LIVE UPDATES
Politike

Ilir Meta akuza Edi Ramës: Ti ke firmosur për ndërtimin e kompleksit të pallateve tek ish-klubi sportiv “Partizani

Meta thotë se askush nuk guxon t`i përmendë emrin Edi Ramës dhe Erion Veliajt, edhe kur faktet flasin për ta si në rastin e aferës së inceneratorëve.

1 Shkurt 2024, 19:23 Nga S.N
Ilir Meta akuza Edi Ramës: Ti ke firmosur për ndërtimin e
Ilir Meta

 Tiranë- Ilir Meta akuzon Edi Ramën për firmosjen e ndërtimit të kompleksit tek ish-klubit sportiv “Partizani”, e sipas tij arrest shtëpiak i vendosur për Sali Berishën është i pakuptimtë. Meta thotë se askush nuk guxon t'i përmendë emrin Edi Ramës dhe Erion Veliajt, edhe kur faktet flasin për ta si në rastin e aferës së inceneratorëve.

Meta ka cekur edhe çështjen e McGonigal, i cili u shpall fajtor dhe u dënua me burg por Edi Rama nuk po hetohet, gjë për të cilët Meta thotë se SPAK nuk po e thërret për ta vendosur përpara drejtësisë ligjore.  Ai ka theskuar se po dënohen hallexhinjtë për një kotec pulash apo për çati pa leja, teksa Erion Veliaj ka zaptuar 15 hektarë tokë jashtë territorit të Lejes së Ndërtimit të Projektit. Qeveria mbyll sytë para çdo ndërtimi pa leje vetëm 5 minuta larg qëndrës së kryeqytetit. Meta ngre akuza për Qeverinë se po ble pushtetin dhe drejtësinë për të frikësuar qytetarët dhe opozitën.

"Për fat të keq Drejtësia e Re i merr direktivat nga tribunat e Kongreseve të “Rilindjes”. Ndaj denoncimet e faktuara dhe të paraqitura nga personat publikë dhe politikë nuk i merr në shqyrtim, për shpifjet e çdo ordineri të paguar nga Qeveria heton rrufeshëm. Kryetari i Partisë Demokratike pa asnjë akuzë izolohet në arrest shtëpie ndërsa të gjithë e dinë se destinacionin e Klubit Sportiv “Partizani” në kompleks ndërtimesh e firmosi Edi Rama. Edhe kur faktet, dokumentat dhe provat për korrupsionin e Qeverisë ulërijnë si në rastin e megaaferës së inceneratorëve, askush nuk guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Edhe pse McGonigal është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg, korruptuesi i tij Edi Rama, as nuk hetohet, as nuk vendoset para përgjegjësisë ligjore dhe as nuk thirret në SPAK. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është faktuar se ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parim për studimin e fizibilitetit të inceneratorit imagjinar, që gllabëron çdo ditë 80 mijë euro. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është faktuar se ka futur në borxh për 30 vjet qytetarët për një vjedhje 500 milion euro dhe se ka lejuar zaptimin e 15 ha tokë jashtë territorit të Lejes së Ndërtimit të Projektit. Por ndërsa Qeveria është vigjilente për të arrestuar dhe kallëzuar penalisht duke i trajtuar si terroristë qytetarët e thjeshtë hallexhinj për një kotec pulash, për një dritare apo çati pa leje, mbyll sytë dhe nuk reagon para çdo ndërtimi pa leje vetëm 5 minuta larg qendrës së Kryeqytetit.

Qeveria ka zgjedhur ta blejë pushtetin dhe drejtësinë për të vjedhur dhe frikësuar qytetarët dhe opozitën.
Sfida reale e opozitës sot nuk është vetëm të denoncojë kush është e keqja e këtij vendi, por sesi ta mundim atë pasi të gjithë qytetarët e dinë dhe po e përjetojnë në shpinën e tyre çdo ditë. Ne duhet të mobilizohemi shpejt, ne duhet të kemi një plan veprimi me alternativa, propozime konkrete dhe me ide të reja, me njerëz të rinj dhe energjikë, që duan të kontribuojnë për një Shqipëri të drejtë, positive dhe të begatë. Ndaj vlerësojmë se forcimi i opozitarizmit dhe konsolidimi i opozitës nuk është thjesht dhe vetëm një çështje e partive, anëtarësisë apo liderëve të tyre, por një çështje themelore e ekzistencës së demokracisë, pluralizmit politik, por mbi të gjitha, çështje ekzistenciale e qytetarëve dhe shoqërisë. Partia e Lirisë është e bindur se çdo kontribut për forcimin e opozitarizmit fillon me forcimin e vetë Partisë së Lirisë, në zgjerimin e mbështetjes së saj qytetare dhe përfaqësimin e qytetarit dhe fermerit të thjeshtë, të mësuesit e mjekut, profesionistit e biznesmenit, që bazohet në punën e ndershme, të pedagogut e studentit, të veteranit dhe pensionistit.

Partia e Lirisë është e angazhuar të përfaqësojë të papërfaqësuarin, të kthejë besimin tek i zhgënjyeri, angazhimin tek indiferenti, optimizmin dhe shpresën tek të rinjtë. Partia e Lirisë ka gatishmërinë dhe vendosmërinë për të kontribuar me luajalitet dhe përkushtim në krijimin e një konsensusi të gjerë për të forcuar përfaqësimin e qytetarëve dhe forcimin e opozitarizmit. Partia e Lirisë është e gatshme të kontribuojë në konsolidimin e gjithë forcave opozitare, në një organizim konsensual dhe solid, për të përgatitur dhe paraqitur përpara shqiptarëve ofertën politike që do t’u ktheje atyre sovranitetin e zgjedhjes, do t’u kthejë qeverisjen e përkujdesur e llogaridhënëse, të kthejë të larguarit dhe të shpejtojë integrimin në Europë, duke fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Partia e Lirisë është e vendosur, që në funksion të këtij qëllimi të mirëpresë çdo kontribut nga brenda dhe jashtë politikës që do t’i shërbejë një kosensusi, pjesëmarrje e perfaqësimi sa më të gjerë të forcave opozitare, duke filluar që nga votuesi i thjeshtë dhe deri në nivelin më të lartë të drejtimit të opozitës, nëpërmjet zgjedhjes së një kandidati për Kryeministër, që do të gëzonte një mbështetje sa më të gjerë politike dhe shoqërore. Politika ekziston jo për t’u shërbyer lidereve apo interesave të tyre por si shërbim për qytetarët, si mundësi për t’i bërë ata më të mirëqenë, për ta bërë vendin të qëndrojë me dinjitet krah fqinjëve, partnerëve dhe aleatëve,"tha Meta

 

 

ilir meta

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion