në këtë mënyrë, Kosova - kushtimisht thënë - rrezikon edhe “të harrohet”, duke u dhënë hapësirë të tjerëve që ta krijojnë narrativin për të.

“Serbia, sidomos, ka investuar jashtëzakonisht shumë, si financiarisht, ashtu edhe përmes lidhjeve të saj, në ndërtimin e rrjetit të lobimit. Ndaj, po të isha në vendin e Qeverisë së Kosovës, do ta bëja të njëjtën gjë. Do të mendoja për të angazhuar dikë me ndikim që i përfaqëson interesat e Kosovës - jashtë zyrës diplomatike që Kosova ka në Uashington”, thotë Garçeviq për Exposenë.

Serbia, aktualisht, ka gjashtë kontrata aktive në Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj - FARA. Njëra prej tyre përfshin edhe avokim para Kongresit amerikan dhe departamenteve të tij.

Nga vendet e tjera të rajonit, Bosnje e Hercegovina ka 14 kontrata aktive, shumica prej tyre të lidhura nga Republika Sërpska; Shqipëria ka katër, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë asnjë.

Garçeviq, ish-ambasador i Malit të Zi në disa vende evropiane, thotë se lobimi e kompenson peshën e kufizuar diplomatike të një vendi. Ndryshe nga vendet e mëdha, shtetet e vogla - si Kosova dhe Mali i Zi - nuk kanë ndikim të madh ekonomik, ushtarak apo strategjik, prandaj nuk e tërheqin automatikisht vëmendjen e Uashingtonit. Ai shpjegon se lobimi i vazhdueshëm ka bërë që SHBA-ja ta perceptonte pozitivisht kandidaturën e Malit të Zi për NATO, dhe ka luajtur rol vendimtar në arritjen e suksesit.

“Shumë kohë përpara se të merrej vendimi më 2017, ne kemi gjetur një grup lobimi shumë efektiv, që ka punuar në favor të Malit të Zi. Kur ne kemi nisur fushatën për anëtarësim, NATO-ja nuk ka qenë e etur për të pranuar anëtar të ri. Kjo ka ndryshuar me kalimin e kohës, dhe mund të them se lobistët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces”, thotë Garçeviq.

Në rrethanat ku gjendet Kosova - me çështje të hapura me Serbinë dhe jashtë NATO-s e BE-së - lobimi në SHBA nuk është vetëm çështje imazhi. Ai është mjet kyç edhe për mbrojtjen e sigurisë civile dhe për të siguruar që SHBA-ja mbetet e angazhuar në stabilitetin dhe mbrojtjen e vendit, sipas Garçeviqit.

“Prandaj, mos ua lini të tjerëve që ta formësojnë mënyrën se si SHBA-ja ju qaset. Duhet të jeni proaktivë, sepse kjo ju ndihmon edhe të kuptoni më mirë se si mendohet nga brenda. Njerëzit që i angazhoni për të punuar për ju, mund t’ju japin vlerësime reale se çfarë ndodh në anën tjetër dhe si e shohin ata situatën”, thotë ai.

Emini shton se realiteti politik në Uashington ka ndryshuar ndjeshëm dhe se vendimmarrja sot zhvillohet në një mjedis shumë më të fragmentuar. Sipas saj, Qeveria e re e Kosovës, që pritet të formohet sërish nga Albin Kurti, duhet të investojë në ndërtimin e rrjeteve afatgjate të lobimit në SHBA, e jo të mbështetet në komunikim sporadik apo vetëm në vizita zyrtare.

“Kosova është një shtet i vogël dhe si i tillë mbijeton në aleanca. Edhe sikur të ishte shtetësi e përfunduar, edhe nëse do të kishte ushtri dhe do të ishte pjesë e NATO-s, aleancat janë të domosdoshme”, thotë Emini.

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara kanë kaluar periudha tensioni gjatë dy vjetëve të fundit. Shkak janë bërë disa vendime të Qeverisë së Kosovës, të cilat Uashingtoni i ka vlerësuar si të dëmshme për komunitetin serb. Përplasjet kanë kulmuar me paralajmërime publike nga zyrtarët amerikanë për përkeqësim të raporteve dhe me vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, ndonëse Qeveria e Kurtit ka insistuar se këto mospajtime janë pjesë e një dinamike normale mes aleatëve.

Këtë muaj, Kosova u përfshi edhe në listën e 75 vendeve për qytetarët e të cilave SHBA-ja ka pezulluar përkohësisht lëshimin e vizave të emigrimit. Arsyeja zyrtare: parandalimi i keqpërdorimit të ndihmave sociale. Në këtë listë janë përfshirë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë, e cila, sipas raportimeve të disa mediave, ka përfituar edhe nga lobimi intensiv.

Megjithatë, Departamenti amerikan i Shtetit ka sqaruar se masa synon ata që “i përdorin ndihmat sociale amerikane në nivele të papranueshme”.

Në një Uashington ku vëmendja blihet, fitohet ose humbet, sfida për Kosovën tani nuk qëndron vetëm te ruajtja e miqësive, por edhe tek aftësia për t’u dëgjuar.

Me fjalët e presidentes Osmani, pas nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes, “kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt”. Por, mbetet të shihet nëse Kosova do të arrijë ta shndërrojë këtë moment në ndikim real - përtej dorështrëngimeve dhe titujve në media./REL

fara

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë