Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se Rama në 2020-n kishte anuluar vendimin e mëparshëm të qeverisë, i cili ngarkonte Policinë e Shtetit të përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e gjykatave.
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dënuar vrasjen e gjykatësit të Apelit Astrit Kalaja. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se Rama në 2020-n kishte anuluar vendimin e mëparshëm të qeverisë, i cili ngarkonte Policinë e Shtetit të përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e gjykatave.
Kreu i PD-së tha se Rama ja hoqi këtë kopetencë policisë së shtetit dhe ja dha policisë private, të cilën ai e quan "policia e xhepit. Berisha u ndal edhe tek deklarata e Ministres Albana Koçiu mbi vrasjen e gjykatësit Kalaja, ku shtoi se Koçiu "lau duart" duke deklaruar se policia e shtetit nuk ishte fajtore.
"Mblidhemi sot pasi narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në zyrën e tij. Kur them narkoshteti, natyrisht e kam të qartë që dorasi nuk ishte punonjës i shtetit, por dorasi nuk mund ta kryente kurrë aktin në qoftë se shteti do ishte shtet dhe jo narkoshtet. Kurrë! Salla e gjyqit është e presupozuar të jetë vendi më i sigurt i shtetit për vetë kompleksitetin e proceseve.
Dhe në sallën e gjyqit u shkreh një batare kundër një gjykatësi, sikur të ishte në mes të rrugës. Sikur të ishte në një shesh, në një kafene, por në një institucion shtetëror. Unë dua të informoj shqiptarët se me një vendim të datës 8.7.2020, Edi Rama ka anuluar vendimin e mëparshëm të qeverisë të datës 28.4.2010, i cili ngarkonte Policinë e Shtetit përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e gjykatave.
Pra, pas ndryshimeve, më parë ka qenë garda, por u ngarkua në vitin 2010 me një vendim qeveria, siguria e gjykatave dhe prokurorive mbrohej nga Policia e Shtetit. Edi Rama e kalon këtë siguri nga Policia e Shtetit tek Policia e Xhepit. Merr vendim me datën 8.7.2020 ku ua heq sigurinë ndaj dhe Koçiu lante duart. Policia nuk ka përgjegjësi, thoshte. Pra, ia dha patronazhistëve, policisë së xhepit, mbrojtjen," tha Berisha./Dosja.al
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar gjatë një takimi të mërkurën me komandantin e ri të misionit ...
Edi Rama dhe Eric Adams SHBA- Mediat amerikane i kanë kushtuar një artikull vizitës së kryebashkiakut të Neww York Eric Adams...
Edi Rama TIRANË- Shënimi që kryeministri Edi Rama ka lënë në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin e ndjerë...
Grupi demokrat TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka marrw pjesw sot nw homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit K...
Foto ilustruse TIRANË - Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka akuzuar maxhorancën se nuk respekton rregulloren dhe se e ka kthyer Kuvendin në...
Agron Gjekmarkaj. TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, ...
Homazhet TIRANË- Prokurorët e SPAK kanë marrë pjesë sot në homazhet për nder të gjyqtarit Astrit Kalaja. T&eum...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se Kuvendi nuk ka përfshirë në...
TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka nisur me debate mes maxhorancës dhe opozitës ditën e sotme. Që në...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në homazhet që po mbahen në nderim të gjyqtarit...