LIVE UPDATES
Politike

Dosja "Sterilizimi" kaloi për gjykim/ Beqaj: Procesi në komisionin hetimor i ngjashëm me atë në seancë gjyqësore! Gjyqtarja shpiku akuzë të re në fund, do thërras Berishën si dëshmitar në...

Ish-ministri shprehet se të dyja proceset, sipas tij zgjatën me muaj të tërë dhe të dyja dështuan duke përfunduar me urdhëra dhe skema për t'i mbyllur gojën atij

26 Janar 2025, 09:25 Nga r.ll
Dosja "Sterilizimi" kaloi për gjykim/ Beqaj: Procesi në
ilir beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar pasi dosja e "Sterilizimit" në ngarkim të tij dhe 8 ish-zyrtarëve të tjerë të pandehur kaloi për gjykim. Reagimin e Beqajt e ka bërë publik në llogarinë e tij në Facebook, Ermal Yzeiraj, avokati i ish-ministrit. Beqaj shprehet se ka pasur një ngjashmëri mes procesit në komisionit hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi që drejtohej nga deputetja demokrate, Albana Vokshi dhe procesit gjyqësor që zhvilloi Gjyqtarja e seancës paraprake.

Ish-ministri shprehet se të dyja proceset, sipas tij zgjatën me muaj të tërë dhe të dyja dështuan duke përfunduar me urdhëra dhe skema për t'i mbyllur gojën atij. Më tej shprehet se Vokshi e mbajti dy ditë "peng" në Kuvend pa e lënë të flasë. Ai pretendon se të njëjtën gjë e bëri edhe gjyqtarja ku shtoi se ajo në fund të procesit gjyqësor mori një vendim absurd dhe shpiku akuzë të re. 

Beqaj thotë se ka kërkuar disa herë që mediat të jenë prezent në sallë, sepse pretendon se nuk ka asnjë sekret në fjalën e mbrojtjes së tij. Ai shprehet se kërkesa i është mohuar nga gjykatësja me arsyetimin se gjithë ky proces sipas saj është sekret hetimor. Beqaj e mbyll reagimin e tij duke thënë se vendimi i gjyqtares u duartrokit nga kreu i PD-së, Sali Berisha dhe deputeja Vokshi, për shkak se sipas tij ishte ajo që i hoqi masën “arrest shtëpie”liderit demokrat. "Të dy këta, si edhe Petrit Vasilin, do t’i thërras dëshmitarë në gjyq. Të ma thonë në sy fjalën “hajdut” dhe po në sy t’u them përgjigjen time.", shprehet ndër të tjera ish-ministri i Shëndetësisë. 

POSTIMI I PLOTË I ERMAL YZEIRAJ:

Deklaratë publike e Z. Ilir Beqaj

Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të Ilir Beqaj, në emër të tij po përcjell këtë deklarim publik:

Së pari, dua të falenderoj të gjithë ata që kanë shprehur mbështetje dhe besim tek e vërteta që unë dhe të tjerët po mbrojmë në Gjykatë në lidhje me çështjen e koncesionit “për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, që rëndom cilësohet vetëm si “çështja e sterilizimit”, duke reduktuar ndjeshëm në opinion publik gjithë komponentët përbërës të saj.

Gjyma e përballjes sonë në Gjykatë lidhet me të vërtetën e kësaj çështjeje dhe provave të saj të pakundërshtueshme. Gjysma tjetër ka kohë që lidhet vetëm me pengesat artificiale dhe të paligjshme që na u krijuan vazhdimisht gjatë këtij procesi, i cili para së gjithash duhet të garantonte të drejtat minimale të të akuzuarve, për të kuptuar akuzën, për të marrë provat ku bazohet akuza, për të folur dhe për të patur në sallë prezencën e medias.

Ekziston një ngjashmëri shumë e madhe midis procesit hetimor që zhvilloi Albana Vokshi si drejtuese e komisionit hetimor parlamentar të kallëzimit të saj dhe procesit gjyqësor që zhvilloi Gjyqtarja e seancës paraprake. Të dyja proceset zgjatën me muaj të tërë dhe të dyja dështuan duke përfunduar me urdhëra dhe skema për të mbyllur gojën time. Albana Vokshi mori urdhër për të më mbajtur dy ditë peng në Kuvend pa më dhënë të drejtën për të folur dhe për t’u mbrojtur nga akuzat e saj disa vjeçare. Edhe Gjyqtarja në fund të procesit gjyqësor mori një vendim absurd dhe të pazakontë që të gjithë të heshtnin dhe të mos flisnin për thelbin e çështjes – akuzën e re që ajo shpiku në fund të procesit. Kjo ishte dhe arsyeja e “shpërthimit” tim ndaj masakrës që ajo i bëri procesit gjyqësor dhe të drejtave tona procedurale si të pandehur.

