Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rama ishte i shoqëruar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, të cilët janë njohur me ecurinë e deritanishme të punimeve.
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të diel punimet në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve, në Tiranë. Rama ishte i shoqëruar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, të cilët janë njohur me ecurinë e deritanishme të punimeve.
Ministri Gonxhja është shprehur se godina ka pasur probleme të rënda strukturore, pasi ishte ndërtim i viteve ‘70, por tashmë ajo po kthehet në një hapsirë të përshtatshme të ruajtjes së veprave dhe të dixhitalizimit. Gonxhja thotë se sipërfaqja e eventeve dhe aktiviteteve nga projekti është dhjetëfishuar, ndërsa shton se deri tani janë kryer 784 restaurime veprash.
“Jemi në faza të avancuara punimesh. Është kryer rreth 40% e punimeve, por është pjesa më komplekse që është kryer dhe pjesa që në preventiv ka zënë një vend më të vogël. Pjesa që vjen tani, montohet më shpejt dhe zë një vend më të madh në preventiv. Jemi në një moment të kënaqshëm të ecurisë së punimeve. Po punohet në të dyja objektet, në objektin e vjetër dhe objektin e ri. Kanë mbaruar gjithë përforcimet. Godina ka pasur probleme të rënda strukturore, ndërtim i viteve ‘70, por me të vërtetë ndërtuar shumë pa cilësi. Shumë punë për riforcimin.
Sipërfaqja e eventeve dhe aktiviteteve nga projekti është dhjetëfishuar me çfarë ka pasur mundësi të bënte Galeria e Arteve dikur. Sipërfaqja ekzopozuese mbi gati trefishuar. Sipërfaqja arkiva, konservim katër-pesëfishuar.” – shpjegoi Ministri Gonxhja, teksa theksoi ndër të tjera se po punohet me konservimin dhe restaurimin.
“Deri tani janë kryer 784 restaurime veprash. Paralel punohet me gjithë inventarin në mënyrë që të jemi gati që dhe me grupin këshillimor që e diskutuam për muzeimin, linjën muzeale dhe për gjithë planin e menaxhimit të gjithë galerisë - tregoi ai.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama u interesua për detajet teknike të projektit, i cili parashikon një komunikim mes dy objekteve të vjetrit dhe të riut.
“Objekti i ri u shtua duke respektuar objektin e vjetër dhe duke mbajtur këtë galerinë e xhamit. Vizita fillon që nga objekti ekzistues dhe pastaj nëpërmjet urave kalojnë paralel sipas kateve drejt objektit tjetër, ku ka hapësira të tjera të shtuara. Dallohen disa tipologji ndërhyrjesh këtu, duke filluar që nga përforcimi dhe pastaj gjithë instalimet me radhë. Do rikthejmë skylight-et të cilat me kalimin e kohës kanë qenë të improvizuara dhe të mbyllura.”- shpjegoi përfaqësuesi i studios projektuese.
Gjatë inspektimit u tha gjithashtu se punimet në kantierin për Galerinë Kombëtare të Arteve, parashikohen të mbyllen në fund të këtij viti.
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë këtë të diel një takim me ...
McGonigal SHBA - Gazetari investigativ amerikan, Chuck Ross, në një postim në rrjete sociale një ditë më parë, ka s...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë ditën e nesërme një takim në Athi...
bushka, xoxa TIRANË- Në deklaratën e SPAK-ut pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, tërhoqi vëm...
rama dhe bin zayed TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e nesërme mbërrin në Tiranës, presidenti i Emirateve t&...
sali berisha PARMA- Kreu i PD-së, Sali Berisha e mbylli fjalimin e tij në takimin në Parma me shqiptarët e Italisë, duke i bë...
sali berisha PARMA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në Parma se Shqipëria do bëhet vendi më tërheq&...
sali berisha PARMA- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij se partia politike që drejton angazhohet për ...
sali berisha PARMA- Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij para emigrantëve shqiptarë në Parma të Italisës...
sali berisha PARMA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në takimin me shqiptarët në Parma se një tjetër zhvilli...