LIVE UPDATES
Politike

32 vite nga masakra e 2 prillit, Berisha: Në breshëritë e partisë terroriste, ranë për t’u bërë të pavdekshëm

Berisha deklaroi se sakrifica e martirëve të 2 prillit u shndërrua në një kushtrim për mbarë shqiptarët.

2 Prill 2023, 11:51 Nga A.B
32 vite nga masakra e 2 prillit, Berisha: Në breshëritë e
Sali Berisha

SHKODËR- Demokratët përkujtuan sot përmes një ceremonie përkujtimore 4 martirët e demokracisë së Shkodrës, të cilët humbën jetën në demonstratën e 2 prillit të 1991. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryedemokrati Sali Berisha dhe kryebashkiaku Bardh Spahia.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se sakrifica e martirëve të 2 prillit u shndërrua në një kushtrim për mbarë shqiptarët. Berisha tha  se 4 të rinjtë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu si dhe Besnik Ceka, ranë për tu bërë të pavdekshëm.

“Së pari unë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për familjarët e të rënëve që janë sot midis nesh në këtë 32-vjetor të martirizimit të bijve të tyre. Sot në zemrat tona dhe mendjet tona, bijtë tuaj janë dhe mbeten më të gjallë se kurrë. Ne përulemi sot me nderimin më të madh para sakrificës së tyre. 4 të rinjtë 32 vite më parë mbushën këtë shesh për të protestuar paqësisht për votën e lirë, për të protestuar kundër një diktature e cila me një akt barbar zgjodhi të kremtojë votën dhe zgjedhjet e rrëmbyera me një masakër që Shkodra nuk e kishte parë në histori. Në breshëritë e falangave terroriste ranë për t’u bërë të pavdekshëm martirët e 2 prillit, por edhe u plagosën 87 qytetarë të tjerë. Tanket, autoblindat e ushtrisë u derdhën në qytetin bastion të antikomunizmit, u derdhën mbi Shkodër, e cila qëndroi si epiqendra kryesore e antikomunizmit në Europë”, tha Berisha.

Ai theksoi se sakrifica sublime e Brocit, Bishanakut, Kryeziut dhe Cekës jehoi në mbarë botën e lirë.

Ajo shënoi gjithashtu një vetëvrasje të vërtetë për diktaturën komuniste në grahmat e fundit. Bota pa se kjo diktaturë nuk pajtohej me votën e lirë. Se për këtë diktaturë, opozitarët, ata që mendonin dhe votonin ndryshe ishin armiq për t’u vrarë. Sakrifica e martirëve të 2 prillit u shndërrua në një kushtrim për mbarë shqiptarët. Ata në fakt u bën dritë, shpirti i tyre u bë dritë për shqiptarët në rrugën e përmbysjes me votën e lirë më 22 mars të diktaturës komuniste. Ne sot i nderojmë martirët e votës së lirë pas 32 vitesh, por mjerisht i nderojmë në kushtet e një monizmi të plotë. I nderojmë në kushte të njëjta me ato që ekzistonin ditën që ata ranë për t’u bërë të pavdekshëm. Sot të gjitha pushtetet janë në dorën e një njeriu. Të gjitha liritë dhe të drejtat e qytetarëve të Shqipërisë janë në duart e një njeriu, i cili kontrollon çdo pushte dhe vendos për çdo votë”, tha Berisha.

Gjatë një proteste kundër manipulimit të zgjedhjeve të 31 marsit të atij viti, u vranë katër djem dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Shkodra humbi katër bijtë e saj, idealistë e plot shpresë për Shqipërinë ku po pritej të vinte demokracia./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet