Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin para Kryeministrisë/ Diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin: Rama në burg, Berisha në burg
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
Berisha: Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës, në protestën shpëtimtare për Shqip&e...
"Nuk besoj te pasqyra e Facebook-ut dhe te komentet"/Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030 ...
Meloni i përgjigjet deklaratave të Trump: Italia nuk lutet kurrë! Për të ardhur keq që nuk sillet kështu me.....
Sipas tij, ata janë kërcënuar në numrat e tyre dhe ia kanë përcjellë këto shqetësime policisë.
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se shoqëria ka hyrë në një ferr social, ku problemi është pakufishmëria e lirisë së shpërndarjes së gënjeshtrës. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje.
Sipas tij, ata janë kërcënuar në numrat e tyre dhe ia kanë përcjellë këto shqetësime policisë. Kreu i qeverisë tha se fakti dhe gënjeshtra janë dy njësi të mënyrës si funksionon algoritmi, ndërsa sfida e demokracisë është të mbrojë lirinë e fakteve.
Rama: Çdo protestë është një rast për përmbysje. Një protestë për temën është gjëja më legjitime dhe, në momentin kur je gati t’i ofrosh bashkëpunim dhe diskutim për të kuptuar si mund të adresohet tema më mirë, askush nuk paraqitet, sepse të jesh pjesë e cunamit është shumë më e rëndësishme se të jesh pjesë e zgjidhjes.
Humbja e realitetit bën që papritur të dalin të gjitha llojet e krijesave që kanë qenë në cepat e tyre. Secili kërkon diçka që mund ose jo të ketë të drejtë dhe e kërkon përmes asaj vale çmendurie, duke ushqyer algoritmin. Aty, në sheshin e algoritmit, fillon refreni: “Edi Rama ka mbaru”, mirëpo ikën nata, vjen mëngjesi dhe e nesërmja vjen. Vitet ikin, profecia vazhdon dhe, nëse nuk është e vërtetë, bëhet virale.
Pothuajse pa e kuptuar kemi hyrë në një ferr social ku problemi është pakufishmëria e lirisë së shpërndarjes së gënjeshtrës. Sot mjafton të mbysësh faktet. Fakti dhe gënjeshtra janë thjesht dhe vetëm dy njësi të mënyrës si funksionon algoritmi. Sfida e demokracisë është të mbrojë lirinë e fakteve, duke insistuar që ato të dëgjohen. Liria e shprehjes është vetëm teori. Çfarë kemi parë këto ditë? Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me sheshin e xhirimeve, kanë marrë kërcënime dhe urrejtje.
I kam të panumërta ankesat e njerëzve që, pasi kanë mbyllur profilet, i kanë marrë kërcënimet në numrat e tyre dhe ia kanë përcjellë policisë. Sfida më e madhe e kohës që jetuam ishte liria e shprehjes./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se protesta është bërë një treg karrierash dhe likes. Në...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar se protestuesit kanë nevojë për n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha ditën e sotme gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së s...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Jared Kushner dhe lidhjes që ai ka me pre...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se prej 20 ditësh Shqipëria është kthyer në syrin e një ciklon...
Foto ilustruse TIRANË- Prej orës 10 kryesocialisti Edi Rama është duke drejtuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS ku po marrin ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një deklaratë prej një prej protestu...
Genta Vangjeli TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme një skanda i cili lidhet me Himarën dhe kryebashkiakun V...
Protestuese me pankartë Partia Demokratike u gjend në një pozitë të vështirë politike përballë protestës...
Ilir Beqaj TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar lidhur me gjyqin ndaj tij për dosjen e sterilizimit. P...