LIVE UPDATES
Politike

"Kemi vetëm një kërkesë për TV"/ Berisha: Nuk do dalin më përfaqësuesit e PD, nëse nuk kanë përballë socialistët

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se PD-ja do të jetë e hapur për çdo media dhe emision politik, vetëm nëse përballë deputetëve demokrat do të jenë përfaqësuesit socialistë.

8 Tetor 2025, 13:36 Nga I.A
"Kemi vetëm një kërkesë për TV"/ Berisha: Nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se përfaqësuesit e PD-së nuk do të dalin më nëpër intervista nëse përballë tyre do të ketë analistë. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se PD-ja do të jetë e hapur për çdo media dhe emision politik, vetëm nëse përballë deputetëve demokrat do të jenë përfaqësuesit socialistë. Berisha tha se kjo është kërkesa e vetme që ata kanë për emisionet televizive në vend. 

"Së fundmi, unë do të jem i hapur me të gjithë ju, mirë që janë edhe mediat këtu. Tani, çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh? Ky i urdhëron mediat që të përqendrojnë çdo gjë tek opozita në mënyrë që gjithë diskursi në shoqërinë shqiptare të bëhet për opozitën, se ka dalë një puçërr këtu, se ka dalë një problem atje, se ka dalë kjo, ka dalë ajo, dhe jo për problemet madhore të qytetarëve shqiptarë, në mënyrë që ato t’i fshijë. Unë kam shumë respekt dhe i garantoj se do mbetemi të hapur gjithmonë, por kurrë më në funksion të kësaj strategjie. Të dashur moderatorë të emisioneve televizive, doni ju përfaqësues tanë, doni t’i zgjidhni vetë, plotësisht dakord.
Me të vetmin kusht, që ata do jenë aty kur të sillni përballë tyre kundërshtarët. Por ata të jenë aty duke u sjellë Lorencat ju, kjo nuk ndodh.

Duke sjellë Ballat, kjo nuk ndodh. Pse? Sepse kjo është një platformë censure. E patë se çfarë nxorën këta siamezët e AMA-s? Nxorën që Sali Berisha në gusht paska marrë 90 përqind të medieve. Se në gusht Edi Rama shtronte dreka dhe darka, udhëtonte me çarter personal. Po ku i nxorën? Nuk i nxorën tek lajmet, se tek lajmet përsëri është 90 përqind Edi Rama dhe qeveria Shikoni çfarë mashtrimi. Pra, jo vetëm bëjnë krimin, që vënë censurën, por edhe mashtrojnë. Por kur pashë unë motrat siamaze të AMA-s që kishin bërë atë studim të turpshëm. Mashtrim me statistika. Ndaj të dashur miq, ne jemi të hapur plotësisht për debate në studio televizive, me të vetmin arsye, të sillni kundërshtarin.

Nuk kemi kohë ne të merremi me avoketër të qeverisë, të cilët kanë me borxh të mashtrojnë, të trillojnë në mënyrë të papërgjegjshme çdo gjë në studio. Sepse keni një defekt shumë të madh, nuk bëni kontroll faktesh.
Shkon ti aty, del ai para teje, deklaron 10 gjëra të pavërteta dhe hajde gjeje ti. Një televizion serioz fill mbrapa bën një kontroll faktesh dhe thotë se këto janë gënjeshtra. Ky është efekti më i tmerrshëm i censurës, thotë Hannah Arendt, kur pikërisht kur e çon njeriun tek pikëpyetja e madhe se çfarë të besojnë. Ku të besojnë.
Ky është suksesi më i madh i atyre që ushtrojnë censurën. Po, iu ftojnë për intervistë tek a tek, si të doni. Ama, t’i shërbejmë ne platformës së censurës, platformës që mashtrimit që del nga zyrat e Endri Fugës, që ia ka mbathur që kur u kap se në restorantin e tij kalonin paratë e taksapaguesve shqiptarë, ajo nuk mund të ndodhë më," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj