9 Janar 2024, 14:20
Nga M.B

Kosova- Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së (EEAS) janë duke punuar për ta ndryshuar kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në Bashkim Evropian (BE), në mënyrë që në mesin e kushteve detyruese ta vendosin edhe zbatimin e marrëveshjeve që ajo i ka arritur deri tani me Kosovën në dialogun e ndërmjetësuar nga ajo.
“Puna në këtë drejtim po vazhdon në përputhje me kërkesën e vendeve anëtare“, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, të martën në një konferencë për shtyp në Bruksel.
Kërkesa për ndryshimin formal të kushteve në kapitullin 35 u bë nga shtetet anëtare të BE-së dhe vjen pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha muajin e kaluar se vendi i saj nuk do t'i zbatonte të gjitha marrëveshjet për të cilat u pajtua me Kosovën. Që nga viti 2011, BE-ja e ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky proces mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Vitin e kaluar, palët arritën Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksin për zbatimin e saj. Pavarësisht trysnisë ndërkombëtare që palët të zbatojnë marrëveshjen, blloku evropian ka thënë se ajo nuk po zbatohet.
Pikërisht përfshirja e detyrimit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në kornizën e bisedimeve për anëtarësim në BE ishte përmendur nga zyrtarët e lartë të bllokut si mënyrë që marrëveshja e arritur në Bruksel më 27 shkurt dhe më pas më 18 mars në Ohër, aneksi për zbatimin e saj, të bëhen “ligjërisht të detyrueshme”. BE insiston se, sipas Konventës së Vjenës, edhe marrëveshjet që janë rezultat i pajtimit e që nuk janë nënshkruar kanë fuqinë e obligimit ligjorë për palët. Dhe kjo është, sipas BE-së, vlen edhe për Marrëveshjen e vitit të kaluar për normalizimin e marrëdhënieve. Ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Evropa po i kërkon Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“De facto ose de jure. Kjo po kërkohet. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë”, tha Vuçiç për televizionin Pink më 7 janar.
Marrë nga REL
kosova serbia be
Politike
9 Janar 2024, 14:06
a.l
Detaje
SHËNGJIN- Kanë dalë detajet e para nga mbledhja me dyer të mbyllura e qeverisë që po mbahet sot në Shëngjin....
Politike
9 Janar 2024, 12:50
N.F
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat u shpreh ...
Politike
9 Janar 2024, 12:27
I.A
Luciano Boci
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i është s...
Politike
9 Janar 2024, 11:44
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar një raport mbi çështjen Partizani, për të cilën ndod...
Politike
9 Janar 2024, 10:26
I.A
Blendi Gonxhja
TIRANË- Blendi Gonxhja ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama e propozoi për të qenë Ministër i Ekonomisë,...
Politike
9 Janar 2024, 09:08
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është thirrur mëngjesin e sotëm në Prokurorin&e...
Politike
9 Janar 2024, 08:37
I.A
Edi Rama
SHËNGJIN- Kryeministri Edi Rama do të mbledh sot qeverinë në Shëngjin të Lezhës në një takim informa...
Politike
8 Janar 2024, 20:20
r.ll
genc gjokutaj
TIRANË- Mes demokratëve të mbledhur poshtë pallatit të liderit të PD-së, Sali Berishës ishte edhe avo...
Politike
8 Janar 2024, 19:02
r.ll
ilir beqaj
TIRANË- Gzona është një restorant i vendosur në rrugicën pedonale brenda sarajeve të familjes Toptani në...
Politike
8 Janar 2024, 18:47
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha si netët e mëparshme ka mbajtur nga dritarja e banesës fjalimin e tij për mb&eum...