Gjyqtarja vendosi që të mos shpjegonte/arsyetonte vendimin e saj të ndërmjetëm kur ftoi prokurorët që të korrigjonin akuzën, e cila ishte në thelb një akuzë totalisht e re. Dhe për këtë kishte një arsye. Në Njoftimin e Akuzës nga prokurorët dhe në provat bashkëlidhur nuk kishte asnjë provë që përligjte ngritjen e kësaj akuze të re. Si unë, si të akuzuarit e tjerë, si avokatët tanë dhe mbi të gjitha si vetë Prokurorët e çështjes, i kërkuam asaj që të shpjegonte arsyet e këtij qëndrimi dhe në cilin fakt apo provë të akuzës ajo bazohej për të pretenduar që në rastin konkret unë isha “hajdut” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Për më tepër që ky është një detyrim ligjor i saj dhe një e drejtë e pamohueshme e imja për të kuptuar akuzën e re që më bëhej.

Pavarësisht këtyre kërkesave, Gjyqtarja vendosi të kyçte gojën. Pra, të mos shprehej. Pastaj vendosi që as Prokurorët të mos shpreheshin dhe të mos shpjegonin akuzën e re të saj. Gjoja na dha neve fjalën për t’u mbrojtur duke na thënë paturpësisht që nëse nuk kishim ndonjë gjë për të folur, edhe mund të mos flisnim. Po si mund të mbrohesha unë dhe të tjerët për një akuzë të re të bërë nga Gjyqtarja që vetëm nenin tregon dhe nuk shpjegon asgjë se çfarë u vodh, sa u vodh, kur u vodh dhe cila është kjo strukturë kriminale që nuk shpjegohet në asnjë rresht të akuzës?! Po ashtu, a nuk e rregullon dhe e detyron ligji bashkëpunimin e ministrit me zv. ministrin, a nuk e rregullon dhe e detyron ligji bashkëpunimin e titullarit të Autoritetit Kontraktor me kryetarin e Komisionit të Koncesionit, a nuk e rregullon dhe e detyron Kodi Civil dhe kontrata bashkëpunimin e Autoritetit Kontraktor me koncesionarin? Prandaj, ky ka qenë një proces fiktiv, që ashtu si komisioni hetimor parlamentar, duhej të mbyllej me heshtjen time. Disa herë kam kërkuar mediat të jenë prezent në sallë, sepse nuk ka asnjë sekret në fjalën e mbrojtjes sime. Ama në të gjitha rastet më është mohuar një kërkesë e tillë nga Gjyqtarja se gjithë ky proces sipas saj është sekret hetimor.

I ngjashëm ka qenë reagimi im në fund të dy proceseve. Tek procesi hetimor parlamentar duhet patjetër të reagoja kur Ina Zhupa dhe Albana Vokshi e mbyllën gjithë atë “pengmarrje” timen pa dashur kurrsesi të më jepnin fjalën. Ndërsa tek procesi gjyqësor vendosa të mos qëndroja më në sallën që më mbajti peng nëntë muaj dhe në fund Gjyqtarja jo vetëm heshti në mënyrë të paligjshme, por edhe na mbylli gojën ne të tjerëve, të akuzuarve, mbrojtësve tanë ligjorë dhe prokurorëve. Natyrshëm që Berisha dhe Vokshi e kanë duartrokitur qëndrimin e Gjyqtares. Të njëjtës gjyqtare që i hoqi masën “arrest shtëpie” Sali Berishës. Të dy këta, si edhe Petrit Vasilin, do t’i thërras dëshmitarë në gjyq. Të ma thonë në sy fjalën “hajdut” dhe po në sy t’u them përgjigjen time.

Më 23 janar, Gjykata e Posaçme dërgoi për gjykim dosjen e "Sterilizimit" dhe në reagimin e saj zyrtar ka publikuar akuzat që rëndojnë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt dhe 8 të ish-zyrtarëve të tjerë. Beqaj akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Biznesmeni Klodian Rrjepaj akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”,  “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Ilir Rrapaj akuzohet për "Vjedhje" dhe "Grup i strukturuar kriminal".  Në njoftimin e GJKKO thuhet se 8 të pandehurit Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi (Abazi), kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

ilir beqaj albana vokshi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet