LIVE UPDATES
Politike

"Inaugurimi i Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit", Salianji letër nga qelia: Në Shqipëri është harruar se pushteti vjen nga njerëzit

Ervin Salianji u shpreh në letrën e tij se prej 12 vitesh njerëzit në Shqipëri dhe interesat e tyre nuk përfillen. 

26 Janar 2025, 11:40 Nga r.ll
"Inaugurimi i Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit", Salianji
ervin salianji

FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një letë nga qelia ka treguar se inaugurimi i presidentit Donald Trump u ndoq edhe në burgun e Fierit. Teksa komentonte fjalimin e senatores Amy Klobuchar për Trump, Salianji shprehet se në Shqipëri është harruar se pushteti i politikanëve vjen nga njerëzit. Sipas tij prej 12 vitesh njerëzit në Shqipëri dhe interesat e tyre nuk përfillen. 

Ish-deputeti shprehet se kryeministri Edi Rama "mendon sot se burimi i pushtetit është ai vetë, dhe e ndan dhe e ushtron atë si të dojë dhe njerëzit janë thjesht spektatorë."

Më tej, Salianji shprehet se sot bëhen 4 muaj në atë qeli, ndërsa thotë se u burgos pasi bënte betejë për interesin publik, dhe denonconte krimin. Ai thotë se vijon të jetë i marrë peng me urdhër të kryeministrit. Salianji tregon se çështjen e ka ndjekur në të gjithë instancat dhe do ta cojë deri në Strasburg. Ai thotë se do ta kërkojë të drejtën deri në fund të botës dhe deri sa të ketë frymë.

LETRA E PLOTË: 

Letër nga qelia 6/Ne njerëzit…

Ceremonia e marrjes së detyrës nga Donald Trump ishte mjaft e ndjekur në gjithë botën, njësoj u ndoq dhe në burgun e Fierit. Pasdite vonë ka zakonisht zëra, zhurma e biseda me ton të lartë. Atë ditë, qetësi. Dhe të nesërmen në lulishten e vogël ku bëhen takime me familjarë e miq, kjo temë po diskutohej. Ndonëse mijëra kilometra larg, ngjarjet e mëdha mbërrijnë dhe mbërthejnë njerëzit dhe në cepat e izoluar.

Të mbesin në mend fjalët e senatores Amy Klobuchar, e cila ju drejtua Presidentit të ri dhe zëvendësit të tij me fjalët se; mos harroni në asnjë moment që pushteti që po merrni sot, u vjen nga njerëzit, nga punëtorët, nga mësuesit, nga policët, nga zjarrfikësit, nga naftëtarët, nga amerikanët.

Edhe kushtetuta e SHBA, ndryshe nga shumë të tjera, nis me fjalët; ne njerëzit e Shteteve të Bashkuara… Do të ishte cinike të bëjmë krahasime mes celebrimit të demokracisë më vezulluese në botë me këtë tonën. Ajo atje, shumë e shumë kohë më parë i ka marrë mendjen filozofëve e mendimtarëve si Tokëvilli. Por nuk mund të mos ndalesh e të reflektosh me këto parime që u përmendën më lart. “Mos harroni në asnjë çast se pushteti juaj vjen nga njerëzit…”

Ky moment është zhdukur në Shqipëri. Njerëzit, ka 12 vite që nuk janë fare në refene. Pushteti që ka buruar prej tyre ka pësuar aq shumë thyerje e devijime, mbi të janë krijuar aq shumë qendra okulte, lëmshe me interesa e spirale përfitimesh, sa nuk shkon dot e nuk i dallon dot më rrënjët. Autokratuci mendon sot se burimi i pushtetit është ai vetë, dhe e ndan dhe e ushtron atë si të dojë. Njerëzit janë thjesht spektatorë.

Jo më kot ai kërcënon duke thënë se këtu më keni deri në 2030, a më tej. Sepse llogaritë i bën me hallkat e zyrave dhe institucioneve që ka nën kontroll, me paratë, me mediat, me oligarkët, me grupet kriminale, me mbështetjen ndërkombëtare që siguron duke dhënë copa Shqipërie, nga Sazani në Lezhë, sikur të ishte baçja e tij në Surrel.

Këtë matematikë ka ai. Dhe me këto segmente ai e ka bilancin në rregull. Ka marrë vota e pushtet, ka ndarë pasuri. Kjo është arsyeja pse nuk jep llogari para qytetarëve për qeverisjes mizerabël të 12 viteve. Nuk ekzistojnë ata.
Një nga pasojat e këtij deformimi të madh, të shtrembërimit të pushtetit, të humbjes së fillit me burimin legjitim, me njerëzit, është dhe kontrolli mbi drejtësinë. Përndjekja e kundërshtarit.

Sot bëhen 4 muaj që jam në qelinë numër 6 të burgut të Fierit, sepse bëja betejë për interesin publik, denoncoja krimin, keqqeverisjen dhe e mundja rilindjen kudo ku më ngarkohej një detyrë, pa ligj por thjesht sepse kjo ishte dëshira e Kryeministrit jam ende i marrë peng.

Ndodhesh pra në Republikën ku pa ligj, pa precedent, pa prova, pa e konsumuar veprën për të cilën akuzohesh, thjesht për një denoncim publik, për një konferencë shtypi, përfundon pas hekurave.

Për një deklarim që u provua si i vërtetë nga vetë i denoncuari, i cili shkoi brenda ditës të vuante burgun në Itali, ku ishte dënuar me 7 vite e 4 muaj, për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Shkoi të vuante atë burg, që e kishte zëvendësuar me relaks e aktivitet në Vlorë, falë mbështetjes që kishte nga vëllai, Ministër i Brendshëm e nga Kryeministri.

Asnjë shtetas nuk është dënuar me 1 vit burg për një denoncim. Aq më pak një deputet, që ditën kur del gjykata dhe shpall atë që ka paralajmëruar kryeministri, e ka ende mandatin e të zgjedhurit.

Ne kemi ndjekur gjithë instancat, dhe kjo çështje do të shkojë në Strazburg, e unë do ta kërkoj të drejtën deri në fund të botës, e sa të kem frymë.

Por nëse ky turp i drejtësisë qendron në fuqi, çdo njeri që do të thotë diçka që bezdis Kryeministrin, ministrat, familjarët e tij apo të klanit të tij, mund të përfundojë në qeli.

Kush e ndalon, kush i jep garancitë që kjo të mos ndodhë? Askush derisa në pushtet të jetë ai që mendon se i ka ardhur nga qielli e drejta për të qeverisur e diktuar, dhe jo nga njerēzit!

Këtë herë pakënaqësia është në kulm, ndihet kudo. Qytetarët janë garancia për ta ruajtur Republikën. Po sidomos, vota e diasporës mund të përmbysë planet e djallit!

Gjasat janë që njerëzit t’i thonë Edi Ramës se ekzistojnë, se janë këtu, dhe se pushteti buron nga ata. Kjo është data 11 maj. Dita e njerëzve dhe fundi i autokratucit, me bishtin në shalë.

ervin salianji burgu i fierit

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta