Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin: Rama në burg, Berisha në burg
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
Berisha: Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës, në protestën shpëtimtare për Shqip&e...
"Nuk besoj te pasqyra e Facebook-ut dhe te komentet"/Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030 ...
Meloni i përgjigjet deklaratave të Trump: Italia nuk lutet kurrë! Për të ardhur keq që nuk sillet kështu me.....
Më tej ai komentoi edhe pjesëmarrjen e qytetarëve nga trevat jashtë Shqipërisë dhe ironizoi thirrjet për një bashkim kombëtar në mbështetje të protestës.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se ka parë shumë mesazhe përmes të cilave ka kuptuar se ka lënë përshtypjen sikur do jap dorëheqjen. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se i duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkoj deri në fund misionit që ai ka për vendin.
Më tej ai komentoi edhe pjesëmarrjen e qytetarëve nga trevat jashtë Shqipërisë dhe ironizoi thirrjet për një bashkim kombëtar në mbështetje të protestës. Kjo pasi sipas tij njerëzit që funksionojnë me arsye, e kuptojnë shumë mirë që këtu ka diçka që nuk shkon.
Rama: Unë kam pasur shumë mesazhe, nuk e di se për çfarë arsyeje, si qysh tek, e kam lënë përshtypjen sikur më ka shkuar ndërmend që unë të jap dorëheqjen. Kam pasur shumë mesazhe, dhe gjithmonë e më shumë, sepse gjithmonë e më shumë njerëz fillojnë të qartësohen dhe shohin që kjo është diçka që nuk rri as në qiell, as në tokë. Nuk mundet dot asnjë shqiptar i arsyeshëm, që edhe sikur kurrë të mos na ketë votuar, ta pranojë që Tirana të bëhet një territor sfilatash për një turmë që shkon dhe bllokon aeroportin. Nuk e pranon dot askush më këtë. Është e pamundur.
Dhe natyrisht, tërheqja pak nga pak e atyre që shkuan atje për të dalë në skenë dhe mbetja e një grupi ku ka një përzierje të hatashme, dhe është një përzierje, siç e thonë këta patriotët dixhitalë, mbarëkombëtare. Vijnë njerëz nga Kosova, Maqedonia, nga territore të tjera për të shpëtuar Shqipërinë në emër të shqiptarëve. U bëjnë thirrje të mblidhet këtu kombi, ndërkohë që njerëzit që funksionojnë me arsye, edhe ata të bankave, të mirëpaguarit, më të paguarit me meritën e tyre, e kuptojnë shumë mirë që këtu ka diçka që nuk shkon fare. Dhe, si kam dhënë përgjigje kujt, sepse më është dukur si… Por kur ka momente të tilla, kam shumë kënaqësi të kujtoj një hollësi te Homeri.
Kur Odiseu afrohet pranë sirenave dhe refuzon që të mos i dëgjojë. Përkundrazi, ai insiston që t’i dëgjojë, sepse vetëm ai që i dëgjon kupton se sa i madh është tundimi në një mënyrë ose në një tjetër. Por ai bën edhe një gjë tjetër: lidhet shumë fort pas direkut të anijes, jo se nuk ka besim te vetja, por sepse nuk e negocion destinacionin. Dhe atë që vetja, në një moment të vetëm, mund t’ia bëjë duke e hedhur në ujë pas sirenave, ai e ndalon me litarët që lidh veten te direku. Ai e di që qëllimi është çfarë e ka çuar deri aty e deri në fund. Një qeveri nuk ka të drejtë të mbyll veshtët, por të dëgjojë, duhet ta dëgjoj gjithçka që thuhet në atë shesh, dhe nga diskutimet e para janë dëgjuar. Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin. Ka një gjë që një qeveri nuk mund ta bëj kurrë nëse është aty me destiancion nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama tha se nuk mund ta pranojë që Tirana të bëhet një tur sfilate, p&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se qeveria do të vazhdoj të ecë përpara, pasi kjo është d...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për analistin Fatos Lubonja, për të cilin tha se i kërkon llogari p&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se njerëz që nuk kanë bërë asgjë në jetën e tyr...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se shoqëria ka hyrë në një ferr social,...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se protesta është bërë një treg karrierash dhe likes. Në...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar se protestuesit kanë nevojë për n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha ditën e sotme gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së s...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Jared Kushner dhe lidhjes që ai ka me pre...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se prej 20 ditësh Shqipëria është kthyer në syrin e një ciklon...