LIVE UPDATES
Politike

Ortakët e Sinaloa-s te Rama, PD: SPAK të hetojë, 'republikat banane’ përplasen në Durrës e Tiranë

Boçi tha se ekonomia e ndërtimit, e kazinove, e turizmit, që propogandohet nga kryeministri si sukses, është, jo vetëm kështjellë në hava, sepse nuk mbështetet në tregues dhe faktorë realë ekonomikë, por ka edhe themele kriminale.

17 Shtator 2022, 15:08 Nga F.M
Ortakët e Sinaloa-s te Rama, PD: SPAK të hetojë, 'republikat
Luçiano Boçi

TIRANË- Partia Demokratike ka deklaruar se fotot që tregojnë ortakët e kartelit Sinaloa teksa dalin nga zyra e kryeministrit Edi Rama faktojnë lidhjet e qeverisë me narkotrafikun e kartelet meksikane. Në një deklaratë për mediat, numri dy i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tha se Edi Rama dhe ministrat e tij e kanë kthyer qeverinë e Republikës në krah politik të krimit të organizuar.

Sipas Boçit, fotot që u publikuan ekskluzivisht nga Dosja.al, tregojnë se Edi Rama e vulos emrin e vet si komisari politik i grupeve kriminale, nga Meksika në Shqipëri. Boçi tha se ekonomia e ndërtimit, e kazinove, e turizmit, që propogandohet nga kryeministri si sukses, është, jo vetëm kështjellë në hava, sepse nuk mbështetet në tregues dhe faktorë realë ekonomikë, por ka edhe themele kriminale.

Deklaratë e n/Kryetarit të PD Luçiano Boçi

Në vitin 2016, Edi Rama i drejtohej moderators së një emisioni televiziv me fjalët: “E kam shumë të qartë kush je ti, sepse e kam parë serialin e fundit “Narcos”. Provokimi i kryeministrit lidhej me faktin se, në serialin e famshëm, një gazetare ka lidhje me bosët e drogës të kartelit Medelin, kryesuar nga famëkeqi Pablo Eskobar. Nëse përballja mes gazetares dhe kryeministrit do të përsëritej, në kushte ideale, e para duhej t’i drejtohej të dytit: “E kam të qartë kush jeni ju; kam parë foton e një anëtari të kartelit meksikan të drogës Sinaloa, duke dalë nga zyra juaj”. Kjo është fotoja. Në të shfaqen Luftar Hysa, një prej katër vëllezërve shqiptarë që pastrojnë paratë e kartelit gjakatar Sinaloa, sipas shtypit meksikan. Në foto është edhe sivëllai i Taulant Ballës dhe Edi Ramës në punë të dyshimta, Dorian Duçka. Për ata që nuk i kanë ndjekur lajmet, media botërore ka raportuar së fundmi se karteli i Sinaloas i pastron paratë e narkotrafikut në Shqipëri.

Aty përmenden emrat e vëllezëve Hysa që i ndihmojnë kriminelët meksikanë. Njëri prej vëllezërve shfaqet në foton që ju treguam duke dalë nga Kryeministria. Ekspertët e krimit dhe të sigurisë theksojnë një gjë: kartelet meksikane nuk lëvizin asnjëherë në territore të reja, pa fituar më parë mbështetje politike. Çfarë dëshmon kjo? Asgjë më pak se atë që Partia Demokratike e ka bërë refren të ligjërimit: Edi Rama dhe ministrat e tij e kanë kthyer qeverinë e Republikës në krah politik të krimit të organizuar. Me këtë foto Edi Rama e vulos emrin e vet si komisari politik i grupeve kriminale, nga Meksika në Shqipëri. Me këtë foto shqiptarët kuptojnë se ekonomia e ndërtimit, e kazinove, e turizmit, që propogandohet nga kryeministri si sukses, është, jo vetëm kështjellë në hava, sepse nuk mbështetet në tregues dhe faktorë realë ekonomikë, por ka edhe themele kriminale. Partia Demokratike dënon me forcë kriminalizimin e shtetit.

I bëjmë thirrje SPAK, por edhe partnerëve të huaj të vihen në lëvizje. Indiciet janë tashmë të forta dhe të certifikuara, dhe vijnë nga të katër anët: nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, nga parajsat fiskale dhe ‘republikat banane’, dhe përplasen në portin e Durrësit dhe në Tiranë. Fakti që kanë mbërritur në zyrën e kryeministrit, janë gozhda e fundit mbi qivurin e një pushteti që është kthyer në rrezik për Shqipërinë. Rama dhe shpura e tij nuk na qeverisin. Ata vetëm sa ndërmjetësojnë me grabitqarët e të gjitha llojeve pasuritë publike të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Është misiini i të gjithëve, demokratë, të pavarur, neutralë e socialistë, ta rrëzojmë me protesta mbarëkombëbatre dhe votë të lirë!

Luftar Hysa e Besnik Lulaj, që sipas mediave meksikane janë ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ kanë vizituar zyrën e kryeministrit Edi Rama, gjë që dokumentohej dhe përmes fotove të publikuara ekskluzivisht nga Dosja.al më 4 tetor 2020. Vetë Rama ka mohuar të ketë lidhje me këtë grup famëkeq. Edhe vetë Luftar Hysa, deklaron se është biznesmen e intelektual e se e gjithë ajo që raportohet në mediat meksikane është një ‘luftë’ nga konkurrenca.

Çfarë raportonte media meksikane El Universal?

Artikulli shkruante se lideri i kartelit Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Katër vëllezërit janë ortakë me Besnik Lulajn, pronarin e Marina Bay në Vlorë. Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga ‘EL UNIVERSAL’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë. El Universal shton te se ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit, ku ortak kanë Lulajn.

luciano boci lidhja e rames me sinaloat edi rama luftar hysa karteli sinaloa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj