Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Klevis Balliu, ka zhvilluar një përballje të fortë me përfaqësuesit e Shërbimit Informativ Shtetëror, duke ngritur alarmin për kolapsin e sigurisë kombëtare dhe inkriminimin e institucioneve.
TIRANA- Në Komisionin e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti i Partisë Demokratike,
“SHISH-i nuk funksionon. Është lënë qëllimisht në mjerim për të mos investuar në inteligjencën që parandalon krimin,” deklaroi Balliu. Sipas tij, kjo situatë nuk është rastësi, por pjesë e një skeme të qartë ku qeveria shmang çdo mekanizëm kontrolli dhe parandalimi, ndërsa krimi i organizuar forcon pozitat e tij.
Deputeti tha se Shqipëria po përballet me dramën më të madhe të historisë së saj moderne: inkriminimin e shtetit. Ai solli shembuj flagrantë ku punonjës të Policisë së Shtetit janë kapur të përfshirë në atentate mafioze dhe struktura kriminale, ndërsa të tjerë kanë bashkëpunuar në grupime të rrezikshme.
Balliu rikujtoi edhe deklaratën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ka folur publikisht për “koordinatorë të qeverisë me krimin e organizuar”, duke e cilësuar këtë si një provë zyrtare të kapjes së shtetit dhe pyeti komkretish kryetaren e Shish per Ergus Agasin
Buxheti i SHISH-it — vetëm 10% e atij të Policisë së Shtetit
“Si mund të mbrohet vendi, kur institucioni që duhet të parandalojë krimin merr vetëm 10% të buxhetit të policisë? Kjo është e frikshme,” u shpreh Balliu, duke akuzuar qeverinë se nuk investon në inteligjencë sepse nuk i intereson lufta kundër krimit.
Ai përmendi ngjarjen kriminale të ndodhur në aeroport, ku një tjetër punonjës i policisë ishte pjesë e grupit kriminal, duke thënë se kjo tregon qartë se strukturat janë të depërtuara.
“Kur aeroportet, institucionet e drejtësisë dhe shkollat nuk janë të sigurta, atëherë siguria ka rënë. Kjo është drama jonë,” tha deputeti, duke akuzuar shumicën se vjen në komision vetëm “për show”.
Balliu kritikoi edhe aferat që, sipas tij, qeveria i ka mbyllur me heshtje, si rasti i përmendur në Aruba ku, sipas raportimeve të mediave të huaja, ish-ministra shqiptarë kanë bashkëpunuar me trafikantë për ndërtimin e kullave në vend.
“Si t’i japim më shumë para strukturave të inkriminuara, kur në çdo atentat dalin emra nga policia? Këtu po cenohet siguria kombëtare dhe ju heshtni sepse mbani anën e pushtetit, jo të shtetit,” përfundoi Balliu.
Raportimi i tij ka ngritur debate të forta dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e sigurisë publike dhe rolin e institucioneve të inteligjencës në vend.
ROMË- Marrëveshjet e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë janë nënshkruar ditën e sotme. Marrë...
Muhamet Rrumbullaku TIRANA- Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, është paraqitur mesditën e sotme në...
Foto ilustruese TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë pë...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se çështja e inceneratorit të Tiranës ë...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se drejtori i AMP-së, Eduart Merkaj është i lidhu...
Belinda Balluku dhe Gilberto Pichetto Fratin ITALI- Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluk...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se hetimin për çështjen e 21 janarit e ka pengua...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar se pronar i kompanisë Integrated Energy SPV është Edi Rama....
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se banda që ekzekutoi Gilmando Danin kishte në kont...
Rama duke zhvilluar telefonatën ITALI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali për mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Itali,...