Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Po ashtu në raport thuhet se Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se në këtë rast kanë detyrimin për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjin, ndaj duhet që të detyrohen të votojnë vetëm “PRO”.
TIRANË- Draft-raporti i Partisë Demokratike në Këshillin e Legjislacionit është zbardhur në lidhje me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Në draft-raport kërkohet nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali që në seancën e parë të Kuvendit më 2 shtator të miratohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu në raport thuhet se Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se në këtë rast kanë detyrimin për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjin, ndaj duhet që të detyrohen të votojnë vetëm “PRO”.
Draft-raporti:
Në mbështetje të neneve 124 dhe 132 të Kushtetutës; nenit 81 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë; si dhe neneve 14 dhe 87 të Rregullores së Kuvendit, Këshilli i Legjislacionit i paraqet këtë Raport Kryetares së Kuvendit, DUKE REKOMANDUAR SA MË POSHTË:
Në përputhje me vendimin nr. 55/2024 të Gjykatës Kushtetuese, si dhe me përcaktimin në vendim se: “në kontekst të rrethanave të rastit dhe në raport me përcaktimet e nenit 66/a, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000 në lidhje me afatin maksimal të paraqitjes asaj të kërkesës nga Kuvendi, konsideron të theksojë se shqyrtimi i çështjes nga Kuvendi duhet të bëhet me përparësi, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj.”…… “Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.”;
MËNYRA E VETME PËR ZBATIMIN E KËTIJ VENDIMI TË GJYKATËS KUSHTETUESE ËSHTË NDJEKJA E PROCEDURËS PARLAMENTARE SI MË POSHTË:
1. Kryetarja e Kuvendi duhet të përfshijë në seancën më të parë plenare për vendimmarrje nga Kuvendi projektvendimin “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhacka”.
2. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin se duhet të vendosë dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pa vonesa, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj kushtetuese.
3. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se në këtë rast kanë detyrimin për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjin, që detyrojnë vetëm votimin “PRO” projektvendimit “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhacka”, për shkak se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të ekzekutojnë një detyrim konkret të lindur prej një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
4. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin për konstatimet dhe rekomandimet e dhëna në këtë opinion këshillimor nga anëtarët e Këshillit për Legjislacionin.
Një kopje e ketij raporti i dorëzohet Kryetares së Kuvendit, një kopje ruhet në Zyrën e Arkivës së Kuvendit, dhe një kopje i shpërndahet për dijeni deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Me dorëzimin e këtij Raporti, përgjegjësia e Këshillit për Legjislacionin sipas nenit 87 të Rregullores së Kuvendit konsiderohet e përmbushur.
Në mbledhjen e Këshillit për Legjislacionin u diskutua dhe morën pjesë anëtarët e Këshillit, sipas zbardhjes së bërë në procesverbalin e mbledhjes së datës 27.08.2024.
Dhurata Çupi TIRANË- Këshilli i Legjislacionit ka nisur mbledhjen ditën e sotme për të diskutuar në lidhje me mandatin...
Erion Brace TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar se flakja e 500 punëtorëve nga Kurum është një loj&eum...
Keshilli i Legjislacionit TIRANË- Debatet mes anëtarëve të maxhoranës dhe opozitës nuk kanë munguar në mbledhj...
Shperndarja e librave TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga nisja e shpërndarjes së librave falas për më shumë...
Olta Xhaçka TIRANË- Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet ditën e sotme për të diskutuar mandatin e deput...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha të hënën se në vitin 2027 Shqipëria do të mirëpresë samitin e...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur ditën e sotme në lidhje me konferencën e Ambasadorë...
Tanja Fajon TIRANË- Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon tha se vendi i saj është një mbështetës i madh në...
Igli Hasani TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka deklaruar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti yn&eum...
KAS TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për përs...