LIVE UPDATES
Politike

Kërkesa e gjyqtarëve për rritje page/ Rama: Shpresoj që Kushtetuesja mos t’i lerë këtë njollë turpi Shqipërisë

Rama i krahasoi pagat e gjykatësve sot në Shqipëri me ata të gjykatësve në Greqi, një vend anëtar i Bashkimit të Evropës dhe me te larta se pagat e gjykatësve në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

2 Shkurt 2026, 08:53 Nga D.S
Kërkesa e gjyqtarëve për rritje page/ Rama: Shpresoj që
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me një kërkesë të gjyqtarëve që sipas tij, ata duan të rrisin pagat vetë. Nëpërmjet një video live në Facebook, Rama tha se gjykatësit sot janë 'vetë zot dhe vetë shkop.

Rama i krahasoi pagat e gjykatësve sot në Shqipëri me ata të gjykatësve në Greqi, një vend anëtar i Bashkimit të Evropës dhe me te larta se pagat e gjykatësve në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu Rama shpreson që Gjykata Kushtetuese mos t’ia lërë Shqipërisë këtë 'njollë të madhe turpi'.

Edi Rama:

“Gjykata Kushtetuese publikoi përpara pak ditësh, regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata gjykatësish, edhe ata me probleme ligjore të paregjistruara, gjithsesi, kërkuan nga Gjykata Kushtetuese që t’ju rrisë pagat. Tani, po ta dëgjosh atë regjistrim të publikuar nga Gjykata Kushtetuese të seancës, realisht ndihesh në vështirësi. Ndihesh në vështirësi të madhe, duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, ndërkohë që filli i logjikës së atyre që u ballafaquan me gjykatën kushtetuese, lë tejet, tejet, tejet për të dëshiruar.

Dhe këtu nuk është çështje personash dhe unë nuk kam asnjë qëllim dhe asnjë dëshirë të bëj asnjë polemikë me askënd, por ja si flet njëri syresh për shembull: -Unë jam gjyqtar karriere –thotë përveçse qytetar aktiv në shoqëri dhe kuptoj nga jeta politike, kuptoj nga jeta shoqërore dhe kuptoj nga të gjitha. Dhe vazhdon “nga ana e kryeministrit dhe e gjithë pjesës tjetër, u anatemua”. Domethënë u anatemua ideja që këta njerëz mund të përdorin pushtetin e tyre për të shkelur mbi qeverinë, mbi parlamentin, mbi dy pushtetet e tjera dhe për t’i rritur pagat vetes.

“Mendova këtë gjë – thotë, që edhe ne të zgjuar jemi. Të presim një moment të përshtatshëm kur përgatiteshin zgjedhjet e tjera që ishin dhe të paktën qeveria nuk do kishte kohë të merrej me ne apo me ju, dhe ndërkohë nuk i dihet si dilte rezultati i zgjedhjeve dhe kjo është “mot a mot” “E kam paraqitur në fillim të marsit, e kam bërë kërkesën vetë personalisht”- thotë ky zotëria, e kam sjellë dhe kam shpresuar se do të dilte shumë shpejt kërkesa qe të mos kishte kohë që të merrej të paktën me presionin ..”

Domethënë ky i thotë gjykatës që “thashë ta bëjmë kështu tinëz këtë punë, pa e pasur mendjen të tjerët dhe qeveria kishte zgjedhjet, dhe s’e kishte mendjen tek ne dhe me këtë rast t’i merrnim buxhetit të shtetit, t’i merrnim shqiptarëve nga taksat 37 milionë euro. Aq është shuma. 37 milionë euro të tjera. “Sepse gjyqi është gjyq në fund të fundit dhe ne nuk duam interesin tonë- thotë. Gjyqtari sot është, nesër nuk është –thotë, kur vjen  puna jonë”. Në fakt gjyqtari është dhe është dhe është. Se nëse të tjerët janë dhe s’janë, ne që votohemi për shembull apo të tjerët që janë në shumë punë të tjera, ku duhet të performojnë përditë, ku japin llogari, ku kanë të tjerë mbi kokë etj, gjykatësit në një farë mënyrë janë vetë Zot e vetë shkop, kështu siç po tregojnë këto kohë.

“Jemi koshient- thotë, në lidhje me pushtetin ekzekutiv në nivelin e demokracisë dhe të gjitha arsyet që janë në këtë vend.” -Po për çfarë koshience? Për nivelin e demokracisë e ka fjalën për shembull, gjykatësi që bën dhe ironi me nivelin e demokracisë në ndërkohë që për të pasur një ide të qartë, lidhur me si është situata e pagave në Shqipëri, dua që ta dinë të gjithë se e vërteta është që në Shqipëri, pagat e gjykatësve sot siç janë, janë të njëjta me pagat e gjykatësve në Greqi, në një vend të BE dhe ndërkohë janë dyfish më të larta sot siç janë, sesa pagat e gjykatësve në Maqedoni dhe në Malin e Zi.

Ndërkohë një tjetër thotë: “Ja, -thotë, na vijnë një vlerë fikse- thotë, se si mund t’i lihet ekzekutivit apo legjislativit, sa herë t’u teket për t’i rritur. Pra duhet një sistem reference.” Pra, si mund t’i lihet parlamentit? Si mund t’i lihet qeverisë kur i ne kemi në dorë çekiçin dhe i biem si të na teket ne, kur ne kemi dhe gurin dhe arrën në dorë – thotë ky gjykatësi dhe thotë – “sistemi i referencës më i mirë- thotë, është ai që pasqyron ndryshimet reale – thotë, dhe rritja e çmimeve siç u zgjodh në 2016”

Domethënë në 2016 kur ne zgjodhëm një sistem reference, i cili ishte i bazuar në qëllimin e mirë dhe të madh që gjykatësve t’u jepnim paga më të larta se të tjerët për të mbështetur pavarësinë e shpallur me reformën të tyre dhe në këtë mënyrë, i ngritëm mbi Presidentin e Republikës, mbi deputetët, mbi të gjithë të tjerët për t’ju dhënë një sinjal shumë të fortë të vullnetit, për të pasur, jo vetëm një drejtësi të pavarur, por edhe gjykatës që të ndihen  shumë të respektuar dhe shumë të mbështetur, duke marrë paga super, ky thotë “ta bëjmë tani  përgjithmonë’’, domethënë Shqipëria të mbetet i vetmi vend përjetësisht, ku gjykatësit marrin pagat më të larta se gjithë të tjerët, pra mbi Presidentin e Republikës.

Dhe çfarë kërkojnë konkretisht gjykatësit, është faktikisht rreth 1800 euro rritje, rritje, jo pagë rritje për gjykatësin e Shkallës së Parë; rreth 2000 euro rritje për gjykatësin e Apelit dhe rreth 3000 euro rritje për gjykatësit e SPAK-ut, plus BKH , SPAK etj. Dhe duhet thënë në fakt këtu, që SPAK nuk i është bashkuar kësaj iniciative absurde dhe kjo i bën respekt natyrisht. Këtu jemi. Domethënë jemi në një situatë kur gjykatësit duan të imponohen mbi Parlamentin, mbi qeverinë, mbi dy pushtetet e tjera dhe duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre.

Ndërkohë që, dhe e fundit, do ta mbyll këtu, thotë një tjetër : “Po pse nuk kihet parasysh që faktikisht ne bëjmë dhe lekë? Domethënë ne –thotë, – fitojmë, se i sjellim buxhetit të shtetit para dhe meqë i sjellim  buxhetit të shtetit para dhe nga ato para, të na rritet paga”. Kjo është një tjetër çudi shumë e madhe, ja si thotë – se ne kërkojmë disa të ardhura, por ne prodhojmë të ardhura- thotë. Dhe për të treguar – thotë, – që kjo diferenca 37 milionë, pra e thotë dhe vetë që do 37 milionë plus nga pagat, nga taksat, – thotë, kjo mbulohet vetëm nga ajo çfarë ajo i kthejmë ne buxhetit të shtetit.

Pra nuk është ndonjë dëm –thotë – se kjo – thotë- është një parashikim deri në 10% të të ardhurave, por po të përdoreshin të gjitha që vijnë nga paditë , pastaj – thotë, janë vlera të konsiderueshme.. Domethënë sipas këtij zotërisë gjykatës që ka këtë mënyrë arsyetimi, edhe tatimorët që i sjellin shumë të ardhura buxhetit, pse të mos i kenë pagat shumë më të larta se t tjerët? Po edhe policia, pse të mos i marrë të gjitha gjobat për vete? Po mirë, mor zotëri? Po mësuesit që nuk i sjellin të ardhura të tjera kështu të drejtpërdrejta, siç i llogarit zotrote, buxhetit, si i bëhet?!

Po pensionistët, si i bëhet?!

37 milionë euro i doni ju për t’i çuar pagat në stratosferë dhe për t’i bërë pagat shumë herë më të larta se në Greqi e në shumë vende të tjera të BE, ndërkohë që, këtu ka plot njerëz të tjerë që kontribuojnë, që nuk  prodhojnë kështu të ardhura të drejtpërdrejta nga gjoba dhe nga konfiskime por që prodhojnë të tjera gjëra në të mirë të shoqërisë. Sa do u rriten pagat atyre? Unë shpresoj shumë që Gjykata Kushtetuese të mos ia lërë këtë njollë të madhe turpi Shqipërisë dhe të mos na detyrojë të kërkojmë ilaçe të tjera. Këto kisha unë sot dhe kush është i interesuar, le të marrë regjistrimin e asaj seance dhe të shohë se çfarë bëhet dhe do kuptojë shumë mirë se sa absurde është e gjithë kjo histori; me gjykatësit që duan t’i rrisin vetes pagat, vetë Zot e vetë shkop.", tha ai./Dosja.al

edi rama kërkesa e gjyqtarëve për rritje page

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale