Jashtë protestë, brenda Kuvend/ PS-PD përplaset për marrëvjeshen e huasë me SHBA-në. Seanca mblidhet sërish në 15:00
"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan se do katandisja Edi Ramën 2...
"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan se do katandisja Edi Ramën 2...
"Nuk na përfaqësoni", qytetarët sot protestë para Kuvendit: Parlament i krimit 27 Korrik, 07:50 Protestues...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 57-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Izolohet vatra e zjarrit në pyllin e Sodës, zjarrfikësit vijojnë të qëndrojnë në terren 26 Korrik, 18:3...
Në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se Partia Demokratike e mbështet marrëveshjen, por kundërshton procedurën që shkel afatet kushtetuese dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të miratojë në kundërshtim me Kushtetutën marrëveshjen e kredisë prej 300 milionë eurosh për mbrojtjen, të financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se Partia Demokratike e mbështet marrëveshjen, por kundërshton procedurën që shkel afatet kushtetuese dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Kreu i opozitës ngriti gjithashtu akuza ndaj Ramës për raportin me NATO-n, duke pretenduar se buxheti i mbrojtjes mbetet në nivelin 1.3% dhe se qeveria ka hequr flamurin e Aleancës nga institucionet shtetërore.
"Kjo që ndodh sot në parlament brenda, ky është një akt tjetër i turpshëm i Edi Ramës, i cili një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje, për çka PD është mirënjohëse, do me çdo kusht ta kalojë me procedurë jokushtetuese. Ka një përcaktim kushtetues, i cili nuk lejon votimin me procedurë të përshpejtuar pa një afat minimal njëjavor. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese para tre muajve ku konsideron votim jokushtetues votimin për Bordin e Paqes apo për një çështje tjetër. Por Edi Rama kërkon me çdo kusht të tregojë se Kushtetuta është një letër e vdekur për të, dhe se ky është një sundimtar që nuk ka ligj, as moral. Unë sot i shtroj një pyetje edhe Peleshit të tij, edhe Ramës: Pse në një akt të parë, zhdukët nga të gjitha institucionet e vendit, nga parlamenti, nga qeveria, flamurin e NATO-s. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe në qoftë se ka një flamur tjetër që ajo duhet të shfaqë, është flamuri i NATO-s, i cili ishte në të gjitha institucionet. Në një akt të parë, në një nga urdhrat më të parë, ai urdhëroi të hiqej flamuri i NATO-s nga të gjitha institucionet. Edi Rama është personi i vetëm në Evropën ish-komuniste që ka organizuar protesta të egra kundër anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Dhe tani, i çekuilibruar totalisht, kërkon të dhunojë Kushtetutën dhe të paraqitet si flamurtar për plotësimin e buxhetit për NATO-n. E vërteta është që buxheti për NATO-n sot është 1.3 përqind," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat jashtë sallës së par...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën socialiste dhe kryetarin ...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Parisë Socialiste, Taulant Balla ka prezantuar në Kuvend se çfarë pë...
Edi Rama dhe Kadri Morina TIRANË- Pallati i Kongreseve është një nga institucionet më të rëndësishme kulturore n&eu...
Agron Shehaj TIRANË- Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj, reagoi për shoqërimin e aktivistit Arben Kola nga forcat e policis&eum...
Agron Shehaj TIRANË- Kreu i Partisë Mundësi Agron Shehaj, foli me tone të ashpra në Kuvend, pasi në seancën e kalua...
TIRANË- Seanca plenare ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë, paralelisht me protestën që po mbahet jashtë. Sipas rendit t...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke e cilësuar “revolucionin e flamingove” si një s...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja përbëjnë një nga sfidat ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbledh këtë të hënë drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja do të nis...