LIVE UPDATES
Politike

REL: Rama thotë se më 2027 Shqipëria do të jetë mikpritëse e samitit të NATO-s

Samiti i sivjetmë i NATO-s është mbajtur nga 9 deri më 11 korrik në Uashington.

26 Gusht 2024, 20:08 Nga M.B
REL: Rama thotë se më 2027 Shqipëria do të jetë
Edi Rama


TIRANA- Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha të hënën se në vitin 2027 Shqipëria do të mirëpresë samitin e NATO-s. Këto komente Rama i bëri gjatë konferencës së ambasadorëve, që po mbahet në Tiranë. Rama tha para ambasadorëve se diplomacia shqiptare tashmë ka hyrë në një dinamikë të re.

“Vitin e ardhshëm do të jemi vendi që do të mirëpresë liderët e 44 shteteve evropiane - nga Britania e Madhe në Ukrainë apo nga Suedia, Norvegjia deri në Turqi - në samitin e Komunitetit Politik Evropian. Më 2027 do të kemi mundësinë të jemi mikpritës të samitit të NATO-s. Gjëra që as nuk mund të imagjinoheshin vite më parë - që Shqipëria të bëhej një pikë referimi e t’i besoheshin të tilla role”, deklaroi Rama.

Radio Evropa e Lirë kërkoi komente nga NATO-ja në lidhje me njoftimin e Ramës, por nuk mori përgjigje. Samiti i sivjetmë i NATO-s është mbajtur nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Kryeministri Rama tha se objektivi i Qeverisë që drejton është që më 2030, Shqipëria duhet të jetë gati për t’u ulur në tryezën e BE-së. Ai theksoi se “për këtë roli i ambasadorëve është tepër i rëndësishëm dhe duhet të ngrihet në një nivel të ri”.

Sa i përket marrëdhënieve të Shqipërisë me vendet e rajonit, Rama tha se është bërë i qartë vizioni i Qeverisë që drejton për të parë drejt së ardhmes dhe për të mos u kthyer te problemet e së shkuarës.

"Leximi i së ardhmes me sytë e së shkuarës nuk na takon. Kjo është qasja e pika kyç, mbi të cilat ngremë marrëdhëniet e ndërveprimet me rajonin. Duhet të bëjmë më shumë me Italinë, Turqinë e Greqinë. Së shpejti duhet t’i çelim dyert e Ambasadës në Bosnje Hercegovinë", tha kryeministri Rama.

Në lidhje me marrëdhëniet me Kosovën, Rama tha se është detyrë e Shqipërisë për ta mbështetur "formësimin përfundimtar të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës".

Kreu i Qeverisë shqiptare kërkoi nga ambasadorët t'i kushtojnë më shumë vëmendje diplomacisë ekonomike. Për këtë ai kërkoi që marrëdhëniet tregtare dhe të biznesit të mos përqendrohen vetëm te vendet e Bashkimit Evropian, por të zgjerohen edhe me Emiratet e Bashkuara, Arabinë Saudite, Azerbajxhanin, Kuvajtin, etj.

Në lidhje me dy shtetet e tjera, Indonezinë dhe Filipinet, kryeministri Rama tha se të gjitha vendet e BE-së janë në kërkim të fuqisë punëtore, ndaj edhe Shqipëria do të bëjë të njëjtën gjë. Konferenca tre ditore “Tirana Diplo 2024” po zhvillohet në kohën kur Qeveria shqiptare po përgatit ndryshime në ligjin për shërbimin e jashtëm. Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, tha se ndryshimet janë në përputhje me sfidat e diplomacisë shqiptare. Në konferencë marrin pjesë ambasadorë dhe konsuj të Shqipërisë në botë. E pranishme është edhe zëvendëskryeministrja e Sllovenisë, Tanja Fajon, gjithashtu ministre e Jashtme./ REL

edi rama

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës