LIVE UPDATES
Politike

Koncensioni i Butrintit, Zhupa: Po fshehin raportin e UNESCO-s, po fabrikojnë prova që ky raport nuk egziston

Gjatë fjalës së saj Zhupa u shpreh se raporti i UNESCO-s po mbahet i fshehtë dhe se po i kërkohet UNESCO-s të mos e raportojë.

9 Janar 2024, 14:20 Nga N.F
Koncensioni i Butrintit, Zhupa: Po fshehin raportin e UNESCO-s, po
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat ka sjellë edhe një herë në vëmendje çështjen për koncensionin e Butrintit. Gjatë fjalës së saj Zhupa u shpreh se raporti i UNESCO-s po mbahet i fshehtë dhe se po i kërkohet UNESCO-s të mos e raportojë.

Deputetja e PD-së më tej shtoi se përfaqësuesi i qeverisë në gjykatë ka dhënë dëshmi të rreme dhe se ka fabrikuar prova sikur ky raport nuk ekziston. Zhupa shtoi se Instituti që fsheh raportin është në varësi të ministrit Gonxhe dhe ish-ministres Margariti e cila është edhe kryetare bordi e koncesionarit. 

Deklarata e plotë:

Prej një viti jemi në Gjykatën Kushtetuese për koncesionin e Butrintit. Gjatë këtij procesi kemi kërkuar që të merret edhe qëndrimi i UNESCO, duke qenë se Butrinti është pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO, dhe ky lloj koncesioni është i padëgjuar në botë, por edhe i palejuar nga Konventa e Parisit. Në datë 22 Dhjetor kemi marr përgjigjen zyrtare me email nga Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Pasurive Botërore të UNESCO-s, z.Lazare Eloundou Assomo, që konfirmon që raporti i misionit të tetorit 2022 i është dërguar qeverisë shqiptare, konkretisht Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Raporti mbahet i fshehtë nga Gjykata Kushtetuese dhe i kërkohet UNESCO që mos ta publikojë këtë raport. Përfaqësuesi i qeverisë në gjykatë ka dhënë dëshmi të rreme dhe ka fabrikuar prova sikur ky raport nuk ekzistonte.  Po ju citojmë e-mailin: “Lidhur me kërkesën tuaj për statusin e raportit të misionit të përbashkë të Qendrës të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe Misionit Këshillimor ICOMOS, që u zhvillua nga data 26 deri më 28 tetor 2022, Ju lutemi të jeni të informuar se ky Raport është finalizuar dhe transmetuar tek autoritetet kompetente në Shqipëri, përkatësisht Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore si organizata qeveritare e caktuar si përgjegjëse kryesore për zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërore në Shqipëri. Shteti Palë i Shqipërisë nuk ka autorizuar publikimin e raportit në faqen e Trashëgimisë Botërore”.

Sigurisht që situata tregon qartësisht që kemi të bëjmë me një raport që nuk i shkon për shtat qeverisë dhe koncesionarit AADF. Ndryshe nuk do e fshinin nga Gjykata Kushtetuese dhe nuk do i kërkonin UNESCO mospublikimin e këtij raporti. Nga ana tjetër situata vazhdon me serinë e shkeljeve penale dhe ligjore dhe dyshime të arsyeshme mbi konflikt interesi dhe forma të korrupsionit. Instituti që fsheh raportin është në varësi tashmë të ministrit Gonxhe, dhe ish ministres Margariti, që është dhe kryetare bordi e koncesionarit. Së fundmi koncensionari FMB ka ndryshuar një prej anëtarëve të bordit -noteren – dhe ka vendosur në vend të saj drejtoreshën e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore znj. Rudina Zoto (Kule), pikërisht personin që ka raportin nga UNESCO dhe që e fsheh. Znj. Rudina Zoto tashmë është kolege me ish shefen e saj Margariti së cilës, për t’i gjetur një punë kur ta hiqnin nga posti e imuniteti e kanë caktuar në Bordin e Butrintit.

A ishte pikërisht fshehja e raportit arsyeja pse u shpërblye me vendin si anëtare e bordit Rudina Zoto?! Drejtësia do thotë fjalën e saj edhe për këtë. Elva Margariti, Rudina Zoto dhe përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave në gjykatë janë duke shkelur ligjin dhe do përballen me pasojat ligjore personalisht dhe s’do mund të fshihen as pas posteve që i japin vetes. Elva u përdor dhe u flakë pa asnjë shpjegim, ndërsa Rudina duhet të shikojë fatin e shefes së saj, për t’ju kthyer ligjshmërisë dhe të bëjë publik raportin. Ne jemi në pritje të hapave dhe vendimeve që do të ndërmarrë Gjykata Kushtetuese, duke shpresuar që do t’i përgjigjet kushtetutshmërisë, drejtësisë dhe interesit kombëtar. Gjykata duhet ta marrë raportin dhe ne palët në proces të njihemi dhe të shprehemi për të. Butrinti është pasuri UNESCO dhe pasuri e Shqipërisë dhe e tillë duhet dhe do të mbetet me çdo kusht.

ina zhupa gjykata kushtetuese unesco butrinti


Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?