LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi: 61% e buxhetit të Bashkisë Tiranë ikën për mobilje, qoka e festa! Do kemi fond të posaçëm për kreditë e buta, lehtësojmë çiftet e reja

Qytetarët ngritën shqetësime të shumta në lidhje me jetesën aktuale në këtë zonë. Një prej tyre, evidentoi problemin e zhurmave akustike që shkaktohen nga lokalet e natës, duke u kthyer në problem. Ndërsa një tjetër qytetare u shpreh se shërbimi i tatimeve të bashkisë i kishte kërkuar rryshfet për t`i hequr disa gjoba.

2 Prill 2023, 17:08 Nga F.M
Këlliçi: 61% e buxhetit të Bashkisë Tiranë ikën
Belind Këlliçi

TIRANË- Belind Këlliçi, kandidati zyrtar i Opozitës për Bashkinë e Tiranës shpalosi planin për transportin publik falas, dhe paketën për biznesin e vogël dhe të mesëm. Nga njësia Nr.9 në kryeqytet, ku zhvilloi një takim me banorë të saj, ai tregoi taksat dhe tarifat që do të hiqen apo reduktohen, ku pritet të përfitojnë mbi 41 mijë biznese. Këlliçi u shpreh se lufta ndaj korrupsionit në bashkinë e Tiranës, do të rrisë të ardhurat që do të mblidhen nga taksat dhe tarifat vendore me rreth 60 milionë euro më shumë se sa aktualisht. Të gjitha këto para, sipas Belind Këlliçit do të investohen për shërbime publike për qytetarët. Sipas Belind Këlliçit nga buxheti aktual i bashkisë, 61% shpenzohet vetëm për paga personeli dhe mobilim zyrash, qoka e festa. Të gjitha këto pas 14 majit, sipas tij, do të reduktohen në mënyrë drastike.

“Masa e parë do të jetë, zero e taksës së arsimit. E dyta, taksa për tokën bujqësore do të bëhet zero për pjesën që i takon bashkisë. Taksa e fjetjes në hotel do të reduktohet me 30%. Taksa e tabelës informuese do të reduktohet po me 30%. Taksa e truallit do të reduktohet me po 30% dhe taksa mbi ndërtesën do të reduktohet me po 30%. Këto janë të gjitha masa që ndihmojnë biznesin e vogël. Kam dhe dy tarifa që do t`i ulë me 50%. 1-tarifa e pastrim gjelbërimit. 2-Taksa më korruptive që është në kryeqytet është taksa për hapësirën publike, që çdo taksidar dhe çdo tatimor i bashkisë Tiranë e bën korrupsion, do të përgjysmohet. Sikur me vetëm 20% më shumë ta rris unë mbledhjen e taksave, do të thotë 60 milionë euro më shumë në Tiranë në vit. Do të thotë transport publik falas, do të thotë nja 25 shkolla të reja, do të thotë investime në rrugët e Tiranës, dhe janë qindra kredi të buta për çiftet që nuk ia dalin dot jetesës në Tiranë. Mbas 14 majit do të ketë luftë pa kompromis kundër korrupsionit. Të gjitha taksat që do të mblidhe në kryeqytet, do të kthehen në shërbime për ju”-tha Këlliçi me banorët e Njësisë Nr.9. Një masë tjetër e rëndësishme do të jetë ulja drastike e shpenzimeve për qoka, për lluks, për paga. Bashkia e Tiranës shpenzon 61% të buxhetit, për paga personeli, për njerëz që nuk bëjnë punën e tyre por që rrijnë në Facebook që bëjnë patronazhistin apo aktivistin. I shpenzon për djeta, për mobilje, për karburant, për bileta udhëtimi, për kancelari, për mobilim zyrash, për makina me qera, për këtë shërbimin leasing që marrin dhe qoka dhe për koncerte”-u shpreh Belind Këlliçi.

Një tjetër angazhim i tij për qytetarët do të jetë zbutja e kostove të jetesës. Belind Këlliçi shprehet se do të ketë një fond të posaçëm nga bashkia për çiftet e reja, që të marrin kredi të buta.

“Kosto e jetesës. Për mua, përballimi i kostos së jetesës, ulja e kostove për familjen mesatare, normale në Tiranë, pse? Kostot e jetesës për mua janë jetike për qytetarët, do të ndikojnë drejtpërdrejtë te çiftetet e reja, te mundësimi që të kenë akses në një fond të posaçëm nga bashkia e Tiranës, për të marrë një kredi të butë, për të përballuar me mijëra çifte të reja jetesën në Tiranë,”-tha kandidati i opozitës përpara qytetarëve të Njësisë Nr.9. 

Qytetarët ngritën shqetësime të shumta në lidhje me jetesën aktuale në këtë zonë. Një prej tyre, evidentoi problemin e zhurmave akustike që shkaktohen nga lokalet e natës, duke u kthyer në problem. Ndërsa një tjetër qytetare u shpreh se shërbimi i tatimeve të bashkisë i kishte kërkuar rryshfet për t`i hequr disa gjoba.

“Le një herë se këto lokale punojnë gjithë natën, por konkurojnë me njëri tjetrin me zhurma, kush e çon zhurmën më shumë. Le zhurmat, por nuk duan as makinat në parking, se vijnë aty me ato foristradat, dhe ne nuk kemi nga hyjmë dhe nga dalim”-u shpreh qytetari.

“Shërbimi i tatimeve të bashkisë, sepse unë gjobat i kisha marrë nga Mbrojtja e Konsumatorit, vjen dhe më thotë: ne jemi pa drekë sot! Më vijnë për 10 ditë rresht në zyrë për të përfituar para nën dorë. Sigurisht që nuk i pagova, por kam bërë një luftë të madhe derisa i rrëzova këto gjoba. Kjo do të thotë se punonjësit e bashkisë vijnë si gjobvënës nëpër biznese”-u shpreh qytetarja. 

Belind Këlliçi u shpreh se ky problem zgjidhet duke e kthyer policinë bashkiake në shërbim të qytetarit, dhe jo siç vepron aktualisht, si gjobvënëse. 

“Ndotja akustike është një problem që prek me mijëra qytetarë çdo ditë. Policia bashkiake nën drejtimin e Belind Këlliçit nuk do të jetë më një tmerr dhe një ferr, që të mbijnë nga ferrat policiët me të gjobit qytetarin. Kështu që kjo çështje zgjidhjet nëpërmjet policisë bashkiake, duke vënë një rregull të njëjtë për të gjithë”-tha Këlliçi.

 Gjatë takimit me qytetarët, Këlliçi u shpreh se 14 maji duhet të kthehet në referendum kundër të keqes, Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

“Me rrëzimin e Erion Veliajt në datë 14 maj, është rrëzuar dhe Edi Rama. Dhe është një mundësi për ta avancuar dhe për ta sjellë më shpejtë rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti në 14 maj. Kështu që kjo është një ditë referendumi kundër kësaj të keqeje, nuk është një ditë ku vetëm votohet për Tiranën”-tha Këlliçi.

belind kellici zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më