LIVE UPDATES
Politike

"Ishin njerëz të qeverisë, më të fuqishëm se viktimat", Berisha: Banda që ekzekutoi Danin kishte në kontroll të plotë aeroportin e Rinasit në rrafshin e sigurisë

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ata që ekzekutuan Gilmando Danin, ishin njerëz të qeverisë.

13 Nëntor 2025, 13:05 Nga E.d
"Ishin njerëz të qeverisë, më të fuqishëm se
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se banda që ekzekutoi Gilmando Danin kishte në kontroll të plotë aeroportin e Rinasit. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ata që ekzekutuan Gilmando Danin, ishin njerëz të qeverisë.

Nga zyra e selisë blu, Berisha tha se për nga shkalla e përgatitjes së tyre, tre atentatorët mund të cilësohen si anëtarë të forcave speciale. Në fund, Berisha tha se ky atentat është dëshmi e lidhjeve të bandave dhe krimit me nivelet më të larta të qeverisë.

"Por nuk ka dyshim se ata që ekzekutuan Gilmando Danin, që shkrehën me dhjetëra breshëri kundër tij, ishin njerëz të qeverisë, më të fuqishëm se viktimat e tyre. Ju e patë, ata tre vrasës mund t’i cilësosh fare mirë anëtare të forcave speciale për nga shkalla e përgatitjes së tyre, të Policisë së Shtetit, të ushtrisë. Natyrisht mund të jenë dhe vrasës me pagesë, por në emër të bandave më të fuqishme rivale, të cilave iu vu në dispozicion aeroporti për të kryer hakmarrjen e verbër. Nuk dua të hyj këtu se janë të njohura hakmarrjet mafioze të këtyre bandave me njëra-tjetrën. Nuk është problemi im ai. Por çështja është që banda që ekzekutoi Gilmando Danin dhe plagosi rëndë Mustafa Sheqerin, kontrollonte aeroportin e Rinasit në çdo skaj në rrafshin e sigurisë së tij.

Ndaj dhe e kreu me aq gjakftohtësi, me aq siguri ditën për drekë, para kamerave dhe dhjetëra policëve që kalonin aty. Para komisariatit të policisë. Para sallonit të VIP-ave. Pra, banda nuk zgjodhi një rrugë diku larg. Nuk zgjodhi një rrugicë të ndërtonte pritën sepse ajo kishte nën kontroll të plotë aeroportin. Kjo është dëshmi tjetër flagrante e narkoshtetit të Ramaduros apo Noriegës së Europës. Kjo është dëshmi tjetër e lidhjeve të bandave dhe krimit me nivelet më të larta të qeverisë. Kjo është një dëshmi tjetër e turpshme e censurës ku mediat, ndonëse kanë të gjitha të dhënat, nuk flasin për lidhjen si mishi me thoin të Muç Shaljanit me Ervin Hoxhën dhe të Gilmando Danit me Blendi Gonxhen. Kjo është një histori e turpshme, nuk i nderon kjo censurë." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha rinas atentat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